Miqesia nuk te con ne dashuri
Të Marten, 10:28
Ekziston nje mit romantik qe qarkullon prej vitesh: "Dashurite me te bukura fillojne nga miqesia." Tingellon bukur si film hollivudi, por ne jeten reale, zakonisht eshte rruga me e shpejte per ne "friendzone". Kur nje vajze te do si mashkull, ajo nuk te trajton si shok ne fillim. Ajo te trajton ndryshe qe ne sekondat e para, sepse kur nje vajze te sheh si partner te mundshem, nuk ka pse te humbase kohe me lojen e "shokut". Kjo eshte instinktive dhe biologjike.
Miqesia dhe terheqja jane dy rruge te ndryshme. Truri i njeriut ben kategorizime shume te shpejta. Brenda pak minutash, nje vajze vendos pa vetedije nese djali qe po njeh eshte tip "shok", eshte tip "vella", apo eshte tip "djale per tu pelqyer". Nese futesh te kutia e pare, shume rralle del me. Miqesia krijon rehati, por jo tension seksual. Dashuria romantike ka nevoje per "tension, mister, dritherime". Shoku eshte i sigurt, por mashkulli qe pelqehet eshte pak i rrezikshem. Zemra zakonisht zgjedh te dytin.
Vajzat ne brendesi nuk presin te behesh shok per tu dashuruar. Nese nje vajze ka interes per ty, kjo duket menjehere. Ajo kerkon kontakt me sy, te prek me shpesh se duhet, qesh me gjera qe nuk jane aq qesharake, te shkruan pa arsye dhe gjen justifikime per te te takuar. Flirtimi vjen natyrshem, jo i detyruar. Keto nuk jane sjellje shoqerore, por jane shenja deshire. Vajza qe te do si mashkull nuk te trajton si nje nga shoket por te vecon, gjithmone.
Gabimi klasik i djemve, eshte strategjia e pritjes. Shume djem mendojne: "Do jem i mire, do jem i duruar, do jem shoku i saj, dhe nje dite ajo do dashurohet me mua." Por nderkohe qe ti pret, ajo po dashurohet me dike tjeter, dike qe nuk sillet si shok. Terheqja nuk lind nga sakrifica dhe sherbimi; lind nga energjia, vetebesimi dhe polariteti. "Djale i mire" eshte kompliment social. "Dua te te puth" eshte terheqje. Jane dy gjera krejt te ndryshme.
Kur ajo te sheh si shok, ne fakt loja mbaron. Nese ajo te flet per djem te tjere, te kerkon keshilla per lidhjet, te quan "shok i ngushte" apo "ti je si familje", atehere nuk je kandidat romantik. Sa me shume te rrish aty, aq me shume forcohet ajo etikete. Friendzone nuk eshte fat i keq; eshte thjesht mungese terheqjeje. Dhe terheqja nuk ndertohet duke u sjelle si mik.
E verteta e thjeshte e kesaj eshte e thjeshte. Kur nje vajze te do, ajo nuk pret muaj te te njohe si shok. Ajo te afrohet, te teston, flirton me ty qe diten e pare. Sepse pasioni nuk lind ngadale si projekt shoqeror; ai ndizet si shkendije. Ose ndizet qe ne fillim, ose nuk ndizet fare.
Miqesia eshte e bukur dhe e vlefshme, por nuk eshte strategji per dashuri. Nese nje vajze ka interes per ty, ajo nuk do te te trajtoje si shok ne fillim. Dhe nese ti fsheh veten pas rolit te djalit te mire, mund te perfundosh duke pare nga jashte nje histori qe mund te ishte e jotja.
Keshilla ime eshte: mos u fut ne deren e pasme si mik; hyri nga dera kryesore si mashkull. Sepse pasioni nuk lind nga pritja, por nga guximi.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka