pse femrat e humbin interesin dhe si ti bejme ta mbajne ate
Pse femrat e humbin interesin (dhe si ti bejme ta mbajne ate)?
Mysterio07 Gusht 2018, 11:25
Jo vetem eksperiencat e mia por edhe bisedat me shoket e historite e shumta qe kam degjuar ne kafe a tjetersi, me kane dhene nje ide te qarte, mendoj, rreth arsyeve se pse nje femer e humbet interesin e saj ndaj partnerit dhe si mund ta rifitoje ate.
 
1. Te jesh shume ne nevoje.
 
E di, nuk eshte krejt e qarte por tipi qe perpiqem te targetoj me kete eshte, nje djale qe ka shume nevoje per te dashuren e tij, - qe ka nevoje ne gjithcka. Kjo gjendje, i ben 99% te femrave te humbin interesin dhe te shikojne per nje tjeter djale qe i pershtatet me mire jetes dhe eshte me vetjak. Te kesh nevoje per nje femer - nuk eshte seksi. Nuk eshte e lezetsheme, dhe nuk eshte as dicka qe te terheq.
 
Kur nje djale ka shume nevoje, ai i thote me gjeste e me vepra te dashures se tij, fjalet "nuk e di kush jam pa ty dhe une e respektoj veten aq pak sa dua te bej gjithcka vetem qe ti te jesh e lumtur".
 
Ai mund ta provoje kete e te marri kafe e pije falas ne fillim, sepse kujt si pelqen kjo? Por me pak kohe te kaluar, shume shpejt, ajo do humbi interesin e do largohet.
 
Nuk ka asgje te gabuar me pavaresine mes dy partnereve ne romance, dhe nganjehere, deri ne nje fare pike, eshte e domosdoshme. Por ta lesh veten te shkosh ne ate pike ku jeta jote caktohet prej lidhjes tende qe ke me ate vajze, ajo do ndihet shume ne siklet e do largohet me shpejt se ti e mendon.

Merre jeten tende ne dore! Kalo kohe me miqte e tu. Merr dite per veten tende. Ndiq hobet, endrrat, pasionet e tua. Kalo kohe me te, sigurisht, por ki jeten tende dhe mbaje ate te pavarur nga lidhja jote.
 
2. Te lesh veten pas dore.
 
Shume djem, pasi bejne nje te dashur, mendojne se detyra e tyre mbaroi e tani ata mund te qetesohen te shijojne lidhjen.

Sa gabim!
 
Nese i futesh nje lidhjeje e pastaj ndalon ne te pasurit qellime, shendoshes, a vec rri aty duke pare televizor pa dale ne jete e pa bere asgje, asaj do i iki deshira e do i iki vertete shume shpejt.​​​​​​​

Por per fat, zgjidhja eshte e thjeshte; thjesht mos e ler veten pas dore.​​​​​​​ Vazhdo te besh palester, muzike, disko, sport, gjithcka te bukur a qe e ke qejf, pa e tepruar. Dhe mbi te gjitha, kujdesu per pamjen tende te jashtme. Jeto sikur je single e vazhdo ta gjuash te dashuren tende si te jete hera jote e pare. Keshtu do e mbash gjallerine e do e mbash ate plot me interes ne ty.
 
3. Te flasesh shume per ish te dashura apo ndjenja qe ke pase dikur per dike.​​​​​​​
 
A te pelqen ty te degjosh te dashuren tende si flet per ish te dashurit e saj, trupat me muskuj, seksin e mire, a edhe problemet qe ka pase ne cift?
 
Se besoj. Me siguri jo! As asaj nuk i pelqen ajo sjellje atehere.
 
Shmangiu sa me shume rrefimeve rreth ish te dashurave tua apo ndjenjat qe dikur i ke pase per kedo. Sigurisht, nese ajo pyet gjate nje bisede naturale, mos fsheh gjera! Por mos e sill te shkuaren ne tavoline asnjehere; ajo ka vec probleme dhe me se shumti, pasiguri.

4. Te thuash "po" gjithmone
 
Femrat nuk e duan nje dakortesues te panevojshem. Ato duan nje mashkull qe qendron me kembe ne toke dhe eshte i sigurte ne ca kerkon - dhe eshte gjithmone decisiv. Nese ti vazhdimisht bie dakort me te dashuren tende duke e lejon ate te marri vendimet ne vend qe te bisedoni ne menyre qe ta coni bashke lidhjen perpara, asaj do i fiket shume shpejt interesi.
 
Ki kujdes, se kjo nuk do te thote qe te mos e lejosh te planifikoje per ju apo te marri vendime. Kjo do te thote se duhet thjesht qe kurre mos tia lesh asaj vendimet dhe sidomos pergjegjesine.
 
Sepse femrat, duan te drejtohen. Ato nuk duan thjeshte nje mashkull, por nje burre qe di te veproje e te drejtoje situatat. Dhe te thuash "po" ne gjithcka ajo ka nevoje apo sugjeron, duke deshtuar te vesh veten tende, kohen, e nevojat e tua, ne vend te pare, apo ta lesh ate ta drejtoje shfaqjen - eshte nje menyre krejt e mire ta besh veten serish single.
 
5. Te mos vesh lidhjen ne vend te pare
 
Kam frike, se cka kam shkruar me lart mund te interpretohet ne pak fjale sikur une sugjeroj te lihet lidhja pas kraheve, bashke me te dashuren e gjerat e saja, e te merremi vetem me veten. Kjo nuk eshte aspak ajo cka po them.
 
Lidhje duhet te kete prioritet dhe te gjendet gjithmone kohe per vajzen tende, aq sa ajo ka nevoje, e ben sens. Si per shembull, coje ate ne takime te paplanifikuara nje-javore, ose kaloni bashke mengjese te vona ne shtrat duke pire nje caj e duke fole per jeten. Foli asaj thelle!  Ki interes per jeten e saj!

Sepse thjesht se ke jeten dhe qellimet e tua, nuk do te thote se ajo nuk i ka te sajat apo se ajo nuk eshte pjese e te tuave. Por do te thote se ajo eshte aty si asgje tjeter. Jepi prioritet lidhjes tende e kurre mos ndalo se daluri me te dashuren tende.
 
Se nese e ben, ajo do humbi interes, ose do te te tradhetoje, a me keq akoma, do te te leri, plot me dhimbje, vetem.

Komentekomento