pasionBlog
10 kategori grash nga te cilat nje djale duhet te ruhet kur vendos te fejohet

artikull

Postuar dje, 21:17, në kategorinë Keshilla

10 kategori grash nga te cilat nje djale duhet te ruhet kur vendos te fejohet

Ne marredhenie, jo cdo histori qe duket premtuese eshte nje histori ne te cilen ia vlen te investosh. E kaluara e nje personi, zgjedhjet qe ka bere dhe menyra se si i ka perjetuar marredheniet e meparshme mund te tregojne shume per ate qe te pret.

Sigurisht, asnje kategori nuk percakton automatikisht karakterin e nje gruaje. Por, nese kerkon nje lidhje serioze, disa situata duhen pare me shume kujdes.

  1. Nenat beqare

Mos u fut ne nje histori me idene se do te besh ate qe nje burre tjeter nuk arriti ta bente.

Kur hyn ne jeten e nje nene beqare, nuk hyn vetem ne nje marredhenie me te. Hyn edhe ne nje familje dhe ne nje histori qe ka nisur para teje. Dhe duhet te pyesesh veten: a po kerkon ajo dashuri te re, apo nje partner qe ti lehtesoje jeten dhe barren qe tashme mban?

  1. Vajzat e rritura nga nena beqare

Nje vajze qe eshte rritur pa pranine e babait mund te kete perjetuar mungesa emocionale qe ndikojne ne marredheniet e saj.

Nese eshte rritur ne nje ambient ku burrat jane portretizuar vazhdimisht si problemi dhe nena ka pasur nje qendrim te hidhur ndaj tyre, kjo mund te kete lene gjurme. Ne fund te fundit, femijet mesojne shume nga ambienti ku rriten.

  1. Vajzat qe jane abuzuar

Po, abuzimi nuk eshte faji i viktimes. Por trauma eshte reale. Nje grua qe ka kaluar neper abuzim mund te mbaje me vete plage emocionale, frike, mosbesim dhe probleme qe kerkojne kohe per tu perballuar.

Ti nuk je terapist. Nuk je shpetimtar. Dashuria mund te ndihmoje, por nuk mund te zevendesoje sherimin qe nje person duhet ta beje vete.

  1. Grate e veja

Humbja e partnerit nga vdekja eshte nje nga dhimbjet me te medha qe mund te perjetoje nje njeri. Por nese ajo ende jeton emocionalisht ne marredhenien e kaluar, ti mund te perfundosh duke konkurruar me nje kujtim.

Do te krahasohesh me burrin qe nuk eshte me aty, me menyren si ai sillej, me dashurine qe ajo kishte per te dhe me jeten qe ata kishin ndertuar. Dhe te konkurrosh me nje njeri qe nuk mund te humbase me, eshte nje loje qe nuk mund ta fitosh.

  1. Vajzat qe dalin me “bad boys”

Ketu e kaluara behet vecanerisht interesante.Lloji i burrave qe nje grua ka zgjedhur vazhdimisht, mund te tregoje shume per ate qe e terheq.

Nese ajo ka zgjedhur vazhdimisht mashtrues, rrugace, burra toksike apo njerez qe nuk kane asnje drejtim ne jete, mos supozo se ti do ta ndryshosh automatikisht kete model. Shpesh, ajo qe quajme “kimi” eshte thjesht nje terheqje ndaj asaj qe eshte e njohur.

  1. Vajzat qe dalin me VIPa

Jeta prane njerezve te famshem mund te jete shume ndryshe nga jeta e zakonshme Vemendje, festa, udhetime, luks dhe nje rreth shoqeror ku gjithcka duket me intensive.

Nese nje grua eshte mesuar me ate ritem dhe me statusin qe vjen nga shoqerimi me njerez te famshem, nje burre me nje jete krejt normale mund ti duket i merzitshem. Pyetja eshte: a kerkon ajo ty, apo kerkon perseri stilin e jetes qe ka pasur?

  1. Vajzat qe dalin me biznesmene a politikane

Disa njerez terhiqen nga pushteti. Jo domosdoshmerisht nga personi, por nga statusi, ndikimi dhe rendesia qe vjen bashke me te.

Nese nje grua eshte mesuar te shoqerohet me burra te fuqishem dhe me ndikim, nje burre krejt i zakonshem mund te mos i jape te njejten ndjesi. Dhe nese per te statusi eshte me i rendesishem se karakteri, kjo mund te behet problem serioz ne nje marredhenie.

  1. Vajza Festash

Nese nje grua e ka kthyer klubin, festat dhe jeten e nates ne menyren e saj kryesore te jeteses, duhet te pyesesh veten nese ky stil perputhet me ate qe kerkon ti.

Nje jete e tille mund te sjelle shume vemendje mashkullore, aventura dhe situata te paparashikueshme. Nuk eshte problemi te dalesh dhe te argetohesh. Problemi fillon kur nje person nuk di te jetoje ndryshe.

  1. Vajzat beqare mbi 30 vjec

Te jesh beqare mbi 30 vjec nuk do te thote automatikisht se nje grua eshte “problem”. Por nese dikush ka kaluar vite te tera duke hyre dhe dale nga marredhenie te deshtuara, ia vlen te kuptosh pse.

Cfare ka ndodhur ne marredheniet e meparshme? Cfare kerkon ajo tani? Cfare pergjegjesie pranon per deshtimet e saj? Mosha nuk eshte problemi, por bagazhi i pashpjeguar eshte.

  1. Feministet

Jo cdo grua qe e quan veten feministe eshte njesoj. Por nese nje grua e nderton gjithe identitetin e saj mbi luften kunder burrave, nese cdo marredhenie per te eshte nje beteje pushteti dhe cdo burre shihet si armik, atehere duhet te mendohesh dy here para se te hysh ne ate marredhenie.

Nje lidhje nuk mund te funksionoje kur njeri partner kerkon vazhdimisht te fitoje ndaj tjetrit.


Keto jane vetem disa shembuj. Ideja nuk eshte te etiketosh cdo grua sipas se kaluares se saj. Ideja eshte te mos injorosh modelet qe perseriten.

Mos u verbo nga pamja. Mos u verbo nga seksi. Mos u verbo nga kimia e fillimit. Shiko historine. Shiko zgjedhjet. Shiko menyren se si sillet kur gjerat nuk shkojne sipas deshires se saj.

Sepse shpesh, ajo qe nje person ka bere vazhdimisht ne te kaluaren eshte nje nga treguesit me te mire te asaj qe mund te beje perseri. Meso. Vezhgo. Zgjidh me kujdes. Disa gabime kushtojne shume me teper pasi ke investuar zemren, kohen dhe jeten tende ne to.

Publikime kronologjike

Nuk ka asnjë koment

• Diskutimi

Thuaj dicka për këtë artikull...