Blog / A mjafton dashuria per te mbajte nje lidhje?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Pavaresisht bukurise e embelsise qe ajo mbart, dashuria nuk eshte kurre e mjaftueshme per nje lidhje qe ta coje perpara. Kompatibiliteti duhet, ndoshta si faktori me kryesor.

Ne pyesim, "ca eshte dashuria"? Oh, dashuria eshte shume gjera. Dashuria fillimisht eshte kenaqesi e rehati e shpirtit, pastaj eshte ndjenja pozitive, emocione, dhe sigurisht eshte nje set veprash e sjelljesh ndaj partnerit tend; admirim, krenari, besueshmeri, respekt, ndershmeri e gjenerozitet, dhe sigurisht, me e rendesishmja, pasion dhe atraksion fizik. Dashuria eshte ajo cka e ben nje shetitje ne park te kendshme deri ne mrekulli me nje person, dhe lodhje e merzi me nje person tjeter, ne te njejtin park, ne te njejten ore.

Dashuria, prapeseprape, nuk e idealizon apo permireson partnerin; dashuria thjesht e kupton se ne personin tjeter ka me shume te mira se te keqia. Sepse dashuria eshte thjesht intimitet emocional, qe te ben te ndihesh si ne shtepi kur ke personin tjeter afer. Ajo nuk mjafton per ta permiresuar dike, por per ta pare a eshte mjaftueshem i mire.

Dhe kompatibiliteti eshte ajo cka na mundeson ta shohim; kompatibiliteti zbulon ku je dhe ku mund te arrish me partnerin tend. Dhe tre ceshtjet kryesore ku duhet te jesh ne nje rruge me partnerin tend ne menyre qe te ecesh perpara, jane seksi, femijet (nese ke ose planifion), dhe paraja (e menyra si ato shpenzohen). Nuk me pelqen kur behem kaq strikt e teknik me te tilla terma rreth dickaje si dashuria, se me duket sikur po punoj nje program kompjuteri ku 1 dhe 1 bejne gjithmone 2, por eshte per tu habitur sa shume perfshihet matematika ne gjithcka prekim e bejme cdo dite...

Kompatibileti prek edhe moralin dhe vlerat e pergjithshme te njeriut; besimin fetar, rregullat shoqerore, dhe ajo cfare secili kupton ne nje person "te mire". Kompatibiliteti shtrihet edhe ne menyren e te jetuarit; do jetoni bashke apo te ndare, ne qytet apo ne periferi, mbremje jashte apo ne shtepi, party te cmendura me te gjthe shoqerine apo xhiro ne park vetem ju te dy?

Sepse ti mund ta duash dike me gjithe shpirt e mendje por smund ta ndash nje jete me te per shkak te mosperputhjes, dhe cdo vogelsi qe me lart u permend - mund te behet aq e malle nje moment sa te shkaterroje lumturine e krejt jetesen sebashku. Por gjithashtu, ne kahun tjeter, mund te jesh shume kompatibel me nje shok a shoqe qe ke ndare shume gjera, dhe mungon ajo, qershia mbi torte: dashuria.

Por kur dashuria eshte aty; e forte, e paster, e thelle dhe e sinqerte, cdo detaj e mosperputhje harrohet, falet, tolerohet, sepse dashuria e perfeksionizon edhe imperfeksionin, nese te dy partneret bashke luftojne kunder saj me komunikim.