Blog / Si te filloj nje lidhje te re

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Pasi digjesh ne nje lidhje, do kesh shume frike e shume dyshime para se te fillosh nje lidhje te re. Sado zgjuarsi dhe dinakeri qe te perdoresh per te mos bere serish te njejtat gabime si ne lidhjen e meparshme, frika mund te te mbaje serish te alarmuar per te mos u dhene shume ne lidhjen e sapofilluar. Por ka disa hapa qe nese ndiqen mire dhe me kujdes, mund te na ndihmojne te fillojme gjene e re dhe te jemi te sigurte.

Kupto te shkuaren

Puno me nje mik apo edhe me nje psikolog nese duhet, per te kuptuar nga pozicioni i ri - pse ka deshtuar lidhja qe ke pase dhe efektin qe do kete ajo ne lidhjen tende te re.

Kupto qe disa gjera nuk zgjidhen

Dakort, dicka e keqe ndodhi por nuk je nje viktime. Jepi vetes dhe bej ndryshe ca te mundesh.

Kupto cili tip eshte i sigurte

Analizo te gjitha shenjat qe ke injoruar ne lidhjen e meparshme rreth integritetit te personave dhe fillo te vesh kufinj qe mbajne larg njerez te tille.

Kupto pritshmerite tua

Ca po kerkon per veten? Ku po drejtohesh kete here? Diji vlerat e tua dhe vendos ca do te arrish e mos u ndal per me pak.

Kupto qe ka plot njerez te mire

Po po, me siguri ai tipi qe iku nuk eshte me i miri, bota eshte e malle, me siguri ka me shume se aq.

Kupto ku takohen njerez te pershtatshem

Ata qe te interesojne ty... Nese ti je tip i kompjuterave nuk do gjesh nje tip te pershtatshem ne nje kurs vallezimi.

Kupto seksin

Sigurisht qe eshte ndjesi e bukur, por mos u ngut ne seks pa njohur personin, te pakten per dy muaj. Seksi i lidh kollaj njerezit e gabuar.

Kontrollo sa pershtatet

Si sillet partneri i ri me ty ne kafe? Po ne shoqerine tende apo ne familje? Po ti me shoqerine e tij, si ndihesh? Nese keq, anashkaloje...

Kontrollo si reagon

A eshte partneri nje person qe degjon e kontribon apo eshte nje person plot drame apo nje person qe nuk di te pyesi as te pergjigjet? Nese eshte nga keta te fundit, anashkaloje...

Besoi edhe vetes

Njerezit kane nje radar brenda gjoksit, disa e quajne ndergjegje; degjoje, dhe ki besim.