Poezi / Ti ne syte e mi

Poezia eshte pasion, emocion, dashuri, pikellim - dhe cdo ndjenje qe eshte njerezore.

Ti ne syte e mi

postuar ne 2020

Sikur t'shihje c'shoh une, kur i hell syte ne ty,
edhe ti me veten tende, do bije ne dashuri.
Do e mbaje koken lart, e shikimin ne horizont,
me rrezatimin qe ke, qe askush sta mohon dot!

Sikur t'shihje c'shoh une, kur i hell syte ne ty,
sdo kishe shans te mbaje nerva, stres apo merzi.
Sdo mund ja kurseje vetes as te pakten nje buzeqeshje,
prej embelsise tende te pafajshme, te ndrojtur, dashni-ndjellese.

Sikur t'shihje c'shoh une, kur i hell syte ne ty,
sdo kishe kurre humbje, deshtime, e jo me veshtiresi.
Do ja dilje gjithckaje pa frike e pa ndroje,
prej talenteve te tua, qe duhet vec ti vesh ne loje.

Te lutem zemra ime, shihu me syrin tim,
do ndihesh gjithmone e fresket, e gatshme per fitim.
Nervat lotet frikerat, sdo jene pjese e sate bote,
besome qe je speciale, e se nuk ke shoqe!