pasion.al - Blog / Keshillahttps://pasion.alKeshilla nga pasionBlogsq-ALFri, 24 Apr 2026 11:41:22 +0200 https://pasion.al/path-to-your-icon.png pasion.al - Poezi https://pasion.al Hijet e te kaluares qe nuk duhen injoruarhttps://pasion.al/post/hijet-e-te-kaluares-qe-nuk-duhen-injoruarNe boten e sotme na thone se \"e kaluara nuk ka rendesi\", por ne mekaniken e shpirtit dhe te energjise, e kaluara eshte gjithcka. Kur vendos te lidhe...

Ne boten e sotme na thone se \"e kaluara nuk ka rendesi\", por ne mekaniken e shpirtit dhe te energjise, e kaluara eshte gjithcka. Kur vendos te lidhesh me nje femer qe ka pasur nje histori te gjate partneresh, ti nuk po hyn ne nje kopsht te virgjer, por ne nje territor ku cdo cep eshte i shkelur, i shenjuar, dhe i krahasuar. Ti nuk do jesh kurre \"Ti\", por nje koleksion krahasimesh. Problemi me i madh nuk eshte numri, por standardi i fragmentuar. Cdo mashkull qe ka kaluar ne jeten e saj ka lene nje shije specifike. Njeri ishte i vemendshem, tjetri ishte dominues, nje tjeter ishte aventurier. Kur ti je me te, ajo nuk te sheh si nje njesi unike. Pa vetedije, ajo te zberthen; Sjellja jote i kujton gjestet e atij qe e lendoi. Zeri yt i sjell ndermend pasionin e dikujt tjeter. Menyra si ti e prek krahasohet menjehere me eksperiencen me te nxehte qe ka pasur dikur. Ti je gjithmone ne disavantazh. Ti nuk mund te jesh kurre i ploti, sepse ne mendjen e saj, dikush tjeter ka qene me i mire ne nje detaj te caktuar. Ti je thjesht pjesa e radhes ne mozaikun e saj te paplotesuar. Seksi ne vetvete, me shume se kimi, eshte trashegimi. Ne jetojme ne nje kohe qe e quan seksin thjesht argetim, por harrojme peshen e tij ontologjike. Seksi nuk eshte vetem penetrim; eshte nje shkembim brutal energjie dhe informacioni. Ne nivelin me te thelle, femra eshte nje marrese. Sa here qe ajo kryen marredhenie, ajo nuk merr vetem kenaqesi, por thith nje pjese te identitetit, energjise dhe, ne nje kuptim metaforik e biologjik, gjurmen e atij mashkulli. Kur nje femer ka pasur shume partnere, ajo mbart nje kaos energjitik. Ajo eshte nje magazine kujtimesh trupore dhe shpirterore qe nuk i perkasin asaj, e rrjedhimisht, as ty. Idealizimi thyhet dhe pritshmerite behen toksike nga nderrimet e partnereve. Me cdo lidhje te re, aftesia per tu mahnitur zbehet. Per nje femer me shume histori, magjia e fillimit eshte nje film qe e ka pare dhjetera here. Ajo i di batutat, i di levizjet, i parashikon hapat. Ti po perpiqesh ti dhurosh boten, por ajo e ka pare ate bote te servirur ne forma te ndryshme me pare. Kjo krijon nje lloj imuniteti ndaj dashurise se vertete. Pritshmerite e saj nuk jane me njerezore, por jane ndertuar mbi pjeset me te mira te personave te ndryshem, duke krijuar nje \"Frankenshtajn te idealizmit\" qe asnje mashkull real nuk mund ta kenaqe. Dhe kush po fle me ty ne te vertete? Kur fiket drita dhe mbeteni vetem, pyet veten: Kush eshte ne ate dhome? A eshte ajo, apo jane edhe fantazmat e gjithe atyre qe e kane poseduar para teje? Kur ajo te sheh ne sy, a po te sheh ty, apo po kerkon te ti ate qe i mungon nga dikush tjeter? Por une besoj te forca e unikes. Nje lidhje e vertete kerkon hapesire te paster per tu ndertuar. Kur hapesira eshte e zene nga dhjetra kujtime e krahasime, ti nuk po nderton nje keshtjelle, po perpiqesh te rregullosh nje germadhe ku dikush tjeter ka jetuar para teje.]]>
Fri, 24 Apr 2026 09:22:36 +0200https://pasion.al/post/hijet-e-te-kaluares-qe-nuk-duhen-injoruar
4 rregulla qe duhet te njohe nje burrehttps://pasion.al/post/4-rregulla-qe-duhet-te-njohe-nje-burreKa burra qe jetojne me impulse. Ka burra qe jetojne me iluzione. Dhe ka burra qe jetojne me rregulla. Jo rregulla morale te imponuara nga shoqeria, jo...

Ka burra qe jetojne me impulse. Ka burra qe jetojne me iluzione. Dhe ka burra qe jetojne me rregulla. Jo rregulla morale te imponuara nga shoqeria, jo fraza romantike qe tingellojne bukur ne libra, por rregulla qe burojne nga pervoja, nga gabimet, nga perplasjet me realitetin. Nje burre qe nuk ka qartesi ne raport me femrat, perfundon ose i varur emocionalisht, ose i lodhur shpirterisht, ose i zbrazet seksualisht. Ne te tre rastet, ai humbet qellimin e tij ne veteve, Prandaj keto kater rregulla nuk jane per djem qe luajne, por jane per burra qe duan te kuptojne veten dhe te mos humbin ne lojen e ndjenjave. 1. Flirto me cdo femer Flirti nuk eshte tradhti, nuk eshte papjekuri, nuk eshte turp. Flirti eshte gjalleri. Kur nje burre flirton, ai njeh veten; ai kupton si reagon, si flet, si ndikon, si kontrollon energjine e tij. Ai stervit karizmen, shijen, humorin. Flirti eshte palestra e vetebesimit. Duke flirtuar me gra te ndryshme, ti meson te lexosh gjuhen e trupit, meson te dallosh interesin nga miresjellja, meson te perballosh refuzimin pa u thyer dhe lenduar. Dhe mbi te gjitha, shijon bukurine. Sepse bukuria nuk eshte prone, por eshte perjetim. Nje burre qe ndalon se flirtuari fillon te plaket shpirterisht. Ai behet i rende, serioz, i tensionuar. Flirti e mban te ri - jo ne moshe, por ne energji. Kjo nuk do te thote te jesh i pamoralshem, por do te thote te mos jesh i frikesuar. 2. Dil me femren qe dashuron Mos investo ne nje femer qe nuk e dashuron. hume burra bejne gabimin fatal: zgjedhin nje femer sepse ajo i do shume, sepse eshte e mire, sepse eshte zgjedhje e sigurt. Por nese zemra jote nuk digjet, ajo lidhje do te behet barre. Femren qe dashuron, vecoje. Kur ti e dashuron nje femer, investimi nuk te lodh, sakrifica nuk te duket humbje, dhe pranine e saj nuk e sheh si detyrim por si shperblim. Por kur je me nje femer qe nuk e do, fillon te kerkosh arratisje. Fillon te krahasosh, fillon te ftohesh, fillon te konfuzohesh ne ndjesite e tua. Nje burre nuk duhet te ndertoje jete mbi rehati. Duhet ta ndertoje mbi ndjenje te vertete. Nese nuk e dashuron, mos e mbaj me shume se ajo do te rrije. 3. Perdore femren qe deshiron te perdoret Kjo fjali tingellon e ashper, por realiteti eshte me i ashper se kaq. Ka femra qe jane te gatshme te japin, qe nuk kerkojne lidhje. Ka femra qe kerkojne pervoje, aventure, seks, emocion. Ato nuk duan premtime, nuk duan plane, nuk duan pergjegjesi. Nese ajo eshte e qarte per kete, edhe ti ji i qarte per kete, dhe mos e refuzo. Jo cdo lidhje duhet te shkoje drejt altarit, jo cdo afersi duhet te kete drame a synime. Problemi lind kur mashtron. Kur premton ndjenja per te gjete shtrat. Kur shet iluzion per te blere kenaqesi. Por kur dy njerez e dine cfare po bejne, nuk ka viktima. Ka zgjedhje. Dhe nje burre i forte nuk manipulon, por as nuk refuzon ate qe ofrohet me vetedije. 4. Martohu me femren qe te dashuron ty Kjo eshte rregulli me i rendesishen. Ti mund te dashurosh shume gra ne jeten tende. Por per martese, nuk te duhet vetem dashuria jote. Te duhet dashuria e saj. Martesa me nje femer qe nuk te dashuron eshte tmerr. Ajo nuk do te te respektoje vertete, nuk do te te mbroje ne mungese, nuk do te sakrifikoje me zemer. Dashuria e nje gruaje per burrin e saj eshte siguria e tij emocionale. Nje grua qe te dashuron, te zgjedh cdo dite. Ajo te mbron nga percarja te jep pa llogari. Ne martese, ti ke nevoje te jesh i deshiruar, jo i toleruar. -- Keto kater rregulla nuk jane thirrje per egoizem. Jane thirrje per qartesi. Sepse ne fund, nje burre qe nuk kupton dinamiken e femrave, rrezikon te humbase veten. Dhe burri qe humbet veten, nuk ka me as rregulla, as drejtim, as paqe.]]>
Mon, 02 Mar 2026 18:16:21 +0100https://pasion.al/post/4-rregulla-qe-duhet-te-njohe-nje-burre
10 shenja qe nje grua e martuar do ta beje me tyhttps://pasion.al/post/10-shenja-qe-nje-grua-e-martuar-do-ta-beje-me-tyJo cdo afrim eshte rastesi. Jo cdo buzeqeshje eshte miresjellje. Dhe kur nje grua e martuar afrohet emocionalisht dhe fizikisht, zakonisht nuk ndodh p...

Jo cdo afrim eshte rastesi. Jo cdo buzeqeshje eshte miresjellje. Dhe kur nje grua e martuar afrohet emocionalisht dhe fizikisht, zakonisht nuk ndodh papritur - ndodh ne heshtje, ne hapa te vegjel, ne sinjale qe flasin me shume se fjalet. Me poshte kam listuar 10 shenja te qarta qe tregojne se ajo nuk eshte thjesht duke flirtuar, por po shkon drejt nje vendimi. 1 Ti nuk je thjesht dikush me te cilin flet. Ajo te sheh, te degjon dhe reagon ndaj detajeve te vogla. Interesohet per mendimin tend, per menyren si flet, per gjerat qe te shqetesojne. Kjo vemendje nuk eshte neutrale - eshte e ngarkuar emocionalisht. 2 Ajo gjen arsye per te qene vetem me ty: biseda anesore, mesazhe te vonshme, momente ku te tjeret \"rastesisht\" mungojne. Intimiteti fillon gjithmone me privatesi. 3 Nuk ankohet per gjera te thjeshta. Ajo hapet. Flet per mungese vemendjeje, afersie, deshire. Kur nje grua e martuar fillon te te tregoje cfare nuk ka ne shtepi, zakonisht po identifikon cfare po gjen tek ti. 4 Prekje te vogla, te shkurtra, por te perseritura: krahu, dora, shpina. Jane testime. Reagimi yt i tregon sa larg mund te shkoje. 5 Nje kompliment i thjeshte e ndryshon. Nje mesazh e gezon. Nje mungese e jotja e ben te ftohte ose te shqetesuar. Kur reagimi emocional eshte disproporcional, loja ka filluar. Reagimet e saj ndaj vemendjes tende ndonjehere duken te egzagjeruara. 6 Emri yt del shpesh. Te permend ne biseda, te sjell ne histori, te citon. Kjo tregon se nuk je thjesht prezent fizikisht - je prezent menderisht. 7 Ajo fillon te kujdeset me shume per veten. Ndryshon pamjen, parfumon veten, vishet ndryshe kur e di qe do te te shohe. Nuk e ben \"per ty\", por per ndjesine qe merr nga shikimi yt. Ajo deshiron te ndihet e deshirueshme - dhe e di se ti e sheh ashtu. 8 Ndonjehere e sheh qe ka momente heshtjeje te ngarkuar. Ka caste ku behet e qete, menduese, e permbajtur. Ajo po lufton me nje vendim qe tashme e ka menduar. Heshtja ketu nuk eshte turp - eshte pergatitje. 9 Kur ka dite te veshtira, vjen tek ti. Kur ndihet e zbrazet, te shkruan. Kur ka nevoje per konfirmim, e kerkon tek ti. Nje humbje nje veshtiresi nje semundje - ti duhet ti dish i pari. Marredhenia tashme ka kaluar nga flirt ne varesi emocionale. 10 Ne fillim mund t’i kete permendur: \"jam e martuar\", \"nuk duhet\", por tashme nuk flet me per kufij. Dhe kur keto fraza zhduken, ose thuhen me ironi, kufiri eshte zhvendosur. Ajo nuk po pyet me nese duhet - po pyet vetem kur. --- Kur nje grua e martuar vendos te shkoje me tej, rralle eshte impuls i castit. eshte nje proces emocional, nje afrim i heshtur, nje ndertim gradual i intimitetit. Akti fizik vjen i fundit, por vendimi merret shume me heret. Dhe nese i sheh keto shenja te grumbulluara, dije se nuk eshte me ceshtje \"nese\", por \"kur\".]]>
Thu, 05 Feb 2026 18:27:38 +0100https://pasion.al/post/10-shenja-qe-nje-grua-e-martuar-do-ta-beje-me-ty
Nuk eshte turp te jesh e virgjerhttps://pasion.al/post/nuk-eshte-turp-te-jesh-e-virgjerKa nje presion te cuditshem qe qarkullon ne ajer sot. Nje presion qe nuk shihet, por ndihet. Ne biseda shokesh, ne filma, ne rrjete sociale, ne shkoll...

