Blog / A harrohet dashuria e pare

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Si fillim, ca eshte harresa? Sepse dashuria e pare nuk harrohet, por as e dyta. As e treta. Asnje dashuri nuk harrohet kurre sikur mund te mos harrohet nje gafe e bere ne nje dasem kur nuses iu gris fustani apo ajo finalja e kupes qe shkove me avion ta ndjekesh e mbete jashte stadiumit.

Por dashuria e pare, nuk eshte kjo. Eshte me shume nje fiksim, si me rastin e Emanuelit, shokut tim te klases dhe vajzes me kacurela qe e kishim ne paralele, qe quhej Sonila. Ne fakt, kaloi jo pak kohe derisa ata zyrtarisht u takuan per te pase dicka. Dhe ai mendonte se ajo eshte nje mrekulli; floket e saja me onde, si ecte me taka te larta neper korridore, si kercente vetem muzike te lehte ne party, asaj i pelqente matematika si edhe atij, dhe ndiheshin si dy binjake.

Por ashtu ndihej edhe Sonila, e dashura e tij e mepasme qekur e zbuloi se ai egziton. Derisa nje dite ajo kaloi perjashta nga oborri i shtepise se tij. Dhe cdo pasdite qe nga ajo kohe, ajo do kthehej ne dhomen e tij ku askush nuk i shihte, do luanin me piano apo thjesht do shihnin nje film ku Emanueli e kishte zgjedhe per te dhe Sonila, kurre nje fanse e filmave, ndien se kane filluar ti pelqejne. Dhe gjithcka ishte nje klishe; duart e kapura bashke, perqafimet siper krevatit apo te berit dashuri pa frike e pa dije neper dysheme; dhe ata ishin kaq te dashuruar.

Por ishte me shume nje fiksim mbase, sepse ne ate kohe, je shume naiv per te kuptuar ca eshte e si funksion dashuria, takimet dashurore, kafet bisedat pergjegjesite e aktet. Ndarja nuk qe e lehte dhe mori kohe. Emanueli ishte djali i pare i Soniles dhe ajo e tij, por ai ishte me shume se aq: ishte nje piktor, nje fantazues, nje artist muzike dhe filmi per femije dhe per te rritur. Ishte shoferi me i mire i qytetit. Edhe ajo ishte me shume se aq; ishte shoqe e vogel dhe delikate dhe e pafajshme dhe qe do e jepte jeten per Emanuelin. Ishte missi i qytetit. Derisa u ndane...

Ndarja erdhi me shume pikepyetje por dukej dhe kaq e qarte gjithcka me gjerat qe nuk as nuk kuptoheshin; ata dinin kaq pak rreth dashurise dhe nuk e kuptonin sa shume njerez e aktivitete presin per ta, jashte dhomes se tyre. Ata vetem mendonin gjithmone momentin e tyre, ishin kaq te fokusuar ne njeri-tjetrin sikur jane magjistare a shpetues jetesh per te plotesuar njeri-tjetrin e kurre sdo egzistoje dikush tjeter qe i kompleton ashtu.

Por ishin kaq gabim! Zakonisht, dashurite e para jane nje kosh i mall me rroba te piseta, a vec nje trajnim per dashurine tjeter qe do vije ne ralle me pas, ndoshta per te qene dashuria e pare e vertete. Por gjate atyre momenteve, Sonila dhe Emanueli e kishin binde veten qe jane me te miret, se nuk ka tjere si ata, sepse nuk dinin tjera modele.

Sot, disi, te dy ndihen me fat qe nuk jane bashke. Sado kohe u mori, u harruan perfundimisht. Te dy paten lidhje me te mira, lidhje pa fiksime dhe injorance, por lidhje me dashuri dhe pasion.

Emanueli ben jeten e tij dhe as nuk i kujtohet me ajo vajze; madje e harroi qe ne ditelindjen e saj te pare, pak jave pas ndarjes.

Kurse Sonila, ndihet me fat qe ka dale prej andej. Ajo as e kupton me si ka arrite te dashurohet me nje djale qe i vetmi shqetesim jane floket e bluzat e bukura.

Kane pase kohe te mira, sigurisht, sikurse edhe te keqia, por pavaresisht se te mirat ndiheshin me te mirat, asnjeri sdo dilte me tjetrin per nje here te dyte. Ka mbete gjithcka ne nje histori qesharake te jetes se gjate.