Blog / Si vajzat e keqia i vrasin djemte e mire

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Lojerat e lidhjeve jane shume te komplikuara por edhe shume te rrezikshme, aq sa duket shume e veshtire te kuptohet ca duan djemte ne te vertete dhe duke mos e kuptuar vajzat i humbin ata per kush jane - por nuk eshte komplet faji i tyre dhe ketu behet komplikimi. E pranojne apo jo vajzat, ato jane te afta te bejne po aq shume budallalliqe ne nje lidhje, a ndoshta edhe me shume se djemte, per shkak ne natyres se tyre dhe ndjeshmerise.

Gjithmone, edhe ne lidhjet qe une kam pase, ka pase nje moment qe me eshte vrare miresia; ka pase nje moment qe jam penduar per miresine time, per sinqeritetin e dhene apo per perpjekjet qe deshtuan dhe jo vetem mua por shume djemve me qellime te mira - ka pase nje dite qe gjithcka u eshte kthyer kundra per shkak te sjelljeve apo reagimeve te vajzave te tyre ne situata te ndryshme apo biseda te caktuara.

Duke u ule e duke menduar mbremjeve, kam konkluduar nje liste me sjellje te zakonshme ne dukje normale, qe i ndihmojne vajzat per te larguar djemte e mire prej tyre, nje here e pergjithmone.

1) te mosfolurit e qellimeve

Djali do kete probleme ne te kuptuar se ca do ti vertete nga lidhja, nese nuk i flet kerkesat dhe pritshmerite e tua me ze te larte. Argetim, seks, apo vertete nje marredhenie afatgjate, ti nuk duhet ta lesh djalin ti hamendesoje qellimet e tua. Ji e hapur me te dhe asnjeri nga ju sdo humbi kohe as emocione ne dicka jo te mire.

2) te dalurit per pije

Nese nuk te pelqen ai djale, thjesht mos dil me te. Mos e shoqero, mos e percill, mos ia pi kafet dhe mos ia ha cokolatat - mos u bej vajza qe i harxhon leke e emocione qe mund tia dhuroje dikujt tjeter, qe ia meriton. Eshte thjesht gje idiote dhe patetike.

3) te venit ne loje

Mos luaj, mos i thuaj se ke deshire te dalesh me te thjesht per vemendje, ku ai krekoset e gjithcka i del huq. Nese nuk te pelqen, mos u sill ne te kundert se do e besh te mos i besoje as vajzes tjeter pas teje. Ti nuk duhet te ndihesh ne presion per te bere seks, sigurisht, por para seksit, ka pergjegjesi dhe maturi qe duhet ti vesh ne zbatim.

4) meqe ra fjala, te berit seks per tendence apo per rehati

Dy fjale: mos e bej! Seksi duhet te jete kerkese dhe kenaqesi e te dyve, ndryshe, per cdo rast, ai do e humbi ndjeshmerine e delikatesen dhe sdo e kete me per ty dhe as per vajzen tjeter pas teje, qe ndryshe prej teje, mund ta meritoje.

5) te lenit ne pritje

Thjesht se ai eshte djale i mire e i qete dhe ti shpreson qe nje dite te te duket edhe terheqes, nuk te jep te drejte ta lesh ne ate pozicion. Keta djem do mbesin ne friendzone derise nje vajze e vertete u vjen afer keshtu qe ne vend ta penalizosh pa tager konkret, nxirre prej aty dhe lere te gjeje vajzen e vet.

6) te perqeshurit e organit

Organi eshte dicka e natyres, ai djale smund te kete nje penis me te mall edhe nese ben palester te cilen mund tia kerkosh perdite, keshtu qe mos e bej te ndihet keq nese nuk eshte vertete ne kompeticion - gje qe duhet te mos jete. Nuk eshte mallesia e anijes por dallget e oqeanit ato qe e shkaktojne permbytjen, dhe as ti sdo ndiheshe mire njesoj nese ai do qeshte gjoksin tend te vogel sa nje kokerr kumbulle.

7) te mos paguarit asgje

Djemve u pelqen ti llastojne vajzat me pije e cokolata, por mos u bej cifute e te preses te marresh gjithcka prej xhepit tij. Eshte tjeterkush ai qe sillet keshtu, quhet SugarDaddy. Ti sdo nje sugardaddy, tregoji atij qe jo.

8) te krahasuarit me ishin

Asnje djale nuk do te degjoje sa me i keq ne krahasim me ishin qe ti ke lene - eshte. Djali madje me shume mundesi nuk do ta degjoje kurre egzistencen e ishit tend. Keshtu qe mos e krahaso, as per mire.

9) te perpjekurit per ta ndryshuar

Vajzat e zgjuara nuk merren me nje djale qe nuk u pershtatet, por vajzat budallaqe harxhojne kohe duke u perpjeke ta bejne djalin si duan vete. Por keshtu, jo vetem qe lidhja do deshtoje, por djali do filloje te veje ne dyshim karakterin dhe cilesite e tija dhe ti sdo mund ta gezosh dot.

10) te tradhetuarit

Lidhjet jane te veshtira dhe tradhetia ka efekte te ndryshme ne djemte dhe vajzat. Nje djali, pasi tradhetohet, ai kurre sdo besoje me ne nje tjeter vajze. Mos e tradheto, as mos i trego qe ti mund te tradhetosh. Kurre!

--

Te dalurit me dike, zakonisht ne fillim, eshte nje loje fati dhe hamandesie, por nese vajzat kujtohen se edhe ato duhet te sillen ndaj djemve ashtu sic presin te sillen ata, gjithcka do jete me e thjeshte.

Vajza, mos u beni te keqia!