Ka nje presion te cuditshem qe qarkullon ne ajer sot. Nje presion qe nuk shihet, por ndihet. Ne biseda shokesh, ne filma, ne rrjete sociale, ne shkolle, ne batuta qe duken shaka. Nje ze i heshtur qe te peshperit vazhdimisht: nese je ende e virgjer, je mbrapa bote. Je naive. Je \"femije\". A me keq akoma, dicka nuk shkon me ty. Dhe keshtu, pa e kuptuar, dicka qe duhet te jete intime, personale, nje zgjedhje e thelle e trupit dhe zemres, kthehet ne gare. Si te ishte provim qe duhet dhene sa me shpejt. Shoqeria tallet. Media e ekzagjeron. Serialet e bejne seksin si dicka te perditshme, pothuajse detyrim. Shoqet pyesin me ironi: \"Akoma jo?\" Dhe ajo vajza qe deri dje ishte e qete me veten, fillon te ndihet sikur po mbart nje sekret turperues. Sepse askush nuk e thote hapur, por mesazhi eshte i qarte: humbe sa me shpejt. Thjesht hiqe qafe! Sa e cuditshme kjo logjike. Dhe sa e trishte gjithashtu. Si mund te jete \"barre\" dicka qe eshte pjese e natyrshme e trupit tend? Shume vajza, por edhe shume djem, nuk e bejne hapin e pare nga dashuria apo nga deshira e thelle. E bejne nga nxitimi. Nga frika se mos mbeten te fundit. Nga presioni i rrethit. Nga nje lidhje e dobet qe ne fakt nuk i bind as vete. Dhe momenti qe duhet te ishte i bukur, i ngrohte, i mbushur me besim, kthehet ne dicka te shpejte, te sikletshme, shpeshhere bosh. Jo rralle pastaj, pas disa ditesh vjen ajo ndjenja e cuditshme: Pse u nxitova? Pse me kete person? Nuk ishte ashtu sic e imagjinoja... Keto jane pendesat per te cilat nuk flet askush. Nuk i sheh ne Instagram. Nuk i degjon neper kenge. Por ekzistojne. Jane ato netet kur dikush rri zgjuar dhe mendon se dicka e bukur u shpenzua kot, ne nje histori qe as nuk zgjati. Sepse e verteta eshte e thjeshte: hera e pare nuk eshte gare. Nuk eshte medalje. Nuk eshte prove pjekurie. Por eshte kujtim! Dhe kujtimet, kur behen me personin e gabuar, peshojne. Te jesh e virgjer, nuk do te thote je prapa bote. Do te thote thjesht qe nuk ke gjetur ende dike qe ta beje ate hap te duket i drejte. Do te thote qe po pret dicka me kuptim. Dhe kjo nuk eshte dobesi. Eshte vetekontroll dhe dinjitet. Eshte respekt per veten, gje qe shoqeria sot nuk e vlereson me. Dhe ne nje bote qe te shtyn te dorezosh gjithcka menjehere, te dish te presesh eshte force. Nese martohesh e virgjer, nuk ka asgje te keqe. Asgje te prapambetur. Asgje per tu fshehur. Nuk eshte humbje, por zgjedhje. Sepse trupi yt nuk eshte detyrim ndaj askujt. Nuk eshte prove per shoqerine. Nuk eshte dicka qe duhet kaluar. Eshte i yti. Dhe momenti kur vendos ta ndash me dike, duhet te vije nga zemra dhe qellimet e saj, jo nga presioni i botes.]]>
Thu, 05 Feb 2026 17:44:13 +0100https://pasion.al/post/nuk-eshte-turp-te-jesh-e-virgjer
Cfare eshte dhene falas, ti mos paguaj per tehttps://pasion.al/post/cfare-eshte-dhene-falas-ti-mos-paguaj-per-teNe boten mashkullore qarkullon nje rregull i pashkruar, qe thuhet me ze te ulet por uleret ne cdo grup shoqeror: \"Cfare ka dhene falas, ti mos paguaj...

Ne boten mashkullore qarkullon nje rregull i pashkruar, qe thuhet me ze te ulet por uleret ne cdo grup shoqeror: \"Cfare ka dhene falas, ti mos paguaj per te.\" Ne pamje te pare duket si nje shaka, nje batute burrash ne tavoline. Por ne thelb ajo fsheh nje te vertete te hidhur per menyren se si shume meshkuj sot shohin marredheniet, trupin dhe dashurine. Ka nje logjike mashkullore pas kesaj thenieje. Nje burre qe e thote kete nuk flet per tregti, por per vlere. Ai nuk e pranon te investoje ndjenja, kohe apo perkushtim, te nje femer qe sipas tij, nuk kerkon me respekt ndaj vetvetes. Jo sepse ai eshte i keq, por sepse ne nenvetedije mashkulli kerkon te ndjeje se po fiton dicka te rralle, te vlefshme, qe nuk e merr kushdo. Ne kulturen mashkullore, eskluziviteti eshte shenje nderi. Ashtu sic nuk do te paguash shume per nje produkt qe shitet ne cdo cep tregu me cmime te ndryshme, po ashtu nje mashkull e humb deshiren per te blere dashurine e dikujt qe e ka shperndare pa kriter. E padrejte? Ndoshta e padrejte. Por eshte nje realitet qe shume femra e injorojne. Ne thelb, meshkujt e ndershem kerkojne dicka qe nuk blihet: ata kerkojne vlere personale dhe permbajtje morale. Jo thjesht trup, por permbajtje qe shoqeron trupin. Nje femer qe e di vleren e vet, e ruan jo per arsye fetare apo frike, por sepse kupton se dashuria e pa filtruar eshte humbje. Dhe cfare do te thote kjo per femrat? Per femrat, kjo thenie eshte nje paralajmerim, dhe jo nje percmim. Eshte nje kujtese qe trupi nuk eshte monedhe, por tempull. Dhe cdo here qe nje femer e ofron pa kujdes, ajo e ben me te lehte per boten mashkullore ta shohe me me pak respekt. Nese nje burre eshte i mencur, ai nuk do nje femer qe \"te gjithe e kane pasur\"; ai kerkon nje qe e ka ruajtur veten per dashurine e vertete. Dhe kjo nuk ka lidhje me moralin fetar, por me logjiken njerezore: ajo qe eshte e rralle, vlen me shume. Shume vajza sot, ne emer te \"lirise\", japin pa menduar. Por liria pa pergjegjesi behet veteshkaterrim. Nuk eshte turp te duash, por eshte dem te japesh pa dashuri. Sepse ne fund, ajo cka jep, nuk mbetet si kujtim, por si zbrazeti. Ne thelb, dashuria e vertete karakterizohet nga dinjiteti - ai eshte cmimi i dashurise se vertete. Nuk ka burre qe nuk e ndjen dallimin midis nje gruaje qe eshte \"e lehte\" dhe asaj qe eshte \"e vlefshme\". Njera josh me trup, tjetra ngroh me shpirt. Dhe ne nje bote qe cdo gje shitet, femra qe di te mos shitet, behet thesari me i kerkuar. Keshtu qe po, ndoshta tingellon ashper titulli i ketij postimi. Por kjo fraze eshte nje thirrje per kujdes, veterespekt dhe dinjitet. Sepse dashuria, kur jepet si dhurate, jo si oferte, behet vertete dashuri,]]>
Wed, 05 Nov 2025 13:53:52 +0100https://pasion.al/post/cfare-eshte-dhene-falas-ti-mos-paguaj-per-te
15 keshilla, para se te dalesh me nje grua te martuarhttps://pasion.al/post/15-keshilla-para-se-te-dalesh-me-nje-grua-te-martuarNdiej, ta hap kete postim me nje pyetje: a eshte ok te dalesh me nje grua te martuar ? Pergjigja eshte e komplikuar, se vete dashuria eshte e kompl...

Ndiej, ta hap kete postim me nje pyetje: a eshte ok te dalesh me nje grua te martuar ? Pergjigja eshte e komplikuar, se vete dashuria eshte e komplikuar e te tilla jane edhe lidhjet dashurore. Zakonisht, nje lidhje e tille edhe pse duket ne drejtimin e duhur, ajo ne fakt po shkon drejt nje humbere - mbase edhe pa dijenine tende. E tille eshte lidhja me nje grua te martuar; e komplikuar, dhe me pasoja te pa rikuperueshme. Por dashuria ndodh; ndjenjat vijne e ndonjehere nuk duam ti injorojme, apo ti shmangim, apo ti vrasim. Por a eshte ok te dalesh me nje grua te martuar ? Pergjigja e thjeshte dhe e shkurter eshte "jo". Eshte e komplikuar dhe nuk ja vlen dhibja e kokes dhe e zemres te ndjekesh nje lidhje me nje grua te martuar. Te jesh i treti ne nje lidhje martesore nuk eshte nje premtim paqeje. Ti ke filluar te dalesh me nje grua te martuar dhe shpreson se nje dite ajo do lere familjen e burrin e saj, po sikur ajo cfare ajo le, je ti dhe zemra jote e thyer? Partneret qe tradhetojne ne nje lidhje martesore, zakonisht po arratisen nga nje problem. Por ne vend qe te perballen me problemin, ata zgjedhin te largohen nga realiteti nepermjet nje lidhjeje te re. Dhe nese cifti vendos te riparoje lidhjen, ti do mbetesh si nje teprice e perdorur. Por pavaresisht ketij risku, nese ideja e kesaj lidhjeje te terheq, atehere diji limitet e tua dhe kij parasysh listen e (15) rregullave te meposhtme; 1. Mos kij pritshmeri Rregulli i pare dhe me i thjeshti: mos kij pritshmeri nga nje grua e martuar. Nese mendon se duke e dashur vertete, ajo do lere familjen e burrin e do vije tek ty. Por edhe nese ajo thote pikerisht kete gje, nuk ka garanci se kjo do ndodhi. Keshtu qe para se te futesh ne nje lidhje te tille, ki parasysh te mos kesh asnje pritshmeri. 2. Lidhja sdo jete normale Nje lidhje me nje grua te martuar nuk eshte e zakonshme. Ti smund te dalesh ne takime, ne darka, apo te kapesh duart ne publik. Cdo here qe ta takosh, frika qe ajo mund te jete e fundit here qe takoheni, eshte gjithmone e pranishme. Frika e zbulimit mund te kete efekte anesore te keqija dhe te mos e lejoje lidhjen te shijohet. 3. Ti mund jesh hakmarrja e saj Ndoshta kjo lidhje jashtmartesore ndodh se edhe burri e ka nje te tille. Gruaja ndoshta mban nje lidhje jashtmartesore si forme hakmarrjeje ndaj burrit, keshtu qe mos jeto ne fantazine e dashurise finale apo se ajo do jete me ty pergjithmone. Ti mund jesh nje menyre qe ajo te hakmerret. 4. Ti mund jesh vec nje embelsire pas vaktit Disa partnere kur lodhen nga jeta martesore, tentojne te krijojne dicka temporare jashte marteses. Ne kete forme, mbajne martesen, dhe perfitojne edhe dicka qe nuk e kane ne martese. Shanset e larta jane qe ajo serish te lodhet edhe me ty, e te vrapoje per tek i shoqi, ose tek nje tjeter lidhje e perkohshme. 5. Para-vendos, cfare lidhje deshiron te kesh Nje nje lidhje intime, ndjenjat natyrshem ngjizen e rriten me kalimin e kohes. Eshte e nevojshme ta kesh te qarte cfare lloj lidhje deshiron. Mos bej premtime qe sdo ti mbash; mos krijo nxitje e shpresa per te cilat e di se sdo veprosh. 6. Ji sekret 100% sekret, eshte nje kush i panegociueshem ne nje marredhenie jashtmartesore. Ti kurre nuk e di ku do te te coje lidhja me nje grua te martuar apo nese do jete sukses apo jo. Keshtu qe mos u jep asnje informacion te huajve. 7. Ji i pergatitur per perballje Shanset e shumta jane gjithmone qe nje dite, lidhja jote do diktohet nga familja e saj apo miqte e tu, keshtu qe ji i pergatitur per perballje. Mund te jete vecanarisht shume e rrezikshme nese bashkshorti i saj vendos te te japi nje mesim. Duhet te dish gjithmone te justifikohesh dhe te arratisesh. 8. Mos harro qe familja e saj eshte e para Mund kesh planifikuar nje takim special me te, ndoshta muaj apo jave me pare. Por ate dite, ajo vendos te qendroje me femijen apo me vjehrren ne shtepi, dhe anullon takimin. Kjo sdo te thote asgje te keqe per ty; thjesht, ajo ka nje familje te ciles i jep prioritet. 9. Ji i gatshem te shkeputesh, ne cdo kohe. Ne nje fare pike, kur ajo te filloje te lodhet nga lidhja sekrete me ty, ajo do filloje te distancohet ose do e beje shkeputjen menjehere. Dhe nese ti je shume i lidhur dhe afeksionuar pas saj, do mbesesh me zemer te thyer. Per te shmangur zemerthyerjen, ki parasysh te mos lidhesh shume me te. 10. (mire)Kuptoji ndjenjat per burrin e saj A e permend ajo te shoqin ndersa po rri e kalon kohe me ty? Pershembull, ti i tregon asaj per udhetimin tend te punes ne gjermani, dhe ajo papritur te thote se i shoqi i ka sjell asaj nje pallto nga gjermania? Kjo do te thote se i shoqi i qendron ne mendje gjate gjithe kohes, dhe arsyet mund te jene te ndryshme per nuk jane te mira per ty. 11. Mos hyr ne hapesiren e saj private Mos bej gabim ti shkosh ne shtepi, apo te vendi ku punon. Ajo do frikesohet dhe do distancohet. Ky eshte nje tjeter limit i te pasurit marredhie me nje grua te martuar, sepse duhet te besh kujdes me cdo levize qe merr. 12. Mos u dashuro Ka shume mundesi qe ajo cka fillon si nje marreveshje shoqerore, te perfundoje si nje dashuri e njeanshme. Nese fillojne te te lindin ndjenjat per te, pyete veten nese ajo eshte e ardhmja jote. Nese jo, eshte e nevojshme ti adresosh ndjenjat dhe qellimet e tua para se te komplikosh situaten. 13. Kupto nese ajo po te perdor per te shfryre dufin Nese ajo qan dhe ankohet per burrin e saj, me shume mundesi po te perdor si nje rrugedalje per te shuar zhgenjimet dhe nervozizmat e saj. Ajo ka nevoje per dike qe te flase me te, dhe seksi mund te jete nje menyre per ta mbajte afer ate "dike". Pasi ajo te kete derdhe emocionet negative, ajo mund te mos kete me interes per ty. Ose mund te te lere nje dite te mire me nje leter "faleminderit" ose "me fal". 14. Prano natyren e lidhjes te perkohshme Lidhja me nje grua te martuar vjen me nje afat qe eshte nje kafshate e veshtire per tu kaperdire. Nuk eshte "together forever". Ajo perfundimisht do te kthehet te burri dhe familja e saj, keshtu qe nuk ka kuptim te investosh te gjithe kohen dhe energjine ne te. 15. Mos hiq dore nga nje mundesi reale Kur je i lidhur me nje zonje te martuar, mund te ndodh qe dashuria te te godasi - atehere ji i gatshem ta kapesh me te dyja duart kete dashuri, dhe ta kalosh ne te kaluaren, kete lidhje. Mos u bej budalla dhe te shpresosh qe zonja te lere familjen e saj e te vrapoje per tek ty; eshte nje enderr e larget, nje fature qe sdo duash ta paguash. Kurre mos i thuaj jo dashurise, por kurre mos dashuro pa mendje.]]>
Sun, 22 Jan 2023 17:18:03 +0100https://pasion.al/post/15-keshilla-para-se-te-dalesh-me-nje-grua-te-martuar
Si ta heq xhelozine, nga burri i te dashures time?https://pasion.al/post/si-ta-heq-xhelozine-nga-burri-i-te-dashures-timeSe pari... Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me te mire se bashkshortet e tyre. Pervec rasteve te vecanta, bashkshorti i sa...

