Blog / Rendesia e nje lidhje te keqe

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Heren e fundit, kur u ndava nga e dashura ime pas shume debatesh e zenkash qe nuk i patem ne fakt vetem per ca jave, fillova te mendoj rreth gabimeve te mia ne pergjithesi e nga aty, fillova te mendoja, sa shume njerez fillojne e mbajne nje lidhje per arsye te gabuara - ashti sic ndoshta patem nise ne fillim.

Kam pare, edhe miqte e mi me te afert shoke e shoqe, qe nisin nje lidhje nga frika e te qenit vetem, ose nganjehere ndoshta vetem nga deshira per te plotesuar dicka qe u mungon ne jete (ose dicka qe u duket se u mungon). Pastaj, pas pak kohe ne ate cka gabimisht qe nise nje here, ata zbulojne se ajo ca vertete u mungonte ne zemer ishte qetesia e lumturia e saj, e jo lidhja me ato cka u solli.

Sepse lidhjet, ne fund te fundit, kane nje rendesi te madhe fort; ato jane investime ne te tashmen sigurisht por edhe ne te ardhmen tone edhe te larget, dhe duan perpjekje te forta ne menyre qe te zgjasin si duam. Te hysh ne nje lidhje se familja ta kerkon apo se rrethi shoqeror ku ben pjese e ka si rregull te pashkruar, apo se edhe shoket e shoqet e tua te shohin me dyshim e pakenaqesi per faktin se je single - kjo eshte nje loje me rrezik. E avash-avash, vertetesia e asaj lidhje qe u fillu per nje arsye te gabuar - do thyhet, dhe shenjat e demtimeve do mbesin kudo neper mendje e neper trup.

E bukura eshte se lidhjet, arrijne te na e ndryshojne jeten, e nderkohe edhe na japin ndjesite me te kendshme e me te pashpjegueshme te jetes. Dhe une besoj e sot jam i sigurte, se, nje lidhje duhet te cele ne nje vend te mire, dhe me nje vend te mire, nuk nenkuptoj nje diskoteke me muzike me kitare apo nje park lulesh diten per diell, por nenkuptoj nje vend ku thelle duket i drejte per ty (per ju te dy).

Mendohu mire, se dashuria eshte dicka qe duhet te shijohet ne cdo minute. Mendohu mire, se ne fund te gjithckaje, pertej dyerve te mbyllura, vetem ti e di nese ajo cla eshte dicka e drejte apo jo. Dhe mos u shqeteso kurre se ca mendojne te tjeret, sepse ti duhet te besh me jeten tende ate ca te shkon ty per shtat. Jepi kohe vetes, se ne nje lidhje, nje vendim i pamarre eshte me i mire se nje vendim jo i mire. Dhe mbaj mend gjithmone, se arti i te jetuarit jeten tone per veten tone eshte gjeja me e mire qe dime, qe mund, e qe duhet te bejme.