leter nga deti
Leter nga Deti
Mysterio24 Dhjetor 2017, 00:41
Eshte njembedhjete e njembedhjete minuta... Njembedhjete minuta larg durresit, duke valezuar mbi detin e thelle per ne nje tjeter event ne itali - jo ne lot e lutje per sukses te nje tjeter operacioni kete here, por bashke me motren time, tek miqte e tane, te kalojme bashke nje sezon Krishtlindje ndryshe, me falenderime per nje vit qe po mbyllet plot dashuri e sukses. E pervec kesaj, ne nje takim pune vendimtar per vitin qe po vjen ne javen tjeter…

Une, sikur nuk ndihem shume pozitiv a komplet falenderues per kete vit qe e mbylla. Jam, por ndoshta jo si do doja. Se e mbylla nje vit pa ty, pa ty qe je ne zemren time, jo brenda por ne te, si copez e saj, si ndoshta forca e saj e si pjesa me e bukur e saj. Jo fizikisht aty por ne kujtime te saj. Jo fizikisht as ne perqafime, por ne arome. Ne shije. Ne mall.

Ky ka qene nje vit plot suksese per mua; duke filluar nga shendeti, puna, e shume te tjera deri tek njohja me ty, perqafimet me ty, puthjet me ty qe zgjaten aq pak dite por sa nje jete, me ngrohtesine qe me mbajti nga nje dimer ne dimrin tjeter, deri sonte, qe per te dyten here po largohem pa ty, e mungesa jote pa ma ftoh prape zemren. E kraherorin. E krejt trupin deri ne buze e sy. Se e kam te ftohur qe dimrin tjeter.

Dhjete minuta kaluan mbi leter, e mbi dhjetra here me flashoi ne mendje takimi jone i pare ne kafen e pare me puthjen e pare qe e lashe shpirtin aty, ne buzet e tua te buta plot frike e pafajesi. Oh, sa momente te forta qe jane per mua cdo mbremje qe ate te se henes, here me japin force e zemer e shpirti me buzeqesh e nganjehere edhe me deshperojne e me frikesojne e me duket se jeta ime e gjeti fundin qekur ti sje me aty, si qellimi, si pikesynimi i saj.

Nganjehere brengosem nga mungesa jot, brengosem kur ti nuk i sheh as buzeqeshjet e shpirtit tim qe ndodhin fale kujtimeve, e ne acar i them vetes "budalla, ce deshe? Ci more, cte dha?" Po thelle brenda e di, e se harroj asnje sekonde se e tille eshte dashuria, e pa sy e e pa tru.

Te kam menduar fort cdo dite, e cdo nate pres me padurim mengjesin per te bere edhe nje xhiro perpara shkolles ku ti meson e te pi nje kafe ne barin ku ti kalon cdo here, te te shoh, te te shoh si ecen ne qetesine e boten tende plot pasion e krenari sikur gjithcka eshte nen kembet e tua e te perket ty. Sa e dua egon tende, moskokecarjen tende, sa me pelqen cmenduria jote kur te ndjek e sa zili ia kam forces qe e portretizon karakterin tend, e menyren si flet, imagjinatat e tua letrareske e humorin e holle tendencioz, krenarine, malleshtine, sikur gjithcka te perket ty, sikur ti je perendia e gjithckaje sheh...

Mendjemalle! Budallaqe! Ti je kaq e vogel. E ti sje perendi e askujt! E askujt, vec zemres time...

Komentekomento