Dashuria; e dua per kush eshte ajo, apo kush jam une me te?

05/03/2020 13:27

Mund te gjendemi shpesh ne kete pyetje, duke ju drejtuar vetes rreth partnereve tona nese i duam per si jane ato, apo per si jemi ne me to; i duam per kush jane ato, apo per si ndihemi ne ndaj tyre apo ndaj kush jane ato.

Le te marrim nje shembull me dy vajza te ndryshme ne kete aspekt dhe ti krahasojme ndjenjat dhe ndjesite ndaj tyre, aq sa eshte e mundur, duke pyet veten ca dua me shume ne ato vajza, ate qe ato bejne, apo ate qe ndihem une nga cfare ato bejne?

Njera vajze, quhet Mira. Mira eshte nje vajze e bukur qe me kenaq syrin sa here qe e shoh. Ndihem mire dhe i sigurte kur qendroj me te dhe jam i sigurte qe ajo eshte fati im. Ka nje sens qetesie dhe paqeje rreth saj, e dua ne cdo centimeter dhe ne cdo fjale e mendim te sajin, ia dua ndjenjat, mendimet, ato cfare ka frike dhe cfare i pelqen, e dua faktin qe me ben ta dua dhe te ndihem burre i forte duke e dashur. Ia dua nervat kur i ka dhe zerin e voket kur i zbutet.

Tjetra vajze, quhet Rea. Me pelqen sa e paraqitshme eshte dhe e dua faktin qe ajo beson ne veten, ne Zotin, dhe ne punen e saj. E dua faktin qe dedikohet me pasion ne gjithcka ben, qe eshte nje degjuese e mire, qe nuk gjykon askend, qe e jeton jeten qarte dhe me nje qellim. E dua per pavaresine qe ka, inteligjencen, dhe vullnetin e forte. E dua faktin qe ska asnje nevoje per mua por me zgjedh gjithsesi. E dua faktin qe ka limite, qe ka deshira, dhe qe nuk perkulet para tyre.

A ka nje ndryshim te forte mes ketyre vajzave? Po, ka. Ka sepse Miren e dua per si me ben te ndihem. Nuk jane ndjenja per te, nuk jane te shkaktuara prej saj dhe nuk derdhen mbi te. Une perpiqen te jem i kendshem, suportiv i endrrave dhe qellimeve te saja por e dua per si me ben te ndihem, fatkeqesisht, dhe nuk e dua ate si vajze, si individ, si model.

Por Rean, Read e dua per njemije arsye qe skane lidhje me mua. Nuk me inteteson si me ben te ndihem dhe sjelljet e cilesite e saja une i dua. I dua per vete, i admiroj, aspiroj ne ato cilesi. Keshtu admiroj edhe Rean.

Kam lexuar nje artikull te psikologut M. Scott Peck (nese nuk gabohem, se nuk i mbaj shenim), ku thote se te dashurosh vertete dike do te thote te investosh ne qenien e tyre trupore dhe rritjen shpirterore ne nje menyre qe ska te beje me vetveten. Keshtu edhe me rastin tim, dashuria per Rean eshte e vertete, por per Miran eshte vec deshire, lakmi.

Komente