Se pari... Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me te mire se bashkshortet e tyre. Pervec rasteve te vecanta, bashkshorti i saj eshte me i mire se ty prandaj eshte aty dhe jo ti. Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me te zgjuar se bashkshortet e tyre. Nese do mendonte se je vertete i zgjuar, nuk do te tregonte shfaqjen e "zemra ime eshte me ty". Zemra e saj eshte atje ku ka jeten. Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me argetues se bashkshortet e tyre. Argetimin e ben vete ajo qe tradheton. Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe kane vetvleresim e moral te larte. Morali i ulet eshte nje kusht per te plotesuar rolin e dashnorit sekret. Ti mendon se burri i saj eshte i merzitshem... Mendoje pak; ca ka me te merzitshme se te qendrosh me celular ne dore gjithe diten, duke prite rallen qe nje grua e martuar te arratiset nga te jetuarit e jetes se saj, e te kaloje tek ty, qe je jashte jetes se saj? Ca ka me te merzitshme se te kalosh 5 dite duke bere plane per fundjave dhe ne fundjave gjithcka te anullohet me nje sms, sepse ajo ka prioritete te tjera, me burrin e saj? Ca ka me te merzitshme sesa te torturosh veten gjate gjithe kohes, duke u ndjere sikur nuk je i barabarte me dike tjeter? Ca ka me te merzitshme sesa te vendosesh te plotesosh jeten e dikujt tjeter ne vend qe te plotesosh jeten tende? Ska asgje me te merzitshme. Xhelozia per burrin e te dashures tende, eshte aty, per aq kohe sa ka nje te dashur dhe nje burre.]]>
Wed, 04 Jan 2023 11:05:53 +0100https://pasion.al/post/si-ta-heq-xhelozine-nga-burri-i-te-dashures-time
5 faktoret kyc, per nje lidhje me nje grua te martuarhttps://pasion.al/post/5-faktoret-kyc-per-nje-lidhje-me-nje-grua-te-martuarShume meshkuj terhiqen pas grave te martuara dhe i shohin ato si me terheqe dhe partnere me te mira, krahasuar me vajzat e reja. Monogamia eshte cdo d...

Shume meshkuj terhiqen pas grave te martuara dhe i shohin ato si me terheqe dhe partnere me te mira, krahasuar me vajzat e reja. Monogamia eshte cdo dite nje praktike me e pa-realizueshme dhe ciftet shpesh kerkojne partnere jashte martese, per shkak te mungeses se dashurise, respektit, monotonise, apo nje liste arsyesh te tjera. Nje grua e martuar, eshte partnerja ideale per shume meshkuj. Se perse, e kam treguar ne poste te tjera, por nese kjo grua eshte terheqese dhe e matur, gjithcka behet teper e lehte per te rene ne dashuri e asnje mashkull nuk do dorezohet lehte ne kete situate. Jo vetem eksperienca e ketyre grave behet terheqese per meshkujt, burra apo djem qofshin, por edhe vete keto grate shpesh kerkojne nje ndryshim ne jeten e tyre, nje freski, nje ndjenje rinore. Grate duan te jene te admiruara, te deshiruara e te plotesuara e ato duan vec te bien brenda me dike qe ua ploteson nevojat. Une kam listuar pese keshilla te thjeshta dhe kryesore per cdo djale qe tenton te helli kete hap; 1. Koha Cdo marredhenie e re, kerkon kohen e saj te zhvidhohet e te shkelqeje. Shume gra, thuajse ne cdo rast, ato nuk jane komplet gati te menjanojne burrin e te shkojne pas nje burri tjeter. Nese ti e do shume zonjen qe ke njohur, duhet ta ndertosh marredhenien gradualisht duke fituar besimin e asaj dhe duke e bere te ndjeje qe ajo po ben gjene e duhur. 2. Rehatia Krijo rehati, eshte shume e rendesishme qe ajo te ndihet rehat ne shoqerine tende. Rehat, ne sensin, me besim, e pa-paragykuar, dhe e bukur. Afrohu me te duke njohur pelqimet dhe frikerat e saj. Nese ajo ka nevoje per kohe - jepja. Hapesire - jepja. Komplimente - beja. Ajo do vije vete pas teje nese ti e ben te ndihet rehat. 3. Mbeshtetja Nje grua e martuar, zakonisht fillon nje lidhje jasht-martesore kur nuk eshte e lumtur me jeten dhe bashkshortin e saj. Perpiqu te jesh suporti i saj e ti qendrosh afer kur ka nevoje per ty; me keshilla, me dedikime, apo me nje cante te re nese ka nevoje. 4. Bashkshorti Mos e bej shok burrin e saj. Kjo do e komplikoje gjithcka, do e veshtiresoje gjithcka, dhe burri do e kete te lehte ku ti filloje investigimet nese do kete nje dyshim. Qendro larg burrit te saj dhe trajtoje zonjen, si te jete beqare per ty. 5. Realizimi (i pritshmerive) Ji gjithmone i vetedijshem ca pret ajo nga ty; kije gjithmone ne medje se ti nuk je burri i saj por je pikerisht ajo dhe gjithcka cka burri i saj eshte. Njihu me cka asjo do e ka nevoje dhe realizoi ato pritshmeri.]]>
Thu, 10 Nov 2022 17:10:05 +0100https://pasion.al/post/5-faktoret-kyc-per-nje-lidhje-me-nje-grua-te-martuar
8 cilesi qe kerkon cdo mashkullhttps://pasion.al/post/8-cilesi-qe-kerkon-cdo-mashkullEshte kthyer ne nje norme sikur meshkujt pelqejne vetem pamjen e jashte tek nje femer, kjo per shkak edhe se femrat e frymezojne shume ate gje duke u ...

Eshte kthyer ne nje norme sikur meshkujt pelqejne vetem pamjen e jashte tek nje femer, kjo per shkak edhe se femrat e frymezojne shume ate gje duke u marre vetem me lukun e tyre. Por ka te tjera cilesi qe meshkujt i kerkojne kur duan te ndertojne dicka solide dhe qe zgjat; Pavaresia Nje femer jo thjesht ambicioze por qe i beson vetes, eshte teper terheqese per meshkujt. Kjo sdo te thote qe femra duhet te paguaje e te shpenzoje, por te jete e pavarur ne emocione dhe ne financa, eshte nje plus i mall. Zgjuarsia Personala Ska nevoje per ndonje titull apo ndonje Nobel, por nje femer qe mund te ndjeki biseda dhe te kete hobi e preferenca te vetat, dallohet shume nga masa. Jo domosdo te kete te njejtat interese si partneri, por femra qe di te flasi per impresionet e veta ndaj cdo gjeje ne bote, ka nje tjeter plus. Te degjuarit Merret shpesh si fakt se femrat flasin shume. Por ka nje sekret; sa me pak qe flet, aq me shume meson per te tjeret dhe aq me terheqes dukesh ne syte e biseduesve te tu. Meshkujt duan nje femer qe i degjon ku flasin. Buzeqeshja Askujt nuk i pelqen dikush qe nuk ia pelqen barcaletat. Meshkujt krenohen me humorin e tyre dhe e marrin te mireqene qe eshte i mire, dhe keshtu nje vajze qe nuk qesh me barcaleta - eshte turnoff i plote. Buzeqeshja te ben vecse terheqese. Bukuria Nuk behet fjale per rroba te shtrenjta apo tone makeup-i, por behet fjale rreth dashurise per veten dhe per bukurine natyrale. Kushdo mund te kete te meta, por te shfaqesh pjeset tua me te mira - e bejne femren speciale. Konfidenca Meshkujt duan femra qe e dijne ca duan. Dhe nuk behet fjale per tu veshe apo per tu ushqyer, por behet fjale per konfidence ne te folur, ne te dhene opinione, ne te ngrite zerin. Kur meshkujt kerkojne dike per te ndare jeten, nje fytyre e bukur nuk mjafton. Individualiteti Femra qe ka stilin dhe modelin e vet pa kopjuar instagrame, ka nje plus te mall. Respekti Respekti fitohet, sigurisht, por fillimisht kemi detyre tia japim ate gjithkujt. Meshkujt, gjithmone pelqejne te trajtohen me respektin e nje burri, dhe kjo eshte ne gen.]]>
Sat, 22 Aug 2020 17:41:31 +0200https://pasion.al/post/8-cilesi-qe-kerkon-cdo-mashkull
6 hapa te thjeshte per tu rene ne sy vajzavehttps://pasion.al/post/6-hapa-te-thjeshte-per-tu-rene-ne-sy-vajzaveTakimet jane si nje loje, dhe loja vecsa vjen e behet me sfiduese kur shohim shoket tane tek gjejne vajza ne Tinder, Snapchat e madje edhe ne Instagra...

