Blog / Te urrej ate qe nuk me do

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Nese une dhe vajza ime do ndaheshim nje dite, pasi ajo te me thote se nuk me do me e as nuk do te perpiqet me per ate dashuri, a nese ajo me tradheton a me genjen a vendos te me braktisi ndoshta sikur te mos ishim njohur kurre, une e di shume mire se si do sillesha me te e cfare do i uroja.

Do ti uroja cdo sekond te jetes ti shkoje mire e lehte e ajo te udhetoje e panderprere e pa frike - e lire.

Do ti uroja te gjeje nje djale qe ta mesoje te gatuaje bashke me te e te vallezoje e te bejne bashke punet e te dyve. Nje djale qe ajo dashuron ta marri ne motorr e ti tregoje vende pa pase nevoje te shqetesohet se do bjeri.

Nje djale trupmadh e te pashem sic asaj i pelqejne e qe ai ja pelqen asaj rimelin e buzekuqin e ecjen e nervat. Nje djale qe ajo i hidhet ne krahe naten e pushon aty e jo nje djale qe merret me pune deri ne drite e qe ajo i mbyll syte ne gjume gjithmone para tij. Nje djale qe pi me shume kafe me te, qe e degjon ne shpesh, e qe nuk e keshillon kur ajo nuk do.

Sigurisht, do ti uroja shume lumturi edhe pa mua, edhe pse do deshiroja ndoshta, ne mengjes, kur ajo pergatit kafene e hedh shume qumesht sic i pelqen, te mendoje jo vetem kafet tona bashke pr te gjitha momentet - e te jete krenare per to.

Ne smund te vazhdojme jeten ne paqe e dashuri me dike tjeter duke mos u uruar paqe atyre qe nuk rane ne dashuri me ne, apo sepse mes nesh nuk funksionoi si perfundim, apo se kerkesat tona nuk i realizuam dot, apo qofte edhe se na lenduan. Smund ta bejme kete jo vetem sepse nuk eshte e drejte, apo realistike, por se ne te vertete do na lendoje akoma me shume, duke na shtremberuar drejtimet tona e duke na zbehe' potencialin tone.