Blog / 5 sjelljet qe femrat nuk i durojne dot

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Nuk jane vetem pese, jane nje mori sjelljesh e shprehjesh qe femrat nuk i durojne dot por disi u mundova ti permbledh, duke u bazuar ne shkrime te elxuara dhe ne eksperiencat e mia, dhe duke u fokusuar ne lidhjet e reja me se shumti, me vajzat qe kane nevoje me shume per kujdes se per "korrektesi".

E para, eshte koha e shpenzuar ne celular.

Gjate koheve te fundit, teknologjia eshte bere nje luks dhe domosdoshmeri ne perditshmerine tone dhe fatkeqesisht njerezit nuk po e shijojne me jeten reale ashtu sic duhet. Per femrat eshte bezdi e malle te dalin me dike qe nuk i kushton vemendje, qofte edhe cdo sekonde, por shpenzone kohe ne celular me mesazhe apo me biseda.

E dyta, eshte dergimi i tepert i mesazheve.

Ne nje lidhje, e prape theksoj lidhejt me vajzat qe ndihen me shume te pambrojtura, komunikimi eshte gjeja kryesore qe duhet te jete gjithmone aty. Por nese djali eshte nje tip qe preferon mesazhet e pafundme - kjo behet nje problem per vajzen. Vajzat preferojne ti marresh ne telefon, te degjosh zerin, emocionet, te pyesesh si je dhe sado te zgjasi telefonata, vlen me shume se cdo mesazh.

E treta, eshte vonesa ne te kthyerit pergjigje.

Djemte shpesh neglizhojne te kthejne pergjigje, prandaj duhet treguar kujdes ne kete pjese. Vajzat i acaron te mos kthyerit pergjigje, per to, kjo tregon se jeni te pavemendshem ose me keq akome, te painteresuar.

E katerta, eshte dergimi i mesazheve romantike.

Femra nga natyre eshte e brishte, dhe fjalet e ngrohta e te emble i pelqejne gjithmone. Mashkulli do e lumturoje femren shume lehte duke qene romantik - eshte pjesa me e bukur e lidhjes, femrat e duan romancen qe nga lindja e duhet tua japim.

E pesta, eshte pranimi i fajit.

Kjo gje i merzit te gjithe, ne fakt, por ne shumicen e rasteve meshkujt e kane shume te veshtire ta pranojne fajin e ne shumicen e rasteve, edhe femrat, kane tendence ta fajesojne mashkullin per thuajse gjithcka. Ska gje, keshtu funksionon; fatkeqesisht nje mashkull qe nuk e pranon fajin e bezdis femren shume.