Blog / Pse vajzat nuk i duan djemte e mire?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Oh, eshte nje e vertete qe te gjithe jemi perplase me te. Si fillim, vajzat nuk duan nje djale te mire, qe eshte thjesht i mire. Nese duan dike qe eshte thjesht i mire, atehere do mbanin nje qen. Vajzat, duan nje djale te mire, qe eshte i mire per to, jo per vete. I ke pare ata djemte arrogante e pa burreri qe kapin vajza? Pikerisht! "I mire" dhe "i mire per to", kane nje ndryshim.

Djemte, ne kete aspekt, ndahen ne tre kategori:

1) djem te mire

2) djem te keqinje

3) burra

Ti marrim me ralle, te fillojme me djemte e mire.

Shumica e djemve qe kam njohur, perfshi edhe veten time ne shkolle te mesme e nje a dy vite me pas, kemi qene te besdisur e te pakenaqur me vajzat, sepse kemi marre fundin qe para fillimit ose maksimumi kemi perfunduar ne te frikshmen "frindzone".

Keta djem, pohojne se i respektojne femrat. Keta djem thone se jane te kendshem e te sjellshem, se u hapin dyert kur kalojne, se i pershendesin me fjale te kendshme dhe se kurre, nuk i trajtojne ato si objekte apo me qellime perfitimi. Por pavaresisht se kjo mund te jete e vertete, ka nje tjeter te vertete qe keqinterpretohet; keta djem, nuk i trajtojne keto vajza si qenie njerezore - gje qe eshte edhe cka keto vajza kane taman nevoje.

Keta djem i trajtojne vajzat si perendesha. Ok, e degjojne shpesh neper filma e revista se vajzave u duhen keta djem, pra djemte qe i trajtojne si princesha me lule e delikatesi e lote por kjo, ne fakt, nuk eshte e vertete. Sepse vajzat, femrat, nuk duan nje mashkull te cilit i kalojne permbi trup e permbi shpine sa here duan, nje mashkull pa shtylle kurrizi e qe nuk u qendron fjaleve e aspirimeve te veta, apo qe ben gjithcka deri ne sakrifice qe tia beje qejfin asaj, a per te mos thene - edhe te tjereve.

[Nese ti qe po lexon, je mashkull, dhe ke gjete nje femer te tille, atehere ik prej saj. Ajo nuk eshte modeli qe te duhet per jetegjatesi dhe shendet ne nje lidhje.]

Ne fakt, ajo cka femrat duan, eshte nje mashkull qe i trajton me respekt, por gjithashtu e trajton edhe veten me respekt. Dhe te trajtoje veten me respekt, do te thote te jete vizionar dhe i qarte ne gjerat qe do, qe kerkon, e te luftosh per to. Femrat duan nje mashkull qe e con koken lart per vete e per cka u perket, qe nje dite do jete edhe vete kjo femer; duan nje mashkull te forte, te vendosur deri ne fund, qe nuk derdh lote por fjale.

Dhe ketu eshte klecka; ketu keto femra e lene djalin e mire e fillojne e kerkojne djalin e keq. Sepse djali i keq nuk le kend ti hypi ne shpine. Eshte i eger, mashkullor, sarkastik, konfident, dhe ka vete-vleresim te larte qe fillimisht duket gje shume e mire. Ai beson ne vetvete dhe ne cka do, e nuk le askend ti dali ne rruge a perpara. Dhe femrat e duan kete sjellje, kete qendrim.

Por ke nje problem edhe me djemte e keqinj; eshte se ata shqetesohen vetem per veten e tyre. Dhe ky problem sjell shume probleme te tjera, sepse lidhjet kerkojne diskutim dhe kompromis, gjera qe egoja e djalit te keq, nuk ua lejon prezencen.

Djemte e keqinje besojne se ndjenjat e tyre vijne te parat, dhe i trajtojne femrat e tyre tmerrshem ose pa interes sepo ne lidhje futen problemet apo argumentet. Per ta, femra thjesht po u nderpret realizimin e planeve, keshte qe presin me detyrim qe femra tu bindet, nese sdo qe te kete telashe. [Ka shume femra qe per arsye te ndryshme qendrojne ne keto lidhje, madje edhe i njohim shume prej tyre qe refuzojen te dalin nga lidhjet abuzive, por kjo eshte tjeter teme.]

