Blog / Shenjat e Shpirtit Binjak

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Dashuria nuk eshte gjithmone e mjaftueshme dhe kur kam qene me i vogel, se kuptoja kete qendrim. Ne mund ta duam vertete e me shpirt dike, por ndodh qe smund te jemi ne nje lidhje te shendetshme me ate person, dhe i japim fund.

Kam dale me shume vajza, kam lexuar shume artikuj e forume dhe jam perplase me shume probleme e opsione derisa kam gjete vajzen me te cilen jam sot. Jemi bashke prej shume kohe tashme dhe fale saj e fale jetes sime kam arrite te bej nje liste te sinjaleve jeshile per te cilat cdo djale (edhe vajze) duhet te kerkoje per te pase nje lidhje te shendetshme;

1) Ajo eshte e paster dhe transparente per jeten dhe qellimet e saj dhe do te dije gjithashtu per ty dhe per qellimet e tua sepse do te dije nese mund te udhetosh me te ne te njejtat shtigje dhe duke shijuar te njejtat gjera. Nese ajo vetem flet per veten dhe opinionet e tua nuk i interesojne apo sdo thjesht ti dije, ki kujdes, eshte nje person qe do te te transformoje ne ate cka ajo ka ne idete e saja, nuk te do per kush je, por per kush duhet te jesh me te.

2) Ajo ka marredhenie te mire me miqte dhe familjen dhe deshiron qe ti ti njohesh ata e te jesh pjese e shoqerise se tyre. Ti nuk ke pse te jesh e vemja marredhenie e mire ne jeten e saj; dhe nese eshte keshtu - me mire largohu.

3) Para se te shkosh larg ne lidhje, mire eshte te shohesh si ja del ajo me problemet qe i sjell jeta. Si i trajton ajo armiqte? A ka armiq?! Si e trajton ajo shitesen e marketit qe beri nje gabim ne kusur? Ca ben kur i vijne problemet dhe si e kerkon zgjidhjen? Mentaliteti i viktimes nuk eshte i mire, por optimizmi po, sic eshte e mire edhe duresa, apo miresjellja edhe me ata qe jane te pafuqishem ndaj saj, dhe vullneti per te kerkuar zgjidhje e per te bere veprime para fjaleve te kota.

4) Si punoni bashke ne projekte dhe detyra te perbashketa, flet shume per ate; dhe kjo ka shume rendesi per nje lidhje afatgjate. Nje partner jete duhet te kete aftesine te punoje me ty ne nje menyre qe te shperblen me rezultate te mira. Te berit pazar, te blerit rroba, te zgjedhuri operatorin celular dhe oferten me te favorshme, keto nuk jane thjesht perditshmeri por shenja per te parashikuar suksesin e nje te ardhmeje.

5) A eshte ajo krenare per ty? A flet per ty tek miqte e familja ne nje menyre pozitive? A poston ne rrjete sociale per ty dhe se ka problem qe gjithkush mund te mesoje per lidhjen tuaj? Sa me shume qe ajo flet per ty ne njerezit qe bejne perditshmerine e saj, aq me shume ajo eshte konfidente ne nje te ardhme me ty, qe zgjat. Vajzat zakonisht publikojne vetem kur kena vendose te luftojne te kalojne cdo barriere, ato publikojne kur nuk i tremben deshtimit dhe kur nuk kane asnje turp nga zgjedhja e tyre. Te berit publik te lidhjes eshte pergjegjesi e malle; organike dhe duhet te jete gje e mire per te dy nese ndodh. Por kujdes! Kjo sjellje ka kohen e saj te nevojshme ne forme pegatitje; nese ajo vepron shume shpejt per ti treguar botes se eshte me ty apo nese ta thote ty, shume shpejt, “te dua”, atehere ajo do idene e te qenit me ty, me shume se ty.

6) Ajo nuk ngutet, por ndihet mire te kaloje kohe te paqte me ty. Nuk te thote menjehere “te dua” dhe nuk shpejton ne te berit gjera me te cilat ti nuk je rehat. Ka shume rendesi te ndierit mire me koherencen e te berit te gjerave te ndryshme, qofshin ato fizike apo edhe vendime. Duhet te kete gjithmone entuziazem dhe rehati ne rendin e hapave qe hillen por edhe durese e qetesi per tu frenuar.

7) Seksi eshte dicka mbi te cilen nuk duhet te bazohet lidhja por as te vazhdohet ajo, pa te. Ju e vleresoni aparencen fizike te njeri-tjetrit dhe keni nevoja te perbashketa (te ngjashme) seksuale. A ju pelqen aroma dhe shija e njeri-tjetrit? Ndoshta ti je tip palestre dhe me parfume te shtrenjta por degjoje edhe reagimin e senseve te tua ndaj saj; ti mund ta admirosh dike per si duket, por nese ste pelqen aroma e lekures se saj opo shija qe ka kur e thith, atehere kjo eshte nje shenje e keqe. Ti duhet ta njohesh mire veten dhe nese ne syte e saj ke aparence jo te mire fizike ose seksuale, por nuk ndodh keshtu me shoket e shoqet e shkolles me te cilet delni ne park dhe shkelqeni – atehere duhet te kete dicka qe nuk shkon me ate vajze.

--

Jam I sigurte se kushdo mund te beje vete listat e veta, por kjo eshte lista ime bazuar ne eksperiencat e mia dhe te lidhjeve ne te cilat kam preke dicka, qofte edhe nje bisede. Ne nuk jemi perfekte, dhe as nuk kerkojme partnerin perfekt. Ne jemi njerez te thjeshte qe kerkojme dike me te cilen te mund te vazhdojme bashke udhetimin e jetes, dike te cilen e vleresojme dhe i besojme sekretet tona te fshehta.

Eshte gjithmone dikush qe do na doje ashtu si jemi, por a do e duam ne ashtu si eshte? Ska gje nese jo; kjo nuk eshte refuzim, sepse disa njerez thjesht nuk perputhen. Merr cte mundesh nga lidhjet e tua te meparshme dhe eksperiencat e tjera dhe njihe me mire veten, sepse gjithcka mund te arrihet duke ece me hapa, nese keta hapa hillen andej nga do te shkosh dhe secili hap te meson dicka per veten ose te tjeret.