Takimet jane si nje loje, dhe loja vecsa vjen e behet me sfiduese kur shohim shoket tane tek gjejne vajza ne Tinder, Snapchat e madje edhe ne Instagram. Shohim perdite kaq shume opsione dhe menyra per te njohe vajza te reja sa nuk e dijme me se cila eshte menyra apo rruga e duhur. E kur bejme zgidhjen tone, duhet te sigurohemi qe edhe vajza e ka bere zgjidhjen e saj - ne, mua! Eshte si te fitosh nje lotari, por fitorja njihet vec nese edhe lotaria te zgjedh ty. E kjo e ben argetuese, apo jo? Me poshte, kam shkruar disa ide te thjeshta per te impresionuar nje vajze qofte ne rrjetet sociale qofte ne rruge a ne shkolle. Mos u rruaj! Nuk eshte per te qeshe, por seriozisht, djemte qe mund te kene nje mjeker te bukur e te paster, duhet ta kene ate. Ndoshta mjekrat do dalin nga moda pas 3-4 viteve por nuk do jete e veshtire te rruhet pastaj, keshtu qe nese mund te mbash nje mjeker te rregullt - mbaje! Por jo nje mjeker si ato qe shohim neper kafe, te rruar keq, me qime te padala, mjeker e nxjerre me zor. Mbaj nje mjeker te bukur te paster te natyrshme. Mos u vesh keq! Jo domosdo si Tom Cruise e sidomos jo si Noizy, por vishu me rroba te mira, vecanarisht jo rroba te tipit "ky jam une e sme rruhet per boten". Tendenca sot eshte qe njerezit te mos pranohen per ata qe jane, keshtu qe mos ji vetvetja ne veshje, madje mos vish as thjesht rrobat tua me te mira, por blej rroba te reja te kohes. Mos u bej i lodhshem! Askujt nuk i duket terheqes deshperimi, sidomos vajza te diteve te sotme qe personalitetin e tyre e krijojne duke pare njerez si Kim Kardashian qe nuk qajne kurre dhe e vetmja gje qe i merzit eshte qenushi qe nuk ndihet mire me pellushin e ri. Mos bej njemije pyetje, lejoje vajzen te kete jeten e saj dhe mos ji ne pritje qe ajo te beje ndryshime me agjenden e saj nese ka vec disa dite a qofte edhe jave qe te ka takuar. Mos ji egoist! Ti mund te flasesh per veten dhe jeten tende e gjerat e tua, sigurisht. Por biseda nuk duhet te jete rreth teje. Perpiqu te flasesh aq sa degjon, pikerisht rreth gjerave qe degjon, bie fjala, rrefe nga jeta jote gjera qe asaj i pelqejne, si pershembull si ti po mendon te fillosh palestren sepse ke pare se asaj i pelqejne ato aktivitete. Mos ji arrogant por i ndershem! Nese ndien se lidhja (njohja) nuk po ka progres, mos e humb kohen e asnjerit dhe lere vajzen te qete. Mos perdor shprehjen idiote "nuk eshte faji jot, por imi", se me siguri eshte faji i saj. Por mos ja thuaj. Eshte krejt normale qe kjo faze te ndodhi gjate njohjes. Ki parasysh nje hile se vajzen sa me shume e terheq, aq me shume largohet, keshtu qe lere te vendosi vete. Nese nuk shkoni, mos rrini bashke. Mos e ler veten pas dore! Nese ndonjehere mendon "ajo duhet te me pranoje sic jam", e ke humbe thelbin. Te te pranoje sic je, do te thote te te pranoje sic je bashke me perpjekjen per te bere me te miren. Nese ajo pret bodybuildng ne ty, me mire lere te shkoje, por ti mos rri gjithe naten ne internet e gjithe diten fjete e barku te goja.]]>
Wed, 29 Jul 2020 10:05:58 +0200https://pasion.al/post/6-hapa-te-thjeshte-per-tu-rene-ne-sy-vajzave
Si te thyesh nje zemerhttps://pasion.al/post/si-te-thyesh-nje-zemerMerre partnerin tend, e fillo ti thuash gjithcka deshiron te degjoje. Beje te mendoje qe ne syte e tu eshte njeriu me i bukur e me special. Sillu si...

Merre partnerin tend, e fillo ti thuash gjithcka deshiron te degjoje. Beje te mendoje qe ne syte e tu eshte njeriu me i bukur e me special. Sillu sikur shqetesohesh per te. Sillu sikur gjithcka do te besh eshte vec te flisni bashke. Sillu sikur ska asgje me te mire per te bere se te qenit afer. Sillu ne kete menyre derisa te kenaqet. Kerkoji te te beje sms sapo te mberrije ne shtepi sepse ti kujdesesh per te. Flirto me te, degjoje kur te flet, thuaji fjale qe askujt sja ke thene kurre me pare. Binde se askush para tij ska me rendesi. Beje te besoje ne dashuri, ne endrra, beje te besoje se edhe perrallat ndodhin. Beje te besoje se ti je cka ka prite, cka ka pase nevoje te kete. Jepi arsye te pafundme per te te besuar ne ty e beje te te besoje ty verberisht. Mundesoji te te besoje qe te jesh nje engjell mbrojtes per te. Mundesoji te te besoje e te ta hapi deren e zemres e shtepise. Mesoji nje romance. Mesoji fillimin e dickaje per te cilen ka enderruar. Thuaji pafund se sdo kete kurre fund. Dhe kur te shohesh sa larg ka shkuar gjithcka, ndalu! Coje ate ne cep te botes qe po ra - te thyeje brinjet e kraherorit. Injoroje. Shmange. Lejoje te vrase mendjen se ku ka gabuar. Lejoje te vrase mendjen se kush e ka fajin. Lejoje te vrase mendjen se mos ndoshta te ka lenduar. Lejoje te vrase mendjen e te vere ne pikepyetje gjithcka ka bere me ty. Lejoje te pyesi veten a eshte mjaftueshem per ty. Lejoje te pyesi veten a do mjaftoje qofte edhe per ndonje tjeter. Kur te te shkruaje, mos ju pergjigj. Lerja bisedat pergjysem. Beje te ndihet pa rendesi. Vritja shpirtin me heshtje. Lejoje te mendoje e te rimendoje gjithcka ti ben. Lere varur, pa pergjigje. Lere ne konfuzitet. Lere ne dyshime por ti kije gjithmone gjithcka te qarte. Mos i jep kurre pergjigje, por beji githmone te njejtat pyetje. Tregoji me sjellje qe nuk shqetesohesh per te. Qe ste ka interesuar kurre. Qe gjerat tua jane me mire pa te dhe vecse te ka shqetesuar ne jeten tende me rendesi. Qe ti ske pase qellim qe ndonjeri te bjeri ne dashuri. Qe ndjenjat tuaja nuk jane te barabarta. Qe ti ske zgjedhe akoma nje nga opsionet e tua. Tregoji qe ti ske arsye por te mos e bere gjumin te qete. E kur ta kesh realizuar kete mision, shikoje ne sy. Do jete bere nje rremuje, nje lemsh qe po perpiqet te ringreje muret rreth zemres se vet qe i pat rrezuar qe ti te hyje brenda. Do jete duke u perpelitur me vetebesim e vet. Asgje sdo mund ta ktheje sic ishte. Askush ne bote, as vetja e vet dhe madje as ti! Se sdo kesh thyer vec nje zemer, do kesh thyer krejt nje njeri te pafaj.]]>
Mon, 27 Jul 2020 04:32:15 +0200https://pasion.al/post/si-te-thyesh-nje-zemer
Cfare te bej nese e dashura ime e re, nuk eshte e virgjer?https://pasion.al/post/cfare-te-bej-nese-e-dashura-ime-e-re-nuk-eshte-e-virgjerKa pyetje te tilla, pyetje si kjo qe do perpiqem ti pergjigjem, qe kur e degjoj, me bejne te vras mendjen se cilat jane opsionet e mia. Filloj ti mend...

Ka pyetje te tilla, pyetje si kjo qe do perpiqem ti pergjigjem, qe kur e degjoj, me bejne te vras mendjen se cilat jane opsionet e mia. Filloj ti mendoj dhe nuk e di se cilat jane, nuk mundem reaisht te gjej disa opsione te ndryshme ne kete situate. Por prapeseprape, ndoshta gjithcka varet nga personi qe ngre pyetjen, nga shkollimi, nga feja, nga cfare ka mesuar ne familjen ku eshte rrite e cfare jane mendesite apo prishmerite e tij. Per mua virgjeria nuk ka qene kurre nje kerkese specifike apo kusht qe nje vajze te mund te filloje nje lidhje me mua. Virgjeria ka tendence me se shumti te jete me rendesi ne persona te rinje ne moshe dhe te pa "rrahur" me shume probleme, apo persona te rrahur me shume probleme por te paafte (ose te pafat) per te zgjidhe probleme qe i perkasin kesaj ceshtje, ose persona paktikante religjioze per te cilet virgjeria eshte pertej shpimit te cipes por edhe pertej epsheve seksuale - deri ne martese. E thene me fjale te tjera, per me teper, virgjeria mund te jete nje problem per djem pa eksperience te cilet frigesohet qe mund te mos dijne mjaftueshem per te mbajte interesin e nje vajze jo te virgjer; apo nje problem per djemte e frymes religjioze per te cilet eshte imorale bashkimi dhe njesimi me dike qe nuk ndjek te njejten kushtetute moralesh. Nese problemi eshte eksperienca; nuk ka shume per te thene pervecse vete e mirekuptoj. Djali gjithmone do ndihet ne disavantazh dhe e vetmja zgjidhje eshte komunikimi, dhe sinqeriteti i vajzes. Komunikim, bisede, komunikim dhe bisede rreth frikerave dhe pasigurive. Cifti duhet te bisedoje me njeri-tjetrin rreth cdo gjeje qe i shqeteson dhe qe kane nevoje ti beje te lumtur, duke qene te hapur, dhe jo [para]gjykues. Nese problemi eshte morali; atehere prape mund te jap te njejte keshille. Komunikim! Te flitet rreth pritshmerive. Djali gjithashtu mundet (duhet) ta degjoje dhe ta kuptoje vajzen rreth arsyeve dhe mendesive qe e kane cuar ate ne humbjen e virgjerise me nje djale me te cilin sot ajo vajze padyshim nuk eshte me. Djali duhet te dije edhe te mirekuptoje e te fali, dhe te kuptoje se gjithcka ka ndodhe ne jete perpara, eshte e pavlere dhe ashtu duhet te jete, ne krahasim me nje lidhje te re dhe me qellime te sinqerta qe sapo ka filluar. Sepse djemte qe smund te falin gabime dhe imperfeksione te ketij lloji, atehere ata sdo mund te kene kurre nje lidhje te mire me nje vajze jo te virgjer. Mbyllja e nje lidhjeje qe con ne merzi dhe lote, para se ajo te filloje, eshte nje keshille qe nuk ka nevoje te jepet as te merret. ]]>
Tue, 05 May 2020 16:25:41 +0200https://pasion.al/post/cfare-te-bej-nese-e-dashura-ime-e-re-nuk-eshte-e-virgjer
40 gabime te thjeshta te nje lidhjejehttps://pasion.al/post/40-gabime-te-thjeshta-te-nje-lidhjejeGjithkush ben gabime, madje edhe njerezit qe duken te mrekullueshem ne sy te shokeve apo ne instagram, as ata nuk perjashtohen. Dhe nje lidhje e sukse...

