Blog / Kur e dashura nuk na jep c'i ka dhene ishit

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Do futem direkt e ne teme; ky shkrim eshte per djemte qe jane ne lidhje me vajza plot bagazhe seksuale te cilat refuzojne te kenaqein te dashurit aktuale ose nuk pranojne te eksperimentojne me ta, njesoj sic e kane bere ne lidhjen (lidhjet) e meparshme. Jam frymezuar nga nje miku im i cili eshte ne nje lidhje me nje vajze te divorcuar, e cila refuzon te eksperimentojne me te dashurin e saj, pra me mikun tim, njesoj sic e ka bere perpara me te shoqin. Behet fjale per nje intimitet seksual te cilin vajza pretendon se e ka lene ne lidhjen e saj te shkuar. E shkuar e harruar, si i thojne.

Por me lidhjet dhe seksin nuk eshte keshtu. Sepse seksi i mire dhe real, ai i dashurise qe e imaginojme te gjithe, eshte i pafundmi. Tani, para se te mberrij ne konkluzionin tim, qe eshte ne forme keshille per ti dhene fund lidhjes nese ka arrite ne kete pike, perpara dua te bej pak arsyetim.

Ka dy lloje sjelljes per dy lloje aktivitetesh me te cilat vajzat na perplasin pasi futemi ne lidhje me to;

nga njera ane jane aktivitete te cilat vajzat i kane provuar me te dashurit e tyre por nuk i kane praktikuar me gjate lidhjes sepse s'u ka pelqyer (ose s'u ka shkuar mire ne fillim), megjithese edhe ne kete situate nje argument mund te behet per ta provuar prape per hir te lidhjes se re,

dhe nga ana tjeter jane aktivitete te cilat vajzat i kane provuar dhe jetuar me deshire te plote dhe i kane shijuar ose te pakten nese nuk i kane shijuar, kane qene indiferente ndaj vazhdimesise ose jo por jane perfshire vazhdimisht ne praktike. Jane aktivitete te ndryshme, te shumta, si pershembull seksi anal, apo seksi ne vende publike ne plazh apo ne pyje apo ne makine, apo seksi pa kondom, apo derdhja ne goje qe cuditerisht vajzes i shpifet pasi ndahet me djalin, e jane shume sjellje te tjera seksuale me te cilat disa vajza kalojne nje lidhje mbase disa vjecare dhe papritur kur futen ne nje lidhje te re, refuzojne ti praktikojne me keto aktivitete me te dashurit e ri.

Per keto vajza dua te flas shume shkurt ne kete artikull.

I vetmi ndryshim i ketyre vajzave, nga ato vajzat qe qepen para martese dhe ua bejme me gisht, eshte se keto te fundit genjejne per virgjerine e tyre sepse kane frike se mbeten pa burre por te parat, pervecse genjejne, thyejne edhe zemra duke i lene te dashurit aktuale gjithmone te paplotesuar e te pakenaqur. Po pse e bejne kete?

Une kam njohe shume vajza, qe kercejna nga njera lidhje ne tjetren, dhe kam arrite ne konkluzionin se ka dy arsye pse disa vajza e kane kete sjellje; ka dy arsye pse vajzat u mohojne te dashurve te tyre te rinje gjera qe i kane provuar me pare me djem te tjere dhe asnjera nga keto arsye nuk eshte e mire. Me vjen keq! Per ndonje djale qe po e lexon kete shkrim dhe e gjen veten ne kete pozicion duke thene ne heshtje "pse sme duket mua keshtu", ki pak durese dhe lexo;

Arsyeja e pare, pse vajza jote refuzon te beje me ty gjera qe i ka bere me ishin e saj, eshte se ti akoma ske dale ne vend te pare. Vajza e sheh si nje trofe trupin, seksualitetin, dhe moralin e saj ndaj nje djali, dhe ja dhuron atij qe mendon se e meriton. Ishi i saj vazhdon te jete aq i rendesishem per te dhe per sjelljet e saja sa edhe pse lidhja ka marre fund, ka shume gjera - gjera qe ty ti refuzon, qe ja ruan vetem atij sepse ne mendjen e saj, te ti japi ty keto gjera duket njesoj si tradheti ndaj atij qe ja ka dhene perpara teje. Sepse ai i ka merituar vertete. Te duket cmenduri? Edhe mua me duket por keshtu funksionon me ato.

Arsyeja e dyte, pse vajza jote refuzon te beje me ty gjera qe i ka bere me ishin e saj, eshte se ti nuk e terheq sa e terhiqte ai. Kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar, duket si arsyeja e pare por ndryshe nga e para qe ti nuk je ne vend te pare sepse nuk e meriton, arsyeja e dyte pse ti sje ne vend te pare eshte se ajo nuk te preferon. Ti je i dyti opsion, mjaftueshem i mire per xhiro, mjaftueshem i mire per kafe, shume i sigurte ndoshta edhe per tu martuar, por jo mjaftueshem i mire per te bere seks anal sic e ka bere me te parin pasditve apo per te bere seks ne pishine sic e ka pas bere me ate ne pushime te veres. Ty te ka per burre, jo per aventura. Seksi ne pishine, deshiroje ti sa te duash, por nuk behet me burrin - behet me dashnorin qe ka pase ne shkolle. Dhe kjo eshte nje mendesi e gjere, e shemtuar, e vajzave moderne te rrjeteve sociale.

Para se te perfundoj e te them fjalen e fundit, dua te shtoj edhe dicka ne perpjekje per ta bere me te qarte artikullin: asnje djale nuk ka eskluzivitetin e perjetshem te seksit nga nje vajze - thjeshte se e ka te dashur, por asnje vajze nuk ka eskluzivitetin e perjetshem te djalit me te cilin nuk ben seks sic di dhe mundet. Nuk po them se djali ka te drejte ti vere kushte vajzes per te bere "gjera", absolutisht jo, vajza nuk duhet te detyrohet kurre per te bere dicka qe ska qejf, por po them se djali, sapo te zbuloje se vajza e tij e limiton ne seks, nuk ka rendesi si e zbulon - ai ben mire te kerkoje deren e te dali. sepse ka hyre ne nje shtepi qe nuk eshte tij, edhe pse askush nuk e nxjerr perjashta, sdo jete kurre zot shpie edhe po jetoi gjithe jeten aty.