Ne pamje te jashtme, djemte e keqinje duken konfident, te forte, dhe fitimtare. Qe edhe jane. Por vetem per vete. Sepse perbrenda jane te ftohte, manipulues, dhe arrogante.

Por nese do kishte nje menyre per te bashkuar konfidencen e djalit te keq dhe gjenerozitetin e djalit te mire, dhe njekohesisht te heqim arrogancen, idiotesine, friken qe ka njeri apo tjetri, atehere do kishim nje burre, te gatshem, te pergatitur, te afte per te mbajte nje femer.

Nje burre, dhe me burre nenkuptoj ate qe permenda me lart, e di te marri cfare kerkon, dhe nuk eshte spordhjak (sic do e quanin disa djalin e keq) apo loqe (sic e quajne disa te tjere djalin e mire). Ai eshte konfident, i pavarur, me deshira te qarta, e njeh veten ne te mire e ne te keq, dhe njesoj i respekton femrat, meshkujt, dhe vetveten. Ai ka aftesi, ka hobe, ka qellime dhe synime te qarta per jeten e tij.

Nje burre nuk kerkon te gjeje nje femer te cilen e adhuron dhe ajo nuk i largohet kurre, apo nje femer te nxehte per nje one-night-stand, por nje femer qe e sfidon te jete versioni me i mire i tij e qe edhe ajo vete e pranon sfiden. Ai do nje femer qe e ndjek nese ai ja vlen te ndiqet, e edhe ai do e ndjeki ate.

Por nje femer nuk eshte qellimi i tij i vetem. Ai do qe te jete i vleresuar dhe i nevojshem, do qe te kontriboje tek shoqeria ne nje menyre a tjeter, pune vullnetare ne kishe apo ne park, te jete dikush qe interesohet per boten, i lexuar, dhe te kete idete e perspektivat e tija te cilat edhe i mbron. Ai do te jete i pergjegjshem e te punoje; jo vec me veten e tij por me familjen e mundesisht edhe me komunitetin. Ai do ta ngjisi hierarkine; te jete me i miri ne cka ben e te punoje fort te shkelqeje ne karriere e te lumturoje ne krenari njerezit qe mban ne krahe. Ai do te jete burri qe te tjeret perpiqen te jene e nuk munden.

Keto cilesi, e terheqin nje femer. Sepse ai nuk del perjashta ne kerkim te nje femre por ne kerkim te vetes, e rruges gjen nje femer. E ca mund te doje tjeter kjo femer? Dike qe e mbush me cokolata e trendafila duke i treguar perdite se eshte personi me i mrekullueshem ne planet, e qe ajo do lodhej prej tij, ne nje muaj a pak me shume? Apo do doje nje lepurush qe smund te funksionoje pa nje femer te bukur e te zonjen qe e kontrollon? Ca ka per tu dashur ketu, ne keta njerez?

Jo shume! Por edhe nje here tek pyetja; pse vajzat nuk i vene re djemte e mire? Kur do fillojne ti shohin e ti vleresojne ata?

Vajzat ne fakt, i shohin ata djem. Dhe i vleresojne. Madje edhe i duan. Por jo ne krah. Sepse te jesh i mire nuk mjafton. Duhet te kesh aftesi. Duket te kesh dhunti. Duhet te kesh konfidence, te jesh i pergjegjshem per veprimet e tua, te jesh vesh degjimi dhe goje keshilluese, te jesh i besueshem, i forte, duhet te dish ca do e te dish kur duhet te luftosh per ta pase, duhet te jesh interesant ne dicka tenden, e te jesh gjithmone ne orvatje per inteligjence e sukses.

Te jesh i mire, sigurisht, eshte gje e mire. Por nuk mjafton. Sepse duhet te kesh edhe gjithcka ka nje djale i keq, pervec egos e arrogances. Dhe nese arrin ti miksosh keto te dyja, atehere sigurisht qe do te te vene re. Madje edhe do e kapesh ate vajzen qe te ka refuzuar nja tre here.