Gjithkush ben gabime, madje edhe njerezit qe duken te mrekullueshem ne sy te shokeve apo ne instagram, as ata nuk perjashtohen. Dhe nje lidhje e suksesshme ky te dy partneret jane te kenaqur pozitivisht, eshte nje projekt intensiv, me nje milion levizje qe nuk mbarojne kurre, dhe kerkon shume pune. E kur keta dy njerez nuk dijne te punojne bashke, atehere ka shume gabime qe vijojne. Por kur kalon nje kohe e konsiderueshme, e konsiderueshme ne varesi te asaj ca partneret kane dhe presin, atehere duhet te shihen gabimet e te korrigjohet cka eshte e mendur. Dhe keshtu do thoshte cdo ekspert apo keshillues lidhjes, secili mund te vije me nje liste permbledhese te ketyre 40 shenjave qe une do perpiqem ti lustroj me poshte, pasi i kam mbledhe nga eksperiencat e mia. 1) te mos merresh me veten tani qe ke pertnerin Eshte e lehte te ndihesh sikur ke gjete dashurine e jetes, kjo i ndodh cdokujt ne cdo lidhje, pergjithesisht. Por duhet punuar me veten gjithmone, sepse edhe partnerit i detyrohesh ti japesh me te miren, e mire qe fillon nga vetja jote. Une dua ta shoh vajzen time qe merret me veten e saj me shume tani qe ka mua. 2) te luash me xhelozine Xhelozia e pa diskutuar eshte shkaterruese ne nje lidhje. Eshte naturale te jesh xheloz dhe sigurisht, me keto ndjenja duhet te merresh duke biseduar. Ciftet duhet te flasin lirshem rreth ndjenjave te xhelozise dhe te japin cdo pergjigje te cdo pyetje qe lehtesisht duhet te behet. 3) te sjellesh plehra nga lidhjet e meparshme Eshte e veshtire, por duhet te punohet. Eshte e veshtire te mbash nje lidhje te re pa u ndikur nga e vjetra, por jane dy lidhje te ndryshme ne fakt dhe duhet te trajtohen si te tilla. 4) te mendosh qe jeta jote seksuale eshte maksimumi Ne fillim, cdo lidhje, ka pasion e duket se do ja shkyesh rrobat partnerit sa here e sheh. Te mbash kete pasion per gjate eshte e veshtire, e sigurisht qe do kete edhe renie, e nese jo renie - sdo kete rritje kurre. Komunikimi eshte celesi. 5) te mendosh se lidhja qe ke kuron gjithcka Asgje nuk eshte si nje perralle; sigurisht qe te jesh ne dashuri eshte gje e mire, por kjo nuk zgjidh asgje. Dashuria ne vetvete eshte vetem nje problem i ri nese te tjerat nuk jane zgjidhe akoma dhe nuk u jep dot rruge. 6) te thyesh privatesine Kur kerkon fort, me siguri do gjesh dicka qe ste pelqen dhe nese jo detyrimisht dicka e keqe, germimi ne te, atje do perfundoje. Duhet ti besosh partnerit pa e spiunuar dhe nese ka dicka qe dyshon, duhet te pyesesh e te marresh pergjigje menjehere. 7) te mos permiresosh seksin Te permiresosh seksin nuk do te thote te dalesh ta besh ne rruge kur dritat e semaforit shuhen. Permiresimi i seksit behet duke shtuar komunikimin, qe con ne pozicione te reja, vende te reja, orare, temperatura, rroba... 8) te mos u shkosh nevojave te partnerit Te mendosh jashte vetes eshte e veshtire per secilin. Ta shohesh boten me syte e tu, eshte organike, por qe ta vesh veten ne kepucet e partnerit e te mendosh me pozicionin e tij, kerkon te levizesh - eshte kusht per lidhjen qe te funksionoje. 9) te rrish me partnerin per shkak te dinamikave familjare Te gjithe kemi tendece te shkojme pas nje partneri qe u ngjan prinderve tane a te pareve tane qe i kemi dashur shume e kjo ndodh pa vetedije; ndoshta pertneti ka sigurine e babit a qetesine e gjyshit e na duket shume familiar, por ka rendesi qe kjo te mos jete e vetmja gje na lidh. 10) te kesh orare Jeta na meson se gjerat nuk shkojne si i planifikojme. Kur mendon lidhjen, nuk duhet te mendosh ne terma kohore te tipit "do martohem pas dy vitesh" apo "do martohem kur te filloj pune". Lidhjet jane te komplikuara per te pase skedulime, kjo behet vetem duke u perpjeke, jo duke prite orarin. 11) te fokusohesh ne kenaqesine e partnerit Seksi eshte nje kenaqesi qe ndahet - cdo akt apo levizje qe nuk e shijojne te dy partneret njesoj apo qe nuk i trajton te dy partneret njesoj - duhet te flitet, te zevendesohet. 12) te krijosh varesi Ti dhe partneri jeni nje ekip, por sduhet te bazoheni tek njeri-tjetri per gjithcka. Duhet ta njohesh veten si person, dhe te dish rendesine tende vetjake dhe rendesine e pavaresise tende. Ta humbesh veten ne nje lidhje do te te beje te ndihesh e paplotesuar - qe eshte e kunderta e asaj cka duhet te jete. 13) te mos komentosh statusin e lidhjes Eshte e gabuar te mendosh se ciftet duhet te flasin vetem problemet. Te flasesh per gjithcka po ndodh e si po ndihet secili, eshte dicka qe duhet te behet perdite pavaresisht nese ka apo jo nje problem. Kjo i mban dyert hapur dhe e ndihmon lidhjen te rritet. 14) te harrosh rendesine e prekjeve jo-seksuale Seksi eshte i rendesishem por edhe prekjet e tjera fizike jane po aq. Ti mbash krahun partnerit, ti kapesh doren, ti puthesh gushen - jane gjeste qe largojne stres e japin siguri. Pak prekje perkthehet ne shume ndjesi. 15) te biesh ne rutine Te argetohesh, eshte nje kusht kryesor i nje lidhjeje te forte qe zgjat, dhe nuk kerkon shume perpjekje. E njejta rruge e njejta kafe i njejti shtrat, dhe lidhja nuk do eci kurre nje hap perpara. 16) ta konsiderosh partnerin "tendin" Partneret rriten bashke dhe mbase harrojne te sillen mire si ne fillim te njohjes. Eshte e lehte te marresh per te sigurte partnerin tend pas 4-5 vite lidhje, por gjithmone duhet te tregosh vleresim e respekt - ato nuk vjetrohen kurre. 17) te mos caktosh kohe te vecante per partnerin Te jetoni bashke apo te takoheni perdite, duket si kohe kualitative - por nuk eshte. Duhet ti tregosh partnerit qe ty te intereson, duke lene gjithcka tjeter here pas here, per te, duke i treguar rendesi e specialitet. 18) te perpiqesh ta ndryshosh partnerin Partneret duhet te punojne te rriten bashke, por kur pret qe partneri te ndryshoje dicka - eshte e padrejte dhe nuk shperblen. Nese ndien se je me nje person i cili duhet te ndryshoje gjene me te vogel ne personalitetin e vet - atehere je me personin e gabuar. 19) te mbytesh ne drame Argumentet ndodhin, por nuk i sherbejne lidhjes. Ciftet e reja apo partneret pa eksperience kane tendence te egzagjerojne ndonjehere, ne shperthime emocionale apo kushte e kerkesa te pasense, por ajo qe duhet bere eshte te folurit ne qetesi me sa me pak emocione. 20) te harrosh detajet Detajet; mesazhet e vona, takimet suprize, dhuratat e byrzylykeve apo nje shishe vere, tregojne kujdes dhe vemendje ndaj partnerit. 21) te braktisesh shoket Partneri nuk duhet te jete gjithcka per ty; miq, familje, kolege, rreth shoqeror, te gjithe te ndihmojne te rritesh. Askush nuk e do dike qe nuk ka nje jete apo aktivitete jashte lidhjes. Suksesi eshte te duash ne jeten tende dike qe ka jeten e tij. 22) te mbash meri Nese mendon se e ke fale e harruar dicka, duhet te ndodhi vertete. Nje ndjesi e keqe ndaj partnerit per dicka qe nuk eshte zgjidhe, nuk do iki kurre vetvetiu. Te flitet, te zgjidhet dhe te falet - eshte suksesi. 23) te mos i besosh partnerit apo ti besosh verberisht Besimi i verber dhe mosbesimi, sado te ndryshme, jane dy ndjesi bazuar ne dicka qe mund mos egzistoje. Partneri duhet gjithmone te japi shenja, per te merituar njeren ndjesi ndaj tij. 24) te mos flasesh cilesite tua per shkak te qetesise Dialogu dhe perballja te rrisin. Nuk ka rendesi sa shamate ben me partnerin, por rendesi ka ca mbet ne fund te cdo dialogu dhe permiresimi qe ben ne lidhjen tuaj. 25) te jesh mendje-mbyllur Cdo cift eshte i ndryshem nga njeri-tjetri. Para ciftit, jane dy persona qe kane rregullat dhe moralet e veta, cifti pastaj eshte rezultat i miksimit te te dyve, por jo nje standart individual. 26) te ngutesh Te ngutesh ne nje lidhje, te ngutesh per te bere gjera pa ralle, eshte si te vraposh per tia kaluar ores - ne fund te vrapit, kur te lodhesh, do jesh prape ne te njejtin vend ku ishe ne fillim, si edhe ora. 27) te lesh veten pas dore Lidhja sdo te te japi asgje te mire per veten nese ti nuk ia jep vetes. Duke ia dhene vetes, ia jep edhe lidhjes dhe krijohet harmoni. Askush nuk e do dike qe i jep veten lidhjes. 28) te kesh turp ne shtrat Gjithcka duhet te flitet hapur dhe pa turp. Vetem biseda siguron kenaqesi seksuale ne shtrat, sepse partneri sdo i dije kurre fantazite e tua, pa i fole. 29) te mos fitoje askush ne nje zenke Pas argumenteve, ka nje tendence te pretendosh sikur nuk ndodhi asgje e te vazhdozh diten njesoj. Por kjo nuk ben asnje favor - papershtatshmerite ne veprime apo edhe ne mendime do jene prape aty dhe ne zenken tjeter do shtohen nese e para eshte mbydhe pa nje fitues dhe nje humbes qe e pranon humbjen ndershem. 30) te mendosh se ske pse flet per para Parate, jane nje problem qe ndahet ne cdo faze jete. Nese vendimet e njerit kane ndikim tek tjetri, ata duhet te jene te perfshire bashke dhe nese nuk kane ndikim, konsulta mbi shpenzimet, eshte nje "hile" e bukur per te forcuar lidhjen. 31) te shmangesh te folurit Ndjesite, sidomos ato te fajit, jane te veshtira per tu pranuar. Partneri vetvetiu do krijoje supozime sepse mendja eshte ne kerkim gjithmone dhe nese keto supozime jane te gabuara, dhimbja mund te jete e madhe. 32) te mos dish ca ke nevoje Partneri jot mund mos e lexoje mendjen tende, keshtu qe duhet te flasesh me veten per ca ke nevoje dhe pastaj ta thuash me ze te larte. Nese ti apo partneri nuk i njihni vlerat dhe nevojat tuaja, do deshtoni te keni sukses kur ato te behen te domosdoshme. 33) te besh lojera inteligjence Nese ndonjehere e gjen veten duke testuar inteligjencen e partnerit apo anasjelltas, apo duke e fajesuar partnerin per gjendjen tende ne nje sprove inteligjence, lidhja po kthehet toksike. 34) te lesh parate te prishin balancen Njeri ka pune tjetri jo, njeri fiton me shume ne me pak kohe, por kjo kurre nuk duhet te beje dallim mes partnevere. Nuk duhet te kete nje partner qe "eshte i zene me pune" nese tjetri nuk eshte i zene kurre. 35) te mos njohesh veten Qe te kesh sukses ne lidhje, duhet te dish kush je e te njohesh karakterin tend, te dish qellimet e tua, te kesh qartesi, e te jesh kush deshiron te jesh. Nese nje gje nga jeta apo personaliteti jot duhet te ndryshoje per shkak te lidhjes, aty ka nje gabim. 36) te dalesh me nje te parritur Menyra si rritesh, eksperiencat qe ke kaluar, dhe pjekuria, te gjitha keto aspekte jane shume te rendesishme per partnerin qe te te ndihmoje ne nje lidhje te suksesshme. 37) te mos ankohesh Ti dhe partneri jeni bashke, por edhe individe, qe do te thote se per te pase sukses duhet te beni gjera qe ju lumturojne te dyve. Te pranosh apo te besh dicka qe nuk e do, do krijoje ftohjte eventuale. 38) te mos komunikosh Te gjithe e pranojne rendesine e komunikimit por askush nuk e respekton. Komunikimi eshte dy njerez qe njeri flet e tjetri degjon, dhe ai qe ka degjuar kupton. 39) te mbydhesh partnerin ne erresire Nese ke qene ne nje lidhje me pare, me siguri ke ndertuar disa mure apo ke marre disa plage. Te dashurosh, do te thote te japesh veten, me gjithcka ke marre rruges dhe kjo eshte dashuria e vertete. 40) te mos kuptosh qe lidhjes i ka ardhe fundi Lidhja nuk duhet te zgjasi gjithe jeten. Kur ka dicka qe duhet ta fshehesh nga dikush - atehere me siguri nuk eshte dicka e drejte per ty.]]>
Fri, 02 Aug 2019 12:06:23 +0200https://pasion.al/post/40-gabime-te-thjeshta-te-nje-lidhjeje
Qe ajo te mos e humbi interesinhttps://pasion.al/post/qe-ajo-te-mos-e-humbi-interesinJo vetem eksperiencat e mia por edhe bisedat me shoket e historite e shumta qe kam degjuar ne kafe a tjetersi, me kane dhene nje ide te qarte, mendoj,...

