poezi
Postuar para 5 vitesh
Nje buzeqeshje e vertete,
Nje e qeshur e zemres,
Na beri miq te mire – na hoqi boten prej mendjes.
Pak ushqim libanez,
Nje shishe Konjak nen yