Blog / Pse humbja e dashurise pare nuk dhemb

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Kush e provon, sigurisht qe ia di shijen. Te kane thene cdo dite e nate se dashuria e pare eshte me e veshtira per ta harruar. "Hajt se ke me e kalu", thote mami, shoket, miqete, e kushdo tjeter qe ne njefare shqetesohet per ty por ti vazhdon te mbash perzierje ne stomak nga ndarja jote e pare. Ndoshta ishte shkolle e mesme ose ndoshta ke qene ne universitet dhe ska asnje dyshim qe ato dite ku haje akullore duke fole e duke qeshe pafund me kafet e lira ne cep te qytetit ishin kaq te rehatshme e jepnin kaq shume kenaqesi, por jo domosdo ndarja eshte me e veshtira.

Sepse, eshte e vertete qe ajo ishte e para here qe dikush pa ne ty dicka qe askush e kishte pare me pare. Ti u bere kaq e afert dhe u lidhe me nje person ne nje menyre qe as nuk e dije se egziston, dhe ky person te ka pare gjithcka tenden, cdo pjese te trupit. Por, pa kete fund dramatik e te tmerrshem qe mbase kalove, sic edhe u ndodh gjitha lidhjeve te para, atehere ti sdo mund te provoje dashurine e vertete.

Po ca eshte dashuria e vertete?

Dashuria e vertete eshte ajo dashuri qe te merr nga vrima cinike ku ke qene zvarrite duke menduar se ke gjete maksimumin, duke menduar te mos arratisesh kurre dhe ne fakt sdo mund te arratiseshe - pa gjete akoma dashurine e vertete. Sepse roller-coasteri i dashurise se pare eshte nje spirale e mbushur me xhelozi dhe here-here, duket se dashuria eshte aq e malle sa gati fillon ta urresh partnerin - aq shume mendon se e do, me emocione qe sdi nga ti cosh, aq shume jane.

Por dashuria e vertete, te meson, se menyra me e mire per te dashuruar, eshte dashuria. Pasi humbet dashurine e pare dhe pasi meson si te qendrosh ne lidhje, atehere ti behesh versioni me i mire i vetes tende. Dashuria e vertete te tregon lumturine e plote, ndryshe nga lemshi i dashurise te pare. Kur gjen dashurine, perfundimisht, ndihesh mjaftueshem i rritur per te balancen mes te qenit pertner, dhe mes te qenit vetvetja duke bere gjithcka do te besh me jeten tende, duke i vene ne sinkron.

Premtimet e bera gjate [lidhjes] dashurise se pare, eventualisht fillojne te duken "te marra"; edhe pse me gjithe qenien tende, ti e ke pase seriozisht cdo fjale qe ke thene, sot nuk bejne me kuptim por duken madje qesharake. Por pastaj vjen [lidhja] dashuria e vertete, te cilen e gjen, dhe nese e humbet - ke humbe versionin tend me te mire, ke dhene gjithka nga vetja dhe prape smunde ta besh te funksionoje, dhe dhemb shume nese e humbet kete dashuri sepse me ne fund, kur e kuptove cka do dhe kush do te jesh, atehere smunde ta kesh ate, te vetmen, qe ndieve se vertete eshte qellimi jot.

Si perfundim, fillova te flas per dashurine e pare dhe po e mbydh me nje keshille, ne fakt, per dashurine e fundit: mos u zhyt ne dashurine e pare, nese e ke gjete te fundit. Mos u zhyt, dhe meso ta lesh te zhduket dashuria e pare, sepse jo vetem qe me zhdukjen e saj fiton me shume mundesi te reja se humbet, por fiton, edhe mundesine per te qene versioni me i mire i vetes, duke mesuar nga gabimet tua, qe eshte edhe celesi i suksesit ne jete.