Blog / Meshkujt qe nuk perdorin kondom

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Kondomet jane shume komercial dhe jane bere shume trend; ata ti sugjeron kushdo dhe i gjen kudo, mjafton te hysh ne nje farmaci ne mes te dites per te blere nje paracetamol apo nje hap per dhimbje koke dhe ndeshesh me nje seri kondomesh te stiluar bukur ne kuti si pako Orbit e qe te presin mbi banak sa veshtire te mos e marresh nje per ta pase ne xhep, qofte edhe per te mos e heqe nga qesja asnjehere para dates skadences. Forma, ngjyra, aroma, cmime, vajza te bukura ne reklama televizive qe pozojne me ta neper duar dhe, sa argetuese duket te jesh "djali i kondomeve".

Por jo per te gjithe! Jane aty nje liste e gjere meshkujsh - ndoshta 40% e totalit, qe nuk preferojne te perdorin kondom (per te mos thene "refuzojne") dhe arsyeja nuk eshte thjesht mallesia e papershtatshme (sado valide eshte si arsye). Arsyet e mosvendosjes kondomeve variojne nga mashkulli ne mashkull sipas tipit dhe parimit te tyre dhe une jam perpjeke te bej nje liste duke lexuar ne internet dhe duke u bazuar ne bisedat e arsyet e miqve te mi qofshin keta djem a vajza keshtu qe ky artikull, me se shumti, i referohet kultures dhe mendesise tone (ashtu si edhe eksperiencave personale).

* Seksi me kondom nuk eshte seks i vertete

Seksi qe bejne njerezit me kondom eshte njesoj intim dhe te shijon po aq shume, do thoshte nje edukatore qe duhet ti mesoje femijet si te mbrohen nga shtatzenite e padeshiruara, apo nje vajze metropolitane qe aktivizohet me shoket e shkolles gjysmen e pare te ores se abonimit ne palester. Sigurisht, per disa njerez keshtu mund te jete, por kjo mbetet nje opinion dhe ndjesi personale per aq kohe sa seksi dhe menyrat e ketij aktiviteti jane te pafundme.

Ndjesite e seksit me kondom nuk jane te njejta me ato pa kondom dhe ketu ndikojne shume faktore; jo te gjithe kondomet kane arome te mire, jo te gjithe kondomet jane njesoj te bute, jo te gjithe kondomet jane mase perfekte, dikush ka alergji nga kondomet, reaksione te ndryshme apo egzeme, dikush nuk erektohet dot, dikush nuk derdhet dot... Keto ndjesi e bejne vendosjen e kondomit aspak te rehatshme dhe te favorshme.

* Kondomet nuk jane seksi

Ne filma porno, ndryshe nga klipet e websiteve pornografike, penetrim pa kondom - shihet ralle. Te gjithe meshkujt i perdorin pa perjashtim madje edhe me grate e tyre ne role por sa seksi jane ata? Aspak!

Nje penis me kondom nuk eshte kurre i bukur per syte, sigurisht qe jo e jo per duart e gojen dhe as nuk ndihet mire brenda vagines - madje brenda ndihet si nje dildo e shtrenjte qe ndonjehere nuk funksionon taman dhe kete e pohojne femrat dhe meshkujt qe i provojne te dyja ndjesite, ndryshe nga si e prezantojne komercialet.

* Kondomet nuk jane per burra

Duket si nje shprehje interneti por eshte aty si nje klithme e cdo burri qe detyrohet ta perdori. Sepse nje burre i vertete, nuk perdor kondom. Ai shkon brenda femres se tij per tu bashkuar me te; ai ka besim ne vetvete dhe do tia japi vetveten femres se tij dhe ai, do ta ndieje femren e tij kur ngrohet, do ta ndieje kur dridhet, do ta ndieje kur shtrengohet, kur klithet, kur cirret, kur prishet - do ta ndieje me trupin e tij, te jete autor dhe deshmitar i nje akti kaq emocional e te natyrshem, jo nepermjet nje llastiku te fabrikuar por nepermjet mishit te tij.

* Kondomet, jane (cojne ne) imoralitet

Ne te gjithe themi se duhani demton rende shendetin, e pervec kesaj edhe xhepat. Madje edhe shoket qe kemi ne tavoline i besdis. Krijon varesi prej tij, mesohet trupi, te behet jo thjesht dicka normale por madje pjese e jotja. Por cili eshte faktori kryesor qe ndikon ne pirjen e duhanit, nga djem e vajza, te rritur e te vegjel? Sigurisht, eshte mundesia e te pasurit nje pakete.

Njesoj, edhe kondomet, lehtesojne aktin seksual ne nje menyre qe pervecse heqin pergjegjesine e friken e nevojen e te pasurit kujdes, e bejne me te thjeshte edhe aktin seksual me njerez te papergjegjshem, ne kushte te padenja.

Eshte e habitshme gati e pamundur te besohet se kondomet ndikojne pozitivisht edhe ne partneret qe zgjedhin te tradhetojne per shkak te pergjegjesive qe i heq nga shpatullat, dhe gjithashtu prania e kondomeve ndihmon ne te rinje akoma nen moshe mallore te provojne seksin pa qene gati emocionalisht, por gati - me nje kuti kondomesh.

* Ashtu thote edhe Zoti (apo natyra)

Po clidhje ka Zoti me kondomet? Epo, sado e habitshme mund te tingelloje, shume njerez qe besojne Zotin, apo thjesht ligjet e natyres - vazhdojne te bejne seks. Keta njerez, jane meshkuj nje pjese e malle dhe keta meshkuj, nje pjese e malle e tyre nuk e perdorin kondomin sepse besojne, me te drejte mendoj une, se Zoti dhe natyra i kane krijuar njerezit per tu bashkuar dhe harmonizuar ne aktin intim dashuror, pa barriera plastike qe heqin thelbin e dashurise. Keta njerez, aktin thelbesor te dashurise nuk e zevendesojne me imoralitete te panevojshme si seksi anal/oral apo derdhja ne goje, pa mbrojtje, sepse fatkeqesisht, seksi oral per semundjet seksualisht te transmetueshme, eshte nje nga rruget ku ato semundje dhe infeksione levizin - po me aq lehtesi.

Keta meshkuj per te cilet po flas, besojne se Zoti (ose natyra) e ka krijuar seksin per tu shijuar me vullnet e me vetedije, jo per tu mashtruar pas nje kondomi i cili heq nga akti seksual jo vetem sigurine ndaj nje semundje, por edhe sigurine ne partneren, besimin ne te, intimitetin, idealizmat, fantazite, dhe unitetin me partneren qe bejme dashuri - duke e bere ate, nje femer te rruges qe e marrim per ta shfrytezuar per nevoja bilogjike.

* Se fundmi, nuk eshte vetem shendeti

Kondom apo jo, shendeti seksual nuk eshte vec mbrojtja nga semundjet apo shtatzania - shendeti seksual eshte mundesia e te biseduarit lirshem e hapur rreth nevojave dhe deshirave pa frikera e paragjykime. Kondom apo jo, ka nje liste mjaftueshem te gjate semundjesh seksualisht te transmetueshme qe kondomi nuk i ndalon dot: ato kalojne njesoj edhe me seks anal, seks oral, a qofte vec edhe me puthje franceze ne goje.