Jo vetem eksperiencat e mia por edhe bisedat me shoket e historite e shumta qe kam degjuar ne kafe a tjetersi, me kane dhene nje ide te qarte, mendoj, rreth arsyeve se pse nje femer e zakonshme e humbet interesin e saj ndaj partnerit dhe si mund te rifitohet ky interes. Kjo vlen edhe per djemte, por une kam qejf te targetoj vajzat ne kete shkrim, duke qene se jane edhe me kerkuese ne nje lidhje dashurore. 1. Te qenit shume ne nevoje. E di, nuk eshte krejt e qarte por tipi qe perpiqem te targetoj me kete pershkrim eshte, nje djale qe ka shume nevoje per te dashuren e tij, - qe ka nevoje ne gjithcka. Kjo gjendje, i ben 99% te femrave te humbin interesin dhe te shikojne per nje tjeter djale qe i pershtatet me mire jetes se tij dhe eshte me vetjak. Sepse te kesh nevoje per nje femer - nuk eshte seksi, por ta besh ate te kete nevoje per ty, kjo po qe eshte. Sepse nevoja per te madje nuk eshte as e lezetsheme, dhe nuk eshte as dicka qe te terheq. Kur nje djale ka shume nevoje, ai i thote me gjeste e me vepra te dashures se tij, fjale qe ne mendjen e saj interpretohen si "nuk e di kush jam pa ty dhe une e respektoj veten aq pak sa dua te bej gjithcka vetem qe ti te jesh e lumtur". Ai mund ta provoje kete metode e te marri kafe e pije falas ne fillim, sepse kujt si pelqen kjo? Por me pak kohe te kaluar, shume shpejt, vajza do e humbi interesin e do largohet. Sepse nuk ka asgje te gabuar me pavaresine mes dy partnereve ne romance, dhe nganjehere, deri ne nje fare pike, kjo pavaresi eshte e domosdoshme. Por ta lesh veten te shkosh ne ate pike ku jeta jote caktohet prej lidhjes tende qe ke me ate vajze, ajo do ndihet me shume ne siklet se e deshiruar, e do largohet me shpejt se ti e mendon. Merre jeten tende ne dore! Kalo kohe me miqte e tu. Merr dite per veten tende. Ndiq hobet, endrrat, pasionet e tua. Kalo kohe me te, sigurisht, por ki jeten tende dhe mbaje ate te pavarur nga lidhja jote. 2. Te lenit veten pas dore. Shume djem, pasi bejne nje te dashur, mendojne se detyra e tyre mbaroi e tani ata mund te qetesohen te shijojne lidhjen. Eshte kaq gabim! Nese i futesh nje lidhjeje e pastaj ndalon ne te pasurit qellime, ti shendoshes, a vec rri aty duke pare televizor pa dale ne jete e pa bere asgje, dhe asaj do i iki deshira e do i iki vertete shume shpejt. Por per fat, zgjidhja eshte e thjeshte; sic e kam thene edhe tek titulli, thjesht mos e ler veten pas dore. Vazhdo te besh palester, muzike, disko, sport, vazhdo te besh gjithcka te bukur a qe e ke qejf, por pa e tepruar. Dhe mbi te gjitha, kujdesu per pamjen tende te jashtme, se vajzat e shohin shume kete. Jeto sikur je single e vazhdo ta gjuash te dashuren tende si te jete hera jote e pare qe e sheh, sikur se ke fute ne dore akoma. Keshtu do e mbash gjallerine e do e mbash ate plot me interes ne ty. 3. Te folurit per ish te dashura apo ndjenja te dikurshme A te pelqen ty te degjosh te dashuren tende si flet per ish te dashurit e saj, trupat e tyre me muskujt apo seksin e mire gjithe djerse pas palestres te shtunave ne darke, a qofte edhe problemet qe kane pase ne cift e kjo i ka zgjidhe gjithmone e vetme? Sepse mua sme pelqen, te them te drejten. E as asaj me siguri sdo i pelqeje ajo sjellje. Keshtu qe shmangiu sa me shume rrefimeve rreth ish te dashurave tua apo ndjenjave qe dikur i ke pase per dike tjeter kushdo qofte. Sigurisht, nese ajop yet gjate nje bisede naturale, ki kujdes te jesh i qete, i qarte, dhe te mos fshehesh gjera. Por mos e sill te shkuaren ne tavoline, asnjehere; ajo ka vec probleme dhe me se shumti, pasiguri. 4. Te thenit "po" gjithmone Femrat nuk e duan nje dakortesues te panevojshem. Ato duan nje mashkull qe qendron me kembe ne toke dhe eshte i sigurte ne ca kerkon - dhe eshte gjithmone decisiv e i vullnetshem per te marre vendime e mbajte qendrime. Nese ti vazhdimisht bie dakort me te dashuren tende duke e lejuar ate te marri vendimet ne vend qe te bisedoni ne menyre qe ta coni bashke lidhjen perpara, asaj do i fiket shume shpejt interesi. Ki kujdes, se kjo nuk do te thote qe te mos e lejosh te planifikoje per ju apo te marri vendime. Por kjo sigurisht qe do te thote se duhet thjesht qe kurre mos tia lesh asaj vendimet dhe sidomos pergjegjesine. Sepse femrat, duan te drejtohen. Eshte ne gen. Ato nuk duan thjeshte nje mashkull, por nje burre qe di te veproje e te drejtoje situatat. Dhe te thuash "po" ne gjithcka ajo ka nevoje apo sugjeron, duke deshtuar te vesh veten tende, kohen tende, e nevojat e tua ne vend te pare, apo ta lesh ate ta drejtoje shfaqjen - eshte nje menyre krejt e mire tia heqesh asaj interesin per ty. 5. Te mos venit e lidhjes ne vend te pare Kam frike, se cka kam shkruar me lart mund te interpretohet ne pak fjale sikur une sugjeroj te lihet lidhja pas kraheve, bashke me te dashuren e gjerat e saja, e te merremi vetem me veten. Kjo, ne fakt, nuk eshte aspak ajo cka po nenkuptoj. Lidhja duhet te kete prioritet, dhe te gjendet gjithmone kohe per vajzen tende aq sa ajo ka nevoje, e kjo edhe ben sens. Si per shembull, ta cosh ate ne takime te paplanifikuara nje-javore, ose te kaloni bashke mengjese te vona ne shtrat duke pire nje caj e duke fole per jeten. Foli asaj thelle! Foli shume! Ki interes per jeten e saj! Sepse thjesht se ke jeten dhe qellimet e tua, nuk do te thote se ajo nuk i ka te sajat apo se ajo nuk eshte pjese e te tuave. Por do te thote se ajo eshte aty si asgje tjeter. Jepi prioritet lidhjes tende e kurre mos ndalo se daluri me te dashuren tende. Por mos harro veten! Se nese e ben, ajo do humbi interes, ose do te te tradhetoje, a me keq akoma, do te te lere, plot me dhimbje, vetem. Te dy do e harroni "ty".]]>
Thu, 11 Jul 2019 11:33:57 +0200https://pasion.al/post/qe-ajo-te-mos-e-humbi-interesin
Si mund te mesojme nga e shkuarahttps://pasion.al/post/si-mund-te-mesojme-nga-e-shkuaraLexova ne Instagram nje thenie te Edmund Burke, autor, orator, dhe filozof; nje thenie ku citon se "ata qe nuk e kuptojne historine, jane te denuar ta...

Lexova ne Instagram nje thenie te Edmund Burke, autor, orator, dhe filozof; nje thenie ku citon se "ata qe nuk e kuptojne historine, jane te denuar ta perserisin". E kisha degjuar edhe me perpara, por sot menjehere me frymezoi per te shkruar. Dhe duke pase parasysh si shoqeria jone gjithe kohes therret per te harruar te shkuaren e per te mos u shqetesuar per te ardhmen, por therret per te jetuar te tashmen - vendosa te shkruaj kete artikull, artikull qe flet per te shkuaren dhe ca nxjerret prej saj e si harrohet ajo. Por ka dicka te vertete ne kete shprehje shoqerore, pra qe duhet jetuar e tashmja, sepse shume nga ne, vajza te reja me se shumti, vazhdojne te jetojne pas shume kohe duke u definuar nga zgjidhjet e gabuara qe kane bere ne te shkuaren. Por ne fund te fundit, cdo dite na paraqet mundesi te reja per tu bere dikush tjeter ne te ardhem tone. Po cfare eshte harresa e te shkuares dhe si behet ajo? Ata qe thjesht vendosin ta harrojne te shkuaren, humbin akoma me shume se cka kane lene ne ate te shkuar. E shkuara ka mesime te vlefshme qe duhen marre, dhe ata qe bejne pyetje te sakta rreth te shkuares, me ane te pergjigjeve qe do marrin, behen me te forte e pergatiten me mire per te jetuar te tashmen, plotesisht. Dhe duke e dite se nga e shkuara marrim mesime, e duke bere pyetjet e sakta rreth saj, ne mund te mesojme shume; Mund mesojme forcen, qe na definon Talentet dhe aftesite qe ne perdorim per te sjelle te mira ne kete bote, perkufizojne jeten qe jetojme dhe miresite qe ne mund ti sjellim njerezve te ambjentit tone. Dhe duke kujtuar forcat e vendimet e drejta ne te shkuaren, ne mundemi me mire te kapim mundesite e se sotmes. Dobesine, qe na frustron Te gjithe kemi dobesi, ne cdo fushe e madje edhe ne karakter. Por kur i leme keto dobesi te paadresuara, ato e limitojne potencialin tone per te bere pune te mira. Duhet ti zbulojme dobesite, ti njohim, e ti kapercejme duke punuar me to ose duke kerkuar ndihme nga miqte. Kauzen, qe na frymezon Ne gjejme kenaqesi te malle kur ndihmojme njerezit dhe i bejme te ndihen mire. Cilat kauza te kane bere te ndihesh mire ne te shkuaren tende? Cfare roli ke marre, duke ndihmuar te tjeret? Perpiqu qe sjellje te ngjashme ti ndjekesh dhe te marresh energji prej tyre. Lidhjen, qe na frymezon Gjate jetes, pa dyshim, ka njerez qe na kane frymezuar per te qene version me i mire i vetes. Dhe ca kane keta njerez te perbashket? A i kemi sot keta njerez? Rrethoje veten me keta njerez. Ambjentin, qe na nxjerr nga shinat Shoqeria qe mbajme dhe kultura ne te cilen ditojme e afekton shume progresin tone. Po e shkuara jone, a na ka afektuar keq duke rezultuar ne vendime te gabuara? Meso nga e shkuara dhe zgjidh ambjentin e mire. Zakonet, qe na bejne me te forte Gjate jetes sone, ne perdorim shume modele e disiplina per te nxjerre maksimumin e cdo dite tone. Cdo here, zbulojme nje diete te re, nje praktike palestre te re, apo nje rutine te re mengjesesh. Ne eksperimentojme me gjithcka; dicka ben, dicka jo. Eventualisht, keto disiplina, ose na behen zakone, ose ikin nga memoria jone. Por duhet te shohim prapa nganjehere, e te gjejme se cka na jep energji, shendet, dhe gjallerim, ti gjejme e ti perqafojme serish. Afeksionet, qe na japin kenaqesi Gjendje te ndryshme te mendjes dhe te zemres na japin masa te ndryshme kenaqesie, domethenie, dhe plotesi te jetes tone. Por ca ka sjelle me shume kenaqesi? A kemi ike prej tyre? Nese po, duhet te kthehemi. Dhe duke u kthyer, zbulojme edhe ca na largon prej tyre. Sjelljet, qe na shperqendrojne Ne fund te historise, vendimet qe marrim ne situatat qe na jane servire, percaktojne jeten ne te cilen jetojme. Shumiva e resurseve qe kemi ne dispozicion per perdorim personal, jane te fundme dhe te kufizuara (parate, koha, energjia). Nese, te gjitha keto resurse i kemi shpenzuar ndaj nje sjelljeje, vesi, apo zakoni, qe sna ben krenar, atehere duhet te rishikojme me ftohtesi te shkuaren tone dhe te kuptojme cka na largon vertete nga deshirat e zemres. Adiksionet, qe na kontrollojne. Ne jemi njerez qe shpesh i japim komanden e kontrollit te aseteve tona me te shtrenjta, dikujt tjeter. Ne biem pre e influences se substancave, posesioneve, dhe e argetimit. Dhe kur e bejme, jeta jone nuk eshte me e jona. Duhet ti kuptojme keto substanca dhe te gjejme (duke kerkuar) ndihmen per te ike nga influenca e tyre. Tundimet, qe na turbullojne Si edhe me adiksionet, ne kemi dobesi dhe tundime qe na turbullojne shume. Keto tundime variojne ne natyren tone, por e perbashketa eshte se na shperqendrojne nga jeta qe duam te kemi. Dhe keto tundime sduhet te na definojne. Ne duhet te fillojme nga fillimi. Por per ta arrite kete, duhet ti kuptojme tundimet, gabimet, dhe te mesojme prej tyre. Mesimet, qe na pershtaten Ne te gjithe mesojme ne menyra te ndryshme. Disa mesojne vizualisht, disa verbalisht, dhe disa te tjere mesojne ne grupe shoqerore e disa, madje mesojne edhe vetem. Menyra jone e te mesuarit eshte unike si edhe shenjat e gishtave - me rendesi eshte ta kuptojme ca na pershtatet me se miri. Jeta eshte e mbushur me nevoje per mesime, dhe sa me shpejt te kuptojme mesimet qe duam te marrim, aq me shpejt fillojme te rritemi. Motivimet, qe na detyrojne Thelle ne zemrat tona, motivet tona jane te larta. Dhe keto motive percaktojne vendimet qe marrim, percaktojne menyren si e perdorim kohen dhe percaktojne fjalet qe zgjedhim te perdorim. Kuptimi i motiveve tona te thella eshte nje detyre e veshtire. Ajo kerkon qetesi, durim dhe vetevleresim te qendrueshem. Dhe sa me shume qe kuptojme pse kemi bere gjerat qe kemi bere, aq me lehte eshte te bejme me te miren e te sotmes. Nese fillojme te bejme pyetjet e duhura, ka mesime te panumerta qe mund te marrim nga e shkuara. Ne nuk duhet te ndihemi sikur e shkuara na definon, por nuk duhet, gjithashtu, ta harrojme te shkuaren kur ajo ka kaq shume potencial ndaj te tashmes - por duhet te mesojme prej saj.]]>
Thu, 27 Jun 2019 21:16:25 +0200https://pasion.al/post/si-mund-te-mesojme-nga-e-shkuara
Si te filloj nje lidhje te rehttps://pasion.al/post/si-te-filloj-nje-lidhje-te-rePasi digjesh ne nje lidhje, do kesh shume frike e shume dyshime para se te fillosh nje lidhje te re. Sado zgjuarsi dhe dinakeri qe te perdoresh per te...

