Renacimiento / Pse sme pret te stacioni? / (s5ep2)

Ndoshta parajsa ka shijen e puthjes se pare.

#puthjeepare #dashuri #hotel
Italia serish... Per te pesten here, besoj, se di me, me kane humbe numerimet qe vjet kur u ktheva dhe jeta ime mori nje rrjedhe tjeter me njerezit, me punen, me lidhjet e koneksionet. Kete here kam ardhe me trishtim, por edhe me lumturi qe do jete e fundit, por me trishtim qe e lashe lumturine time tjeter aty ne trotuar diten kur u nisa e vec ne perqafime te ndrojtura nga njerezit qe do na hanin me sy, nuk iu shpreha dot; nuk i thashe dot qe une ne fakt e desha qe te paren dite ne zyren e saj qe arrita tia prek doren zyrtarisht a shpinen miqesisht a floket e derdhura si pa dashje, nuk i thashe dot qe une ne fakt e kisha nje plan te embel fshehur diku ne ndjenjat e mia te zemres per tu kthyer sa me shpejt prane saj, i shendetshem, dhe i guximshem per ta ftuar apo i forte per ta rrembyer nga kudo ajo mund te jete fute deri sot.

Ate nate, naten qe u nisa, pata zhbllokuar edhe limitet e numrit tim me kontrate e sdo kisha asnje pengese roaming, qe gjithe rrugen e autobusit, ta benim bashke, me shoqen time te re, duke qeshe per gjithcka na vinte ne mendje sic e beme cdo dite qe nga shkuarja ne zyren e saj, se pari. Dhe kjo qe vetem nata e pare e bisedave tona te pafundme - ato u bene si rite, cdo dite cdo sekonde e cdo mbremje, deri gati ne te zbardhe qe ajo duhet te flinte sado pak para nje dite pune a te pakten te behej gati direkt per ne zyre - edhe pa gjume.

Ishte cdo bisede kaq e paster, kaq e vertete mes nesh duke rrefyer jo vetem ditet tona e mendimet e piseta qe kemi ne mendje por edhe te shkuaren tone, ate te largeten e ate te diteve te fundit, duke kuptuar kush jemi e si kemi arrite deri ketu e ca kerkojme ketu ku jemi e ishim vete ne - ajo cka kerkonim. E filluam, cdo dite, te bejme plane per takimin tone te pare qe tashme do ishim ndryshe, jo vetem shoke por pak me shume, dicka me shume se kolege, dicka me shume se shefja ime e zyres, dhe e mbajtem ritmin kaq mire bashke, per gati 20 dite deri sot, qe eshte e shtune. Sa kam kaluar Muriqanin, do jem ne shkoder per pak, e ajo po me pret.

Une zbres bashke me cantat e mia te medha ketu ne oborrin e shtepise tone, shtepise qe e quajme tonen sepse e jona do behet pasditeve kur te leme punen por ajo kohe ska ardhe ende - ajo kohe eshte vec ne planet tona te piseta sepse sot eshte takimi jone i pare ndryshe dhe shtepia eshte e pa peruruar, akoma. Une ngjitem lart, sic jam, tek dhoma e gjumit me perde e mbulesa ngjyre kremi qe reflektojne pasterti, te japin qetesi ne shpirt e bejne te ndihesh i sigurte i mbrojtuar nga gjithcka ka perjashta. Lirohem nga rrobat e mbajtura mbeshtjelle ne trup qe prej se djeshmes, bej nje dush kaq te nevojshem e pak para se ajo te jete ne korridor, une jam aty duke e prite, mbeshtetur tek parmaket.

Ajo hyn, ndoshta pak e trembur, nga si i duket gjithcka po ben sot, a nga emocionet a nga une, a nga kush jam une e nga si i dukem - i eger, i frikshem, i marre, hyn brenda e i ngjit shkallet per tu perqafuar bashke ngrohte e me mall para se te hyjme tek dhoma jone qe na pret aty e ngrohte, me pak muzike ne sfond, perdet e mbyllura per gjithcka mund te ndodhi e dy gota bishtgjate siper tavolines me nje shishe "oldschool", cream-whiskey!
Ne vec perqafohemi, ajo ndihet shume e ngarkuar emocionalisht e edhe une ndihem plot, sikur u mbusha me fryme vetem tani qe pas operacionin te para-dy-javeve. Ulemi siper krevatit, nga dritarja, aty ku me mire shihemi ne syte e fytyrat qe na shkelqejne e duke fole per sot apo ditet e meparshme, me syte qe ia ngul ne sy e ne buze e ajo skuqet pak si ne turp por qe edhe smund te duroje me disi nga temperatura derisa nje sekond i pushojme fjalet, e shoh, dhe i them:
- Pse s'puthemi?
- Se di, me thote, dhe qesh pak si e llastuar, e me leshohet menjehere ne qafe, me shtrengon fort, e me puth gojen lehte por si vullkan ndihet, kur ia ndesh buzet, qe gati i digjen mbi te miat.

Nuk mund ti rezistoj aspak butesise buzeve te saja qe sot i ka lyer pak me te erret sic mua me terbon, por as aromes mire qe mban ne gushe - e puth, e puth me shume ne goje e ne qafe, ne mjeker, e lepij e e thith here pas here. Ndihem kaq i sigurte me te, sikur kjo eshte dicka e natyrshme e jona, dicka qe e bejme shpesh e ja njohim njeri-tjetrit detajet por nuk eshte aspak e vertete, eshte e parahere keshtu, eshte vec pasioni qe paskim akumuluar per njeri-tjetrin kushedi prej sa kohe ndoshta pa u njohur e qe sot shperthen ne ferkime te duarve qe dridhen e puthje epshore te buzeve te qulleta qe shetisin kudo mbi lekure.