Blog / A ti dergoj kerkese miqesie ishit?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Facebook-u, Instagram-i, e rrjete te tjera si keto, jane bere pjese e pandashme e diteve e casteve tona, deri ne nje pike ku lidhjet tona te miqesise [dhe dashurise], na duket se i perjetojme ne internet me shume se ne jeten reale. Gjate nje lidhjeje, gjithcka shkon mire e bukur ne Facebook me partnerin tone, miqte e te dashurit tane qe komentojne e pelqejne fotot tona, foto, party, organizime, derisa nje dite, per arsye te ndryshme, lidhja jone merr fund dhe aty ndodh nje perplasje e vertete me idete e parimet tona se "a duhet te vazhdojme te ndjekim ishin tone ne Facebook"...

Une jam ndeshe disa here me pyetje e dilema rreth situatave te ngjashme, dhe kam arrite te permbledh nje test me pyetje te shkurtera qe duhet tia bejme vetes e te mendohemi mire para se te klikojme butonin "shto si shok/shoqe" te dashurit tone te nje te kaluare te bukur.

Pyetja e pare eshte, a e di une cka do te thote "ish"? Kur dikujt i referohemi me "ish", do te thote se bashke kemi pase nje lidhje dashurore qe sot nuk eshte me dhe ne duhet vetem ta respektojme kete status. A e respektoj une kete status?

Pyetje e dyte eshte, a dua une qe ajo ti shohi postimet e mia? Si do ndihet ajo? Si do ndihem une? Nje ish, eshte nje ish per nje arsye; ndoshta pikerisht per arsyen qe une do vazhdoj ta "promovoj" aty tek profili im; a dua une qe ajo te jete pjese?

Kjo pyetje zgjerohet me shume, nese behet fjale per jeten e saj, a ndoshta te dashurin e saj te ri, a ndoshta djalin me te cilin te tradhetoi apo qe tani eshte ne nje lidhje dhe, a dua une qe ti shoh eventet e saj?

Pastaj duhet te mendojme riskun, mundesine e deshtimit ne tentativen per te qene serish shoke ne Facebook, sepse fare lehte ajo mund te na e refuzoje miqesine dhe, a jam i sigurte se nuk do ofendohem nese kjo ndodh?

Serish, duhet te mendojme rreth komunikimit qe kemi pase kur ishim bashke dhe te pyesim vetem, a jam i sigurte se asgje sdo keqinterpretohet?

Dhe se fundmi, a jam une i sigurte se miqesia me nje ish nuk do me demtoje planet e mia te te ardhmes me nje partnere tjeter (apo me partneren qe e kam gjete nderkohe)?

Beja pyetjet vetes, dhe pergjigju sinqerisht e nese pergjigjet e tua jane "po" e ti kenaqesh me keto pergjigje per secilin rast, atehere mos ki frike - klikoje butonin.