Blog / Si e harrova dashurine e pare

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Mbase kjo tingellon shume kontraverse dhe sigurisht qe mund te hasi kundershti ne cdo ore te dites, por une e di teper mire ca ndiej dhe si eshte e verteta ime - asgje tjeter rreth saj.

Une e kam harruar dashurine time te pare!

Jo harruar ne sensin qe nuk ia kujtoj emrin apo nuk e kujtoj se ajo ka qene pak me e shkurter se une... Por harruar! Une se di ku eshte sot ajo apo ca behet, edhe pse atehere ka qene teper me mua. Per disa vite. Puthja e pare prekja e pare fjala e pare plani i pare - ishte kohe e gjate e mbushur plot dhe ne fillim kam qene vetem i saji. Rinim flisnim qeshnim qanin e benim plane per 50 a 100 vitet tona te ardhshme sepse ndarja ishte e vetmja gje qe duket se sdo vinte kurre. Pastaj u distancuam, ne qytete tjera, duke u rrite, ne plane tjera. Fillimisht ishte e dhimbshme. Shume deshperuese. Dukej se mori bota fund.

E di edhe sot, ajo ishte speciale, sigurisht. Akoma eshte; tatuazhet stilistike neper kembe apo floket e gjata deri ne bythe apo kembet e drejta qe i mbante zbuluar kur vishte funde. Ndoshta prape eshte speciale, mendoj, sigurisht, sdo kete ndryshuar. Dhe me shume mundesi une do kisha pase nje jete fantastike me te.

Por keshtu kane qene edhe vajzat tjera pas saj!

Ne 13 vitet e tjera qe pas saj, kam njohur, takuar, dashur e ece perpara shume here. Nuk e di sa here, sepse kurre skam kuptuar nese jam vertete ne dashuri apo me pelqen ajo vajze qe kam pase ne krah, kjo per shkak edhe se kurre skam qene i dikujt eskluzivisht. Dhe deri se fundmi, kam qene ne dashuri me dy ose tre vajza njekohesisht - ne menyren, si une e perkufizoja dashurine. Ashtu si me pelqente e si me bente te ndihesha mire.

Kam kaluar shume kohe me njeren nga vajzat, pak kohe me pare, kam kaluar disa vite me te. Kemi qene shume te gezuar bashke e shume special e jemi kenaqe me gjithcka kemi pase qe nga shkrimet e seksi e bisedat e aventurat e pas kaq viteve cmenduri e fantazi bashke, veshtire te them se skam qene i dashuruar. Dhe me dhimbi shume kur u ndame, e qava kur e pashe te ikte qe e percolla vete, e mu duk se nje pjese e jetes time iku me te.

Por keshtu ka qene edhe nje tjeter vajze per pak me pak kohe, pas saj. Kemi kaluar shume e ndare shume bashke, shume emocion e lote. Kemi pase takime me te shpeshta se perpara, me te forta se perpara, duke mos perserite te njejtat gabime por duke kerkuar me shume kenaqesi dhe gjithcka ka qene mire derisa u komplikuar rrugen tona aty kryqezoheshin.

Dhe sot, pyes veten, a e kam dashur kete me pak se ate tjetren? Apo e kam dashur me shume se ate tjetren? Apo i kam dashur te dyja njesoj thjesht ne kohe e kushte te ndryshme? Veshtire te them, nuk di te pergjigjem me siguri ne kete...

Ajo qe di te pergjigjem me siguri, eshte se cdo vajze ka qene speciale ne gjene e saj, ne menyren e saj, dhe per nje arsye a nje tjeter, nje kusht a nje zhgenjim, ne fund jam larguar prej saj. Dhe gjithmone ka qene pak e dhimbshme. Nuk mendoj se mund ti harroj vajzat me te cilat kam qene, sigurisht, por ne fakt, ne cdo rast, kam ike nga aty dhe sme kujtohen kurre nese nuk kerkoj neper mendime te thella. Ndoshta kam qene edhe me fat, kam kaluar disa lidhje me disa femra qe nuk kane ndonje ngjashmeri me njera-tjetren - pra secila ka qene speciale. Si e re. Secila me mesimin e vet. Por kaq ka qene...

Por sot njerezit kane veshtiresi e harrojne te shkuaren - dashurine e pare, per disa arsye qe duken vertete te thjeshta sidomos kur shkruhen;

E para, njerezit nuk e lejojne veten e jene te lumtur.

Filmat, muzika, shoqeria, kane vendose disa pritshmeri e paverteta. Por marredheniet mbyllen nje dite; qofte kjo me lodhje, me vendim, a edhe me vdekje; e njerezit nuk e kuptojne taman kete, ata vazhdojne te germojne kujtimet e dashurise se pare sikur dicka magjike do i sjelli serish ditet e lavdishme. Shpresa, eshte nje arsye pse nuk ikim nga dashuria e pare.

edited

E dyta, ata nuk e kuptojne sa te zevendesueshem jemi.

Kur u fejua nje shoku im, me nusen e tij te re te bukur e lozonjare, mendova: "a do duhen njesoj si sot kur njeri te shendoshet e tjetri te behet manipulativ, apo kur njeri te mos dije te perballet me jeten, apo kur tjetri te mos dije te beje asgje te bukur pervec nje shetitje me makine, si sot, qe spushojne se beri foto e duke qeshe si te terbuar kudo shkelin?" Sigurisht qe jo, neser sdo jene me keshtu - sepse cdo ndjesi e pazbuluar akoma mund ti largoje neser. Pastaj njerezit kur largohen, zevendesohen domosdo. Dhe pamundesia per tu zevendesuar eshte nje arsye pse nuk ikim nga dashuria e pare.

E treta, pritshmeri te larta

Nje vajze shtepie aty qe rri gjithe diten me televizor e pasta e nuk kujdeset as per higjenen e saj por shpreson te njohi nje George Clooney shpejt, apo nje djale i zakonshem aty qe luan bilardo e ve skedina e vishet si rrepist duke prite te njohi modelen e tij me gjoks e bythe palestre e duke injoruar njeri-tjetrin - keta jane modelet e sotem, edhe keta modele nuk ikin dot nga dashuria e pare.

Keshtu njerezit mbesin vetem...

Po une si ia bera, qe nuk jam vetem? Une kuptova te djeshmen time duke marre mesim e jo duke i dhene shprese, po e jetoj te sotmen me vajzen qe dua dhe qe eshte speciale ne modelin e saj, dhe po e pergatisim te nesermen tone, bashke, jo me fantazi - por me realitet qe e prekim e ka shije te vertete, qe e gjejme vetem bashke.