pse dashnoret e martuar jane me te miret
Pse dashnoret e martuar jane me te miret?
Mysterio31 Korrik 2018, 16:52
Ka shume arsye; thuajse ne cdo kafe pijme me shoket, ka gjithmone nje grua a nje rast per te cilin do flasim e do komentojme pse si qysh e tek, dhe ky rast ka arsyet e veta, disa specifike por zakonisht, jane te njejtat arsye e te njejtat qellime ne cdo rast, dhe une do nenvizoj tre prej tyre, qe vlejne per te dy sekset.

Dedikimi!

Grate e martuara, jane te lidhura e te dedikuara diku tjeter, dhe djemte qe deshirojne te luajte e te argetohen e vec te kalojne mire pa preokupime - preferojne nje grua te martuar. Ajo a martuara nuk do kete pretendime afatgjate dhe per me teper, e kjo eshte bonus, ajo sdo kete te drejte te jete xheloze nese i dashuri i saj ka nje tjeter vajze.

Parate!

Ah, po, sigurisht qe parate. Eshte vertete per tu habite sa te gatshem jane burrat e martuar, por edhe grate jane, qe te shpenzojne per te dashurit e tyre nderkohe qe ata e mbajne gojen te mbyllur e dhurojne kenaqesi. Burrat e martuar, madje, veprojne si sponsor, duke ju mundesuar vajzave nje jete te pasur me stil dhe luks. Kjo eshte edhe nje nga arsyet kryesore pse ata arrijne te kene shume femra.

Adhurimi (idealizimi)!

Nuk eshte aq e komplikuar sa tingellon. Ka shume djem vecanarisht, por edhe vajza, qe mendojne se ajo qe nuk mund te arrihet, eshte me e mira. Si molla e ndaluar. Mendohet se partneri i martuar eshte aq perfekt, sa dikush tjeter e ka zgjidhe te kaloje jeten me te, dhe kjo, pra ky idealizim, do zgjasi gjithmone, per aq kohe sa martesa nuk i prishet - pastaj thyhet gjithcka.

Por si perfundim, cdo individ eshte e i ndryshem e ashtu jane edhe arsyet e veprimeve te secilit, por ne eksperiencat dhe deshmite e mia, keto tre arsye jane pergjithesimet.

Komente