Blog / Qe ajo te mos e humbi interesin

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Jo vetem eksperiencat e mia por edhe bisedat me shoket e historite e shumta qe kam degjuar ne kafe a tjetersi, me kane dhene nje ide te qarte, mendoj, rreth arsyeve se pse nje femer e zakonshme e humbet interesin e saj ndaj partnerit dhe si mund te rifitohet ky interes. Kjo vlen edhe per djemte, por une kam qejf te targetoj vajzat ne kete shkrim, duke qene se jane edhe me kerkuese ne nje lidhje dashurore.

1. Te qenit shume ne nevoje.

E di, nuk eshte krejt e qarte por tipi qe perpiqem te targetoj me kete pershkrim eshte, nje djale qe ka shume nevoje per te dashuren e tij, - qe ka nevoje ne gjithcka. Kjo gjendje, i ben 99% te femrave te humbin interesin dhe te shikojne per nje tjeter djale qe i pershtatet me mire jetes se tij dhe eshte me vetjak. Sepse te kesh nevoje per nje femer - nuk eshte seksi, por ta besh ate te kete nevoje per ty, kjo po qe eshte. Sepse nevoja per te madje nuk eshte as e lezetsheme, dhe nuk eshte as dicka qe te terheq.

Kur nje djale ka shume nevoje, ai i thote me gjeste e me vepra te dashures se tij, fjale qe ne mendjen e saj interpretohen si "nuk e di kush jam pa ty dhe une e respektoj veten aq pak sa dua te bej gjithcka vetem qe ti te jesh e lumtur".

Ai mund ta provoje kete metode e te marri kafe e pije falas ne fillim, sepse kujt si pelqen kjo? Por me pak kohe te kaluar, shume shpejt, vajza do e humbi interesin e do largohet. Sepse nuk ka asgje te gabuar me pavaresine mes dy partnereve ne romance, dhe nganjehere, deri ne nje fare pike, kjo pavaresi eshte e domosdoshme. Por ta lesh veten te shkosh ne ate pike ku jeta jote caktohet prej lidhjes tende qe ke me ate vajze, ajo do ndihet me shume ne siklet se e deshiruar, e do largohet me shpejt se ti e mendon.

Merre jeten tende ne dore! Kalo kohe me miqte e tu. Merr dite per veten tende. Ndiq hobet, endrrat, pasionet e tua. Kalo kohe me te, sigurisht, por ki jeten tende dhe mbaje ate te pavarur nga lidhja jote.

2. Te lenit veten pas dore.

Shume djem, pasi bejne nje te dashur, mendojne se detyra e tyre mbaroi e tani ata mund te qetesohen te shijojne lidhjen.

Eshte kaq gabim! Nese i futesh nje lidhjeje e pastaj ndalon ne te pasurit qellime, ti shendoshes, a vec rri aty duke pare televizor pa dale ne jete e pa bere asgje, dhe asaj do i iki deshira e do i iki vertete shume shpejt.

Por per fat, zgjidhja eshte e thjeshte; sic e kam thene edhe tek titulli, thjesht mos e ler veten pas dore. Vazhdo te besh palester, muzike, disko, sport, vazhdo te besh gjithcka te bukur a qe e ke qejf, por pa e tepruar. Dhe mbi te gjitha, kujdesu per pamjen tende te jashtme, se vajzat e shohin shume kete. Jeto sikur je single e vazhdo ta gjuash te dashuren tende si te jete hera jote e pare qe e sheh, sikur se ke fute ne dore akoma. Keshtu do e mbash gjallerine e do e mbash ate plot me interes ne ty.

3. Te folurit per ish te dashura apo ndjenja te dikurshme

A te pelqen ty te degjosh te dashuren tende si flet per ish te dashurit e saj, trupat e tyre me muskujt apo seksin e mire gjithe djerse pas palestres te shtunave ne darke, a qofte edhe problemet qe kane pase ne cift e kjo i ka zgjidhe gjithmone e vetme? Sepse mua sme pelqen, te them te drejten. E as asaj me siguri sdo i pelqeje ajo sjellje.

Keshtu qe shmangiu sa me shume rrefimeve rreth ish te dashurave tua apo ndjenjave qe dikur i ke pase per dike tjeter kushdo qofte. Sigurisht, nese ajop yet gjate nje bisede naturale, ki kujdes te jesh i qete, i qarte, dhe te mos fshehesh gjera. Por mos e sill te shkuaren ne tavoline, asnjehere; ajo ka vec probleme dhe me se shumti, pasiguri.

4. Te thenit "po" gjithmone

Femrat nuk e duan nje dakortesues te panevojshem. Ato duan nje mashkull qe qendron me kembe ne toke dhe eshte i sigurte ne ca kerkon - dhe eshte gjithmone decisiv e i vullnetshem per te marre vendime e mbajte qendrime. Nese ti vazhdimisht bie dakort me te dashuren tende duke e lejuar ate te marri vendimet ne vend qe te bisedoni ne menyre qe ta coni bashke lidhjen perpara, asaj do i fiket shume shpejt interesi.

Ki kujdes, se kjo nuk do te thote qe te mos e lejosh te planifikoje per ju apo te marri vendime. Por kjo sigurisht qe do te thote se duhet thjesht qe kurre mos tia lesh asaj vendimet dhe sidomos pergjegjesine.

Sepse femrat, duan te drejtohen. Eshte ne gen. Ato nuk duan thjeshte nje mashkull, por nje burre qe di te veproje e te drejtoje situatat. Dhe te thuash "po" ne gjithcka ajo ka nevoje apo sugjeron, duke deshtuar te vesh veten tende, kohen tende, e nevojat e tua ne vend te pare, apo ta lesh ate ta drejtoje shfaqjen - eshte nje menyre krejt e mire tia heqesh asaj interesin per ty.

5. Te mos venit e lidhjes ne vend te pare

Kam frike, se cka kam shkruar me lart mund te interpretohet ne pak fjale sikur une sugjeroj te lihet lidhja pas kraheve, bashke me te dashuren e gjerat e saja, e te merremi vetem me veten. Kjo, ne fakt, nuk eshte aspak ajo cka po nenkuptoj.

Lidhja duhet te kete prioritet, dhe te gjendet gjithmone kohe per vajzen tende aq sa ajo ka nevoje, e kjo edhe ben sens. Si per shembull, ta cosh ate ne takime te paplanifikuara nje-javore, ose te kaloni bashke mengjese te vona ne shtrat duke pire nje caj e duke fole per jeten. Foli asaj thelle! Foli shume! Ki interes per jeten e saj!

Sepse thjesht se ke jeten dhe qellimet e tua, nuk do te thote se ajo nuk i ka te sajat apo se ajo nuk eshte pjese e te tuave. Por do te thote se ajo eshte aty si asgje tjeter. Jepi prioritet lidhjes tende e kurre mos ndalo se daluri me te dashuren tende. Por mos harro veten!

Se nese e ben, ajo do humbi interes, ose do te te tradhetoje, a me keq akoma, do te te lere, plot me dhimbje, vetem. Te dy do e harroni "ty".