Blog / Narcizem / Dicka qe ajo nuk do qe ti ta dish

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Ajo nuk do qe ti te dish qellimet e saj te verteta, kush eshte ajo ne te vertete, cfare ka bere ne te kaluaren e saj dhe cfare eshte e afte te beje akoma. Ajo nuk do qe ti te shohesh prapa fasadave false qe ajo shfaq, ajo do qe ta pranosh ate ashti sic ajo vete tregohet me fjale, per shkak te frikes se saj nga refuzimi dhe braktisja. Ajo nuk do qe ti ta kuptosh se ao eshte me ty vetem per benefitet e veta, dhe se eshte marrese - dhe jo dhenese. Ajo nuk do qe ti te mundesh te shkaterrosh ndonje mundesi qe ajo merr.

Ajo nuk do te thote se e di se ti je i forte dhe fisnik, gje qe e ben ate te dobet dhe te pamoralshme.

Ajo nuk do te thone se ka nevoje per ty shume me teper se sa ke nevoje ti per ate.

Ajo nuk do te thone se lumturia jote i kujton asaj paaftesine per te qene e lumtur.

Ajo nuk do te thone se ka nje mase te madhe urrejtjeje dhe percmimi per veten.

Ajo nuk do te thone se ka frike nga refuzimi dhe urren te thirret per verejtje ose te kritikohet per ndonje gje.

Ajo nuk do te thone se ben nje jete te dyfishte me shume skelete te ndryshme ne dollapet e saj qe do t'ju trembin, si shpirterat e keqinje per Halloween.

Ajo nuk do qe ti ta dish se nuk kujdeset per ty dhe nuk ka aftesi te kujdeset per ty. Ajo nuk ka akses ne atribute si dhembshuria, ndjeshmeria - dhe mendon vetem per ate qe do ose kane nevoje nga te tjeret. Pavaresisht gjithe kesaj, ajo do te beje gjithcka qe eshte e mundur per te manipuluar, per te dhene me shume dhembshuri false si nje menyre per te te kontrolluar. Ajo nuk do qe ti ta dish se nuk eshte ne gjendje te gjeneroj ndjenja te mira nga brenda, sepse nuk ka asgje te mire per te ofruar pervec kaosit, konfuzionit dhe terrorit emocional.

Ajo nuk do qe ti ta dish se ekziston nje frike e madhe dhe e thelle e braktisjes qe qendron ne thelbin e psikikes se saj te brendshme. Ajo merret me demonet e brendshem dhe torturat emocionale. Nen pamjen e jashtme, e bukur dhe konfidente, ajo eshte nje individ i dobet, i pambrojtur dhe i pasigurt, qe eshte bosh, i ceket dhe i frikesuar.

Narcistet nuk duan qe ti te dish se eshte ne interesin tend me te mire te ikesh prej tyre, sa me shpejt dhe sa me larg te mundesh.