Blog / Si mund te mesojme nga e shkuara

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Lexova ne Instagram nje thenie te Edmund Burke, autor, orator, dhe filozof; nje thenie ku citon se "ata qe nuk e kuptojne historine, jane te denuar ta perserisin". E kisha degjuar edhe me perpara, por sot menjehere me frymezoi per te shkruar. Dhe duke pase parasysh si shoqeria jone gjithe kohes therret per te harruar te shkuaren e per te mos u shqetesuar per te ardhmen, por therret per te jetuar te tashmen - vendosa te shkruaj kete artikull, artikull qe flet per te shkuaren dhe ca nxjerret prej saj e si harrohet ajo. Por ka dicka te vertete ne kete shprehje shoqerore, pra qe duhet jetuar e tashmja, sepse shume nga ne, vajza te reja me se shumti, vazhdojne te jetojne pas shume kohe duke u definuar nga zgjidhjet e gabuara qe kane bere ne te shkuaren. Por ne fund te fundit, cdo dite na paraqet mundesi te reja per tu bere dikush tjeter ne te ardhem tone.

Po cfare eshte harresa e te shkuares dhe si behet ajo?

Ata qe thjesht vendosin ta harrojne te shkuaren, humbin akoma me shume se cka kane lene ne ate te shkuar. E shkuara ka mesime te vlefshme qe duhen marre, dhe ata qe bejne pyetje te sakta rreth te shkuares, me ane te pergjigjeve qe do marrin, behen me te forte e pergatiten me mire per te jetuar te tashmen, plotesisht. Dhe duke e dite se nga e shkuara marrim mesime, e duke bere pyetjet e sakta rreth saj, ne mund te mesojme shume;

Mund mesojme forcen, qe na definon

Talentet dhe aftesite qe ne perdorim per te sjelle te mira ne kete bote, perkufizojne jeten qe jetojme dhe miresite qe ne mund ti sjellim njerezve te ambjentit tone. Dhe duke kujtuar forcat e vendimet e drejta ne te shkuaren, ne mundemi me mire te kapim mundesite e se sotmes.

Dobesine, qe na frustron

Te gjithe kemi dobesi, ne cdo fushe e madje edhe ne karakter. Por kur i leme keto dobesi te paadresuara, ato e limitojne potencialin tone per te bere pune te mira. Duhet ti zbulojme dobesite, ti njohim, e ti kapercejme duke punuar me to ose duke kerkuar ndihme nga miqte.

Kauzen, qe na frymezon

Ne gjejme kenaqesi te malle kur ndihmojme njerezit dhe i bejme te ndihen mire. Cilat kauza te kane bere te ndihesh mire ne te shkuaren tende? Cfare roli ke marre, duke ndihmuar te tjeret? Perpiqu qe sjellje te ngjashme ti ndjekesh dhe te marresh energji prej tyre.

Lidhjen, qe na frymezon

Gjate jetes, pa dyshim, ka njerez qe na kane frymezuar per te qene version me i mire i vetes. Dhe ca kane keta njerez te perbashket? A i kemi sot keta njerez? Rrethoje veten me keta njerez.

Ambjentin, qe na nxjerr nga shinat

Shoqeria qe mbajme dhe kultura ne te cilen ditojme e afekton shume progresin tone. Po e shkuara jone, a na ka afektuar keq duke rezultuar ne vendime te gabuara? Meso nga e shkuara dhe zgjidh ambjentin e mire.

Zakonet, qe na bejne me te forte

Gjate jetes sone, ne perdorim shume modele e disiplina per te nxjerre maksimumin e cdo dite tone. Cdo here, zbulojme nje diete te re, nje praktike palestre te re, apo nje rutine te re mengjesesh. Ne eksperimentojme me gjithcka; dicka ben, dicka jo. Eventualisht, keto disiplina, ose na behen zakone, ose ikin nga memoria jone. Por duhet te shohim prapa nganjehere, e te gjejme se cka na jep energji, shendet, dhe gjallerim, ti gjejme e ti perqafojme serish.

Afeksionet, qe na japin kenaqesi

Gjendje te ndryshme te mendjes dhe te zemres na japin masa te ndryshme kenaqesie, domethenie, dhe plotesi te jetes tone. Por ca ka sjelle me shume kenaqesi? A kemi ike prej tyre? Nese po, duhet te kthehemi. Dhe duke u kthyer, zbulojme edhe ca na largon prej tyre.

Sjelljet, qe na shperqendrojne

Ne fund te historise, vendimet qe marrim ne situatat qe na jane servire, percaktojne jeten ne te cilen jetojme. Shumiva e resurseve qe kemi ne dispozicion per perdorim personal, jane te fundme dhe te kufizuara (parate, koha, energjia). Nese, te gjitha keto resurse i kemi shpenzuar ndaj nje sjelljeje, vesi, apo zakoni, qe sna ben krenar, atehere duhet te rishikojme me ftohtesi te shkuaren tone dhe te kuptojme cka na largon vertete nga deshirat e zemres.

Adiksionet, qe na kontrollojne.

Ne jemi njerez qe shpesh i japim komanden e kontrollit te aseteve tona me te shtrenjta, dikujt tjeter. Ne biem pre e influences se substancave, posesioneve, dhe e argetimit. Dhe kur e bejme, jeta jone nuk eshte me e jona. Duhet ti kuptojme keto substanca dhe te gjejme (duke kerkuar) ndihmen per te ike nga influenca e tyre.

Tundimet, qe na turbullojne

Si edhe me adiksionet, ne kemi dobesi dhe tundime qe na turbullojne shume. Keto tundime variojne ne natyren tone, por e perbashketa eshte se na shperqendrojne nga jeta qe duam te kemi. Dhe keto tundime sduhet te na definojne. Ne duhet te fillojme nga fillimi. Por per ta arrite kete, duhet ti kuptojme tundimet, gabimet, dhe te mesojme prej tyre.

Mesimet, qe na pershtaten

Ne te gjithe mesojme ne menyra te ndryshme. Disa mesojne vizualisht, disa verbalisht, dhe disa te tjere mesojne ne grupe shoqerore e disa, madje mesojne edhe vetem. Menyra jone e te mesuarit eshte unike si edhe shenjat e gishtave - me rendesi eshte ta kuptojme ca na pershtatet me se miri. Jeta eshte e mbushur me nevoje per mesime, dhe sa me shpejt te kuptojme mesimet qe duam te marrim, aq me shpejt fillojme te rritemi.

Motivimet, qe na detyrojne

Thelle ne zemrat tona, motivet tona jane te larta. Dhe keto motive percaktojne vendimet qe marrim, percaktojne menyren si e perdorim kohen dhe percaktojne fjalet qe zgjedhim te perdorim. Kuptimi i motiveve tona te thella eshte nje detyre e veshtire. Ajo kerkon qetesi, durim dhe vetevleresim te qendrueshem. Dhe sa me shume qe kuptojme pse kemi bere gjerat qe kemi bere, aq me lehte eshte te bejme me te miren e te sotmes.

Nese fillojme te bejme pyetjet e duhura, ka mesime te panumerta qe mund te marrim nga e shkuara. Ne nuk duhet te ndihemi sikur e shkuara na definon, por nuk duhet, gjithashtu, ta harrojme te shkuaren kur ajo ka kaq shume potencial ndaj te tashmes - por duhet te mesojme prej saj.