Pasi digjesh ne nje lidhje, do kesh shume frike e shume dyshime para se te fillosh nje lidhje te re. Sado zgjuarsi dhe dinakeri qe te perdoresh per te mos bere serish te njejtat gabime si ne lidhjen e meparshme, frika mund te te mbaje serish te alarmuar per te mos u dhene shume ne lidhjen e sapofilluar. Por ka disa hapa qe nese ndiqen mire dhe me kujdes, mund te na ndihmojne te fillojme gjene e re dhe te jemi te sigurte. Kupto te shkuaren Puno me nje mik apo edhe me nje psikolog nese duhet, per te kuptuar nga pozicioni i ri - pse ka deshtuar lidhja qe ke pase dhe efektin qe do kete ajo ne lidhjen tende te re. Kupto qe disa gjera nuk zgjidhen Dakort, dicka e keqe ndodhi por nuk je nje viktime. Jepi vetes dhe bej ndryshe ca te mundesh. Kupto cili tip eshte i sigurte Analizo te gjitha shenjat qe ke injoruar ne lidhjen e meparshme rreth integritetit te personave dhe fillo te vesh kufinj qe mbajne larg njerez te tille. Kupto pritshmerite tua Ca po kerkon per veten? Ku po drejtohesh kete here? Diji vlerat e tua dhe vendos ca do te arrish e mos u ndal per me pak. Kupto qe ka plot njerez te mire Po po, me siguri ai tipi qe iku nuk eshte me i miri, bota eshte e malle, me siguri ka me shume se aq. Kupto ku takohen njerez te pershtatshem Ata qe te interesojne ty... Nese ti je tip i kompjuterave nuk do gjesh nje tip te pershtatshem ne nje kurs vallezimi. Kupto seksin Sigurisht qe eshte ndjesi e bukur, por mos u ngut ne seks pa njohur personin, te pakten per dy muaj. Seksi i lidh kollaj njerezit e gabuar. Kontrollo sa pershtatet Si sillet partneri i ri me ty ne kafe? Po ne shoqerine tende apo ne familje? Po ti me shoqerine e tij, si ndihesh? Nese keq, anashkaloje... Kontrollo si reagon A eshte partneri nje person qe degjon e kontribon apo eshte nje person plot drame apo nje person qe nuk di te pyesi as te pergjigjet? Nese eshte nga keta te fundit, anashkaloje... Besoi edhe vetes Njerezit kane nje radar brenda gjoksit, disa e quajne ndergjegje; degjoje, dhe ki besim.]]>
Thu, 27 Jun 2019 21:06:27 +0200https://pasion.al/post/si-te-filloj-nje-lidhje-te-re
Si te shkepus nje lidhje te keqehttps://pasion.al/post/si-te-shkepus-nje-lidhje-te-keqeTi ke dale nga lidhja jote, por a je shkepute prej saj? Sepse nje ndarje nga nje lidhje qe i ke dhene shume, mund te te ktheje shume prapa duke mbledh...

Ti ke dale nga lidhja jote, por a je shkepute prej saj? Sepse nje ndarje nga nje lidhje qe i ke dhene shume, mund te te ktheje shume prapa duke mbledhe pershtypje te keqia per lidhjet per dashurine madje edhe per veten. Por gjithcka varet nga si ti vendos ta shohesh lidhjen qe le dhe si sillesh pas saj. Me poshte, jane 6 hapa per te ece me kujdes drej kesaj rruge; Rishikoje ndryshe lidhjen qe le Ky hap duket i thjeshte por mund te jete edhe i veshtire. Si qumeshti, i mire dhe i shendetshem, ka nje kohe qe skadon. Keshtu i ndodhi edhe lidhjes. Nuk mund te zgjaste gjithmone; shkruaje ne mendje, ne xham, ne dere, lexoje perdite. Sot te duket fundi i botes por nje dite sdo te te duket me. Sot eshte e veshtire te kaperdihet por ska rruge tjeter. Nese bie ne kurthin e "po sikur ai", "po sikur une", "po nese", "ah sikur", atehere do fillosh te kthesh letrat e rrezikshme e vec do kthehesh prapa. Keput litaret Jo emaile, as mesazhe, as kontrolle. As rrjete sociale, Facebook apo Twitter. Gjeja me e keqe qe mund ti besh vetes eshte te ndjekesh ishin tend; ska rendesi sa i forte je ne karakter, fotot, te rejat, te bukurat e jetes se tij, do te ti shkundin prape emocionet. Sepse nje lidhje, ose mbaron ose jo. Dhe nese jo, atehere duhet te punosh ne te. Por nese po, duhet te punosh ne veten. Merru pak me veten Ka nje liste me 6 nevojat bazike te njeriut, dhe keto nevoja mund te te jene c'akorduar nga lidhja qe ke pase. Sepse kur gjen dike qe mendon se te meriton, nuk do te thote se duhet te humbesh veten - dhe kjo eshte dicka qe ndodh me keto lidhje. Diku ndoshta i ke vene nevojat e tij para tuava po ca duhet te besh tani? Me ca duhet te merresh? 1) Emocionet; gjej dike qe i beson dhe shkarko gjithcka nga se ndihesh me ngarkese. 2) Qellimet; krijo qellime per te realizuar dhe merru me to. 3) Egoja; tako njerez qe te bejne te ndihesh seksi dhe e nevojshme. 4) Fiziku; ndrysho ushqimet dhe fillo palestren, nese kjo eshte dicka qe se ke bere me pare. 5) Intelekti; fillo lexo libra, shkruaj, meso dicka te re qe se ke bere gjate lidhjes. 6) Pershpirtshmeria; shko ne kishe nese kjo ka qene dicka qe e ke lene pas dore gjate lidhjes. Kupto demin Fillo te kuptosh demin qe lidhja ka bere ne ty dhe nuk e kam fjalen te fajesosh partnerin, por te kuptosh ca te ka demtuar lidhja ne menyre qe ne baze te tyre te fillosh te rritesh. Ndoshta kjo mund te behet pas pak kohe, pasi je ndare, dhe kur te jesh gati per te filluar, pyet veten: A me detyroi kjo lidhje te jem dikush tjeter nga kush jam vertete? A kam bere veprime qe nuk i shkojne karakterit tim? Nese po, ca kam bere? Ca kam humbe si esence? Cfare sinjalesh kam injoruar ne ate lidhje dhe pse e kam bere? Cfare te mirash te rreme kam pase ne ate lidhje dhe pse i kam pranuar? Pranoje demin Kupto fillimisht cili faktor ishe ti ne ate lidhje qe beri demin. Sepse ti je nje faktor. Ishi jot eshte nje faktor. Por edhe vete lidhja eshte nje faktor. Demi ka ardhe nga lidhja, jo nga ishi. Por ishi ka kontribuar ne ate dem. Por ndoshta edhe ti. Keshtu qe pyet veten: cfare kontributi dhashe une per kete dem? Perpiqu te pranosh pjeset e tua dhe hiqi nga vetja jote ishin tend e lidhjen tende, per shkak te fajeve te tyre. Krijo nje liste rregullash Se fundmi, duhet te caktosh nje liste rregullash te cilat nuk do i negociosh as pranosh me, ne lidhje por as ne jete. Keto rregulla nuk jane preferenca - preferencat jane gjera qe preferon, por keto rregulla jane kushte qe te jesh mire dhe te rritesh. -- Merri keto rregulla, shkruaji diku, e zbatoi! Merri te gjitha hapat nje nga nje, zgjidhi nje nga nje, sepse ne fund, mos harro, se "per te dale nga nje kafaz, duhet ti biesh permes".]]>
Thu, 27 Jun 2019 21:01:45 +0200https://pasion.al/post/si-te-shkepus-nje-lidhje-te-keqe
Si te dalim nga nje lidhje e keqehttps://pasion.al/post/si-te-dalim-nga-nje-lidhje-e-keqeTashme eshte e qarte, ti je ne nje lidhje te keqe dhe cdo shenje e ka vertetuar kete, por a mjafon kaq? A duhet nje plan a nje strategji per te dale e...

Tashme eshte e qarte, ti je ne nje lidhje te keqe dhe cdo shenje e ka vertetuar kete, por a mjafon kaq? A duhet nje plan a nje strategji per te dale e sigurt nga gjithcka? Me poshte kam bere nje liste te hapave qe duhen marre, bazuar ne raste personale dhe te miqve te mi, raste qe nuk i mesojne taman librat, por eksperiencat. Vendmi Fillimisht duhet te vendosesh qe do te dalesh nga lidhja. Fillimisht, eshte gjithcka ceshtje vullneti. Merr nje vendim e qendroi; asnje kthim prapa, asnje mundesi e dyte. Edhe nese ai/ajo perpiqet, mos e prano. Ngrije fytyren tende dhe mos jep emocione as shpresa. Emocionet Per femrat eshte me e veshtire, sepse emocionet e tyre lidhen me gjithcka bejne, me gjithcka thone, e me gjithcka prekin. Eshte pak e veshtire por jo e pamundur - shkeputi emocion nga lidhja jote. Kthimi i kokes pas Kupto se nuk duhet te mbytesh ne nje lidhje terhiq-e-mos-keput, apo ne nje lidhje labirint qe ngado sillesh perfundon ne te njejtin vend. Eshte nje koder e veshtire te ngjitet dhe vetem harxhon kohe. Te perdorurit per mire Nese te ka kene ai, binde veten se ka ndodhe per mire dhe nese e ke lene ti ate, listo te gjitha arsyet pse e ke bere. Shkruaji diku, lexoi shpesh fillimisht, pastaj mos i lexo me por mbaji - do te duhen. Kundersulmi Kur nje lidhje merr fund, mendja fillon na ben hile. Fillon e na kujton kohet e bukura, kenget e degjuara, shetitjet se bashku apo perqafimet e ngrohta. Por kjo nuk eshte e drejte, sepse cdo lidhje ka gabime. Keshtu qe sa here vjen dicka e mire ne mendje, reago me dicka te keqe qe ka ndodhe; cdo lidhje ka plot, duhet te kete edhe e jotja prandaj u ndave. Rrjetet sociale Ka shume rendesi ta heqesh ata nga pamja. Jo telefon, Facebook, Instagram apo WhatsApp. Te pakten per nje muaj shkeputu dhe fshije ate nga cdo koneksion online. Lotet Thuaj lamtumire e qaj sa te duash ate dite. Shpenzoi te gjitha lotet, duke e dite se sdo qash me dhe do jesh e forte. Pastaj laje mire fytyren e syte - ka marre fund por ska problem. Shpreso te mos e shohesh me ishin dhe mendo se disa njerez vijne per te mos qendruar: ai ka qene nje shoqerues i mire por kurre shpirti yt binjak. Levizjet e ftohta Fshij dhe hiq gjithcka qe te lidh me te. Hell tutje gjithcka te tijen; rroba foto letra shenime. Larg syve larg zemres, eshte nje fjale e urte. Bej ashtu; mos mbaj asgje qe te lidh me te dhe mos kalo para shtepise se tij. Argetimi Bej gjera te bukura dhe te reja; lexo libra, shiko filma, meso te kercesh, fillo nje blog, poezi, muzike, merru me kopeshtin, bej gjithcka ske bere me ate. Dhe bej shoke te rinje, me eksperienca te reja. Fillo nje jete te re. Gjerat e Mira Ndihmo nje plak apo komshi te rregulloje shtepine qe i ka mbete vetem. Ndihmo miq apo familjare, ata gjithmone do kene gjera per ti ndihmuar. Ndihmo nje nene te re me femijen, fali dicka dikujt qe nuk ka, vizito nje te semure. Hiqe mendjen nga vetja e situata jote, e bej gjera te mira. Shoqeria Tako miq per dreke apo per darke, shko ne kishe, shko ne festa por mos e tepro me pije. Telefono nje shok per te kaluar nje pasdite. Dil me familjaret, me shoket e shkolles, me njerez qe nuk te lidhin me ishin dhe mos i fol askujt per problemet e tua. Vetkujdesi Ndrysho makeover, rroba te reja e stil te ri, rregullo dhembet, ndrysho edhe modelin e flokeve nese e mendon. Kujdesu per veten deri ne detaje, fli me shume dhe zgjohu me heret ne mengjes, e ha ushqime me te mira. Kur te ndihesh mire fizikisht, do ndihesh ashtu edhe ne emocione. Merru me pune, mos ler shume kohe te lire, qofte edhe nje pune dytesore. Bej nje jete te shendetshme per vete. Egoja Ver kufinj dhe standarte te reja per marredheniet e tua te reja. Vendos ca do tolerosh e ca jo dhe sigurohu mire ca kerkon ne partnerin tjeter. Tregoju njerezve si duhet te te trajtojne e tregoju qe ti e respekton veten. Edukimi i shpirtit Jepi vetes pak kohe qe te sherohesh nga e shkuara dhe meso prej saj. Bisedo e lexo rreth braktisjeve, refuzimeve, dimbjeve, dhe lidhjeve te shendetshme. Shko ne kishe, lutu!]]>
Thu, 27 Jun 2019 20:58:33 +0200https://pasion.al/post/si-te-dalim-nga-nje-lidhje-e-keqe
Si ta kuptojme nje lidhje te keqe?https://pasion.al/post/si-ta-kuptojme-nje-lidhje-te-keqeLidhjet e keqia fillojne e mbesin aty dhe shpeshhere arsyeja eshte se sinjalet i njorojme (kam fole ne artikuj te tjere per kete), por si ti kuptojme ...

Lidhjet e keqia fillojne e mbesin aty dhe shpeshhere arsyeja eshte se sinjalet i njorojme (kam fole ne artikuj te tjere per kete), por si ti kuptojme sinjalet nese duam vertete ta bejme? Si te dijme ta vleresojme lidhjen tone nga keto sinjale dhe cilat jane sinjalet qe kane peshe? Me poshte kam bere nje liste permbledhese te ketyre sinjaleve qe kemi ne fjale; sigurisht, ka shume, por disa lehtesisht te kuptueshme nese analizom veten e lidhjen, jane: Partneri kalon me shume kohe me shoket/miqte/punen se me ty Ky eshte nje sinjal qe partneri nuk ka deshiren dhe pasionin per te qendruar me ty, ashtu sic ti mbase e ke apo duhet te jete ne nje lidhje dashurore. Jo se dikush duhet te braktisi shoket e punen per nje lidhje dashurore, por te dyja duhet te kene vendin e tyre pa konflikt kohor. Gjerat nuk shkojne perpara dhe nuk ka tendence per ndryshim Ke vere re qe lidhjes tende nuk i shtohet asgje qe prej ndoshta nje viti, dhe nuk dihet pse ndodh kjo ose dihet, por nuk ka vullnet per te bere gjera te reja apo ndryshe? Apo ke vere se partneri jot nuk konsultohet me ty per preferencat e tua? Ky eshte nje sinjal i lidhjes se keqe. Ka pase rast ndarje me pare dhe nuk eshte realizuar Oh, ja ku te kujtohet, nje vit me pare ti duhet ti jepje fund lidhjes per ate qe ndodhi por nuk e bere dhe e pate harruar si problem. Por ja cpo ndodh tani, dicka si atehere apo edhe me keq, por hajde, do ja dal prape. Jo, nuk duhet tia dalesh me. Sepse ky eshte sinjal i nje lidhjeje te keqe. Mungesa e pasionit ne seks Seksi nuk ka fillim as fund. Seksi eshte nje akt qe duhet te jete gjithmone me i mire, me i pasur, gjithmone te kete me shume e te jete me i kerkueshem dhe nese ke hyre ne nje faze ku seksi nuk sjell asgje te re por eshte prape si para nje viti, ky eshte nje tjeter sinjal i nje lidhjeje te keqe. Seksi eshte i vetmi aktivitet qe ska pikepyetje Seksi eshte ne fakt mire, ska asnje pikepyetje apo pakenaqesi, por gjithcka tjeter ka?! Ky eshte nje sinjal i lidhjes se keqe - lidhjet qe bazohen ne seks te mire por ne asgje tjeter, qe prandaj edhe quhen "lidhje seksi", jane lidhje qe nuk kane premisa te te plotesojne kurre, jashte, por as brenda trupit tend. Mendon se ka dicka me te mire jashte lidhjes tende Te ndodh te ulesh te mendosh gjerat e mira qe jane pertej lidhjes tende? Kjo nuk ndodh kot, por se lidhja jote nuk te ploteson. Dhe nese shpesh ndihesh se shoqja jote ka me shume ne lidhjen e saj nga se ti ke ne lidhjen tende, apo ai djali atje ben me bukur se i dashuri jot - atehere lidhja jote eshte e keqe. Ke ankesa ne gjera te perditshme/bazike Ai perdite vonon te zgjohet dhe ti e pret apo ai pi cigare ne tavoline sado qe ti i thua te mos e beje apo ai rri naten ne chat kur ti flen duke i kerkuar te fleje edhe ai? Kjo sjellje sdo permiresohet kurre. Dhe kur sjelljet nuk permiresohen - ti je ne nje lidhje te keqe. Vazhdon ben te njejtat gjera si ne fillim por nuk ndihen organike Gjtihcka eshte si perpara; takimet kafet telefonatat seksi, por thjesht ndodhin. Nuk kane me energji, nuk kane pasion as deshire por ndodhin per hater te lidhjes, ndodhin se eshte e lehte te ndodhin - atehere kjo lidhje eshte e keqe. Shenjat negative te partnerit nuk jane permiresuar Por ai keshtu ka qene gjithmone; ai kurre sme ka telefonuar i pari per ditelindje dhe kurre sme ka qerase me nje pizza jashte orarit te shkolles. Se ka bere, sepse je ne nje lidhje te keqe - dhe lidhjet e keqia kete veti kane, zmadhojne cilesite negative ne keta persona dhe me kohen, i pjekin aty, nderkohe qe lidhja vec perkeqesohet ne vetvete. Je xheloze kur nuk duhet ose nuk je kur duhet E gjen veten te behesh xheloze pa shkaqe reale pastaj, ne tjeter rast edhe me dyshues se kaq, ti vendos te falesh gjithcka? Vertete, ndodh ndonjehere ti harrojme vlerat dhe prioritet tona, apo te harrojme qellimet e pozicionin tone ne kete lidhje e te japim me shume ca duhet. Dhe lidhjet e keqia keshtu jane, kane disbalance ne qellime, ne ndjenja, dhe ne perpjekje. I mban syte ne partnerin ne pritje te nje levizjeje qe mund ta besh vete Sigurisht, kafet ne kete lokal ketu anash rruges jane kaq te lodhshme. Ose ne seks, ste pelqen me qe te ulesh poshte tij por do e besh derisa ai te filloje te kuptoje e te te kerkoje vete te mos ndodhi. Oh, ai nuk do e beje kurre! Eshte nje lidhje e keqe dhe ne te tilla lidhja, gjithmone abuzohet me pafajasine e njerit apo te vetvetes. Miqte nuk na suportojne Shoqja te ka thene se ai ne fakt eshte djali me i pashem kurse shoku i tij te tregon si nje nate ai nuk e shoqeroi ate bukuroshen ne shtepi sepse, ndoshta, mendon vec per ty? Nuk do te thote asgje, shenjat e tua ti i kupton vete dhe sado nevoje kemi per suportin e miqve gjate nje lidhjeje me probleme, ne nuk kemi nevoje per ta nese duhet ta braktisim ate lidhje. -- Zgjidhja? Mos i injoro sinjalet. Ulu mendoje me veten cdo sinjal qe te vjen, ulu diskutoje me partnerin tend dhe pastaj ulu mendoje serish edhe nje here, vetem, pas bisedes. Ik nga nje lidhje e keqe, sepse nje lidhje e tille nuk permiresohet kurre.]]>
Thu, 27 Jun 2019 20:51:59 +0200https://pasion.al/post/si-ta-kuptojme-nje-lidhje-te-keqe
Pse femrat e humbin interesin (dhe si ti bejme ta mbajne ate)?https://pasion.al/post/pse-femrat-e-humbin-interesin-dhe-si-ti-bejme-ta-mbajne-ateJo vetem eksperiencat e mia por edhe bisedat me shoket e historite e shumta qe kam degjuar ne kafe a tjetersi, me kane dhene nje ide te qarte, mendoj,...

Jo vetem eksperiencat e mia por edhe bisedat me shoket e historite e shumta qe kam degjuar ne kafe a tjetersi, me kane dhene nje ide te qarte, mendoj, rreth arsyeve se pse nje femer e humbet interesin e saj ndaj partnerit dhe si mund ta rifitoje ate.   1. Te jesh shume ne nevoje.   E di, nuk eshte krejt e qarte por tipi qe perpiqem te targetoj me kete eshte, nje djale qe ka shume nevoje per te dashuren e tij, - qe ka nevoje ne gjithcka. Kjo gjendje, i ben 99% te femrave te humbin interesin dhe te shikojne per nje tjeter djale qe i pershtatet me mire jetes dhe eshte me vetjak. Te kesh nevoje per nje femer - nuk eshte seksi. Nuk eshte e lezetsheme, dhe nuk eshte as dicka qe te terheq.   Kur nje djale ka shume nevoje, ai i thote me gjeste e me vepra te dashures se tij, fjalet "nuk e di kush jam pa ty dhe une e respektoj veten aq pak sa dua te bej gjithcka vetem qe ti te jesh e lumtur".   Ai mund ta provoje kete e te marri kafe e pije falas ne fillim, sepse kujt si pelqen kjo? Por me pak kohe te kaluar, shume shpejt, ajo do humbi interesin e do largohet.   Nuk ka asgje te gabuar me pavaresine mes dy partnereve ne romance, dhe nganjehere, deri ne nje fare pike, eshte e domosdoshme. Por ta lesh veten te shkosh ne ate pike ku jeta jote caktohet prej lidhjes tende qe ke me ate vajze, ajo do ndihet shume ne siklet e do largohet me shpejt se ti e mendon. Merre jeten tende ne dore! Kalo kohe me miqte e tu. Merr dite per veten tende. Ndiq hobet, endrrat, pasionet e tua. Kalo kohe me te, sigurisht, por ki jeten tende dhe mbaje ate te pavarur nga lidhja jote.   2. Te lesh veten pas dore.   Shume djem, pasi bejne nje te dashur, mendojne se detyra e tyre mbaroi e tani ata mund te qetesohen te shijojne lidhjen. Sa gabim!   Nese i futesh nje lidhjeje e pastaj ndalon ne te pasurit qellime, shendoshes, a vec rri aty duke pare televizor pa dale ne jete e pa bere asgje, asaj do i iki deshira e do i iki vertete shume shpejt.​​​​​​​ Por per fat, zgjidhja eshte e thjeshte; thjesht mos e ler veten pas dore.​​​​​​​ Vazhdo te besh palester, muzike, disko, sport, gjithcka te bukur a qe e ke qejf, pa e tepruar. Dhe mbi te gjitha, kujdesu per pamjen tende te jashtme. Jeto sikur je single e vazhdo ta gjuash te dashuren tende si te jete hera jote e pare. Keshtu do e mbash gjallerine e do e mbash ate plot me interes ne ty.   3. Te flasesh shume per ish te dashura apo ndjenja qe ke pase dikur per dike.​​​​​​​   A te pelqen ty te degjosh te dashuren tende si flet per ish te dashurit e saj, trupat me muskuj, seksin e mire, a edhe problemet qe ka pase ne cift?   Se besoj. Me siguri jo! As asaj nuk i pelqen ajo sjellje atehere.   Shmangiu sa me shume rrefimeve rreth ish te dashurave tua apo ndjenjat qe dikur i ke pase per kedo. Sigurisht, nese ajo pyet gjate nje bisede naturale, mos fsheh gjera! Por mos e sill te shkuaren ne tavoline asnjehere; ajo ka vec probleme dhe me se shumti, pasiguri. 4. Te thuash "po" gjithmone   Femrat nuk e duan nje dakortesues te panevojshem. Ato duan nje mashkull qe qendron me kembe ne toke dhe eshte i sigurte ne ca kerkon - dhe eshte gjithmone decisiv. Nese ti vazhdimisht bie dakort me te dashuren tende duke e lejon ate te marri vendimet ne vend qe te bisedoni ne menyre qe ta coni bashke lidhjen perpara, asaj do i fiket shume shpejt interesi.   Ki kujdes, se kjo nuk do te thote qe te mos e lejosh te planifikoje per ju apo te marri vendime. Kjo do te thote se duhet thjesht qe kurre mos tia lesh asaj vendimet dhe sidomos pergjegjesine.   Sepse femrat, duan te drejtohen. Ato nuk duan thjeshte nje mashkull, por nje burre qe di te veproje e te drejtoje situatat. Dhe te thuash "po" ne gjithcka ajo ka nevoje apo sugjeron, duke deshtuar te vesh veten tende, kohen, e nevojat e tua, ne vend te pare, apo ta lesh ate ta drejtoje shfaqjen - eshte nje menyre krejt e mire ta besh veten serish single.   5. Te mos vesh lidhjen ne vend te pare   Kam frike, se cka kam shkruar me lart mund te interpretohet ne pak fjale sikur une sugjeroj te lihet lidhja pas kraheve, bashke me te dashuren e gjerat e saja, e te merremi vetem me veten. Kjo nuk eshte aspak ajo cka po them.   Lidhje duhet te kete prioritet dhe te gjendet gjithmone kohe per vajzen tende, aq sa ajo ka nevoje, e ben sens. Si per shembull, coje ate ne takime te paplanifikuara nje-javore, ose kaloni bashke mengjese te vona ne shtrat duke pire nje caj e duke fole per jeten. Foli asaj thelle!  Ki interes per jeten e saj! Sepse thjesht se ke jeten dhe qellimet e tua, nuk do te thote se ajo nuk i ka te sajat apo se ajo nuk eshte pjese e te tuave. Por do te thote se ajo eshte aty si asgje tjeter. Jepi prioritet lidhjes tende e kurre mos ndalo se daluri me te dashuren tende.   Se nese e ben, ajo do humbi interes, ose do te te tradhetoje, a me keq akoma, do te te leri, plot me dhimbje, vetem.]]>
Tue, 07 Aug 2018 11:25:53 +0200https://pasion.al/post/pse-femrat-e-humbin-interesin-dhe-si-ti-bejme-ta-mbajne-ate