turp te kemi te dy
Turp te kemi te dy!
Mysterio31 Korrik 2017, 14:47
Po e shoh se gjate gjithe asaj kohe qe u perpoqa te jem me ty e te jem afer teje e te te behem shok, ti me provove cdo dite e me fort vetem dicka; qe je nje femer e dobet ne mendime, ne gykime, e qe nuk e justifikon dot as moshen tende! Me provove qe je aq e parritur sa nuk i perkthen dot ne fjale hapat e tu, e me provove qe je aq e pazonja sa te tremb vetja jote e madje edhe ndergjegjes tende i fshihesh ne tralleti pas fytyres tende te brishte. Me provove se je aq e padije sa mendon se bota e gjithcka tjeter sillet rreth teje e me provove se ti je aq dashakeqase sa morali i dikujt tjeter qe te ofron krahet - ne fakt duhet te thyhet pertoke se ndryshe nuk e bind dot veten se je e forte - se je me e forta. Se forca e vertete ne fakt nuk eshte ne muskuj sic duket neper sporte... Nuk eshte as ne guxim e vullnet per te arrite qellime sic duket neper komerciale... Por eshte, ne fakt, ashtu sic e sheh ti, per ty, ashtu si sheh ti veten!

Dhe per si e sheh ti veten, duhet te te vije turp!
Te te vije turp, qe kur dikush vjen e te hap zemren, ti i hyn brenda ne shpirt si kal troje e e vdes me brishtesine tende qe ne fakt eshte vec nje hile e keqesise tende. (sic e bere me shpitin time)
Te te vije turp, qe me po ate brishtesi ia gjymton shpirtin atij qe te do e ja derdh lotet ne toke si shi i bute vere, sic e bere ti me lotet e mia.
Te te vije turp, qe iken atehere kur ke pushtuar troje e ato qe fitove i le te vyshken nga helmi qe nxjerr me cdo fjale a shikim, sic e bere me ndjenjat e mia per ty.
Te te vije turp, qe per shkak te llastimeve te tua sot familja jote e mban koken ulur para meje, sic e ben sa here kaloj rrugeve te mia te perditshme ne zyre ne kafe ne park.
Te te vije turp, qe per hir te egos tende ve ne loje zemra e karaktere njerezish e qe ju thyen urat qe kane punuar gjithe jeten ti ndertojne, sic e bere ti me ato qe kisha para se te gjeja ty.
Te te vije turp, qe vjen duke kepute cdo lule te vogel te bukur ne lendine e kthehesh pastaj edhe duke shkele permbi to, e iken, sic e bere ti me ato ca kisha mbjedhe derisa erdhe ti.
Te te vije turp, qe nuk mban nje udhezues, a nje mesues, a nje shoqe te zgjuar, a nje shok vella, por rruget e kafet e ditet e fjalet rreth teje vazhdojne te zmadhohen ne rrethin tend te vogel te mbushur me njerez te pashprese, sic jane ata qe i dime te dy.
Te te vije turp, qe je aq e pamatur sa fjalet qe nxjerr nga goja behen nje rremuje e malle sa ti as nuk e rrezon dot - por arratisesh vete prej saj, dhe e vetmja menyre per te ike nga rremuja jote eshte nje tjeter rremuje, si ato qe krijon perdite.
Se me ty ashtu funksionon!
E te te vije turp qe je aq rremuje!
Jo rremuje ne shtepi, as ne rroba, as ne celular per si i mban aplikacionet a ne shkolle te banka a si pershendet djemte e huaj; por rremuje ne mendje, e rremuje ne fjale.
Se vec aq ke, ne fakt, mendje e fjale... Shume fjale...
Aq shume fjale sa e bindin persembrapshi edhe mendjen tende, aq pak eshte...
Shume pak mendje...

E duhet te te vije me shume turp mbi gjithcka, per si e sheh ti veten...
E jo vec ty por edhe mua duhet te me vjen turp per si te shoh.
turp per si je,
turp per si arrita te te dua, turp per si bera per ty, e turp, per si te dhurova "mua"!

Komentekomento

Giselda (jo ajo qe i shkruan ti)
01 Gusht 2017, 12:04
Turp te kesh ti, jo ajo. Kam lexuar edhe postimet e meparshme dhe, ajo ka ike me kohe. Turp per ty qe e ndjek akoma me shkrime.
[reago]
Marina
31 Korrik 2017, 21:22
sa KEq maj vajz e ban DJALIN me VUAJt ,,veshtir asht Sot me ba met dasht nje djale,e ti e ke kete e nuk din me majt,kthehu sa nuk ASht vone,JETA NUK TE JEP DY MUNDESI
[reago]
Samanta
31 Korrik 2017, 16:55
A nuk mori fund akoma? Duket se nuk e harron dot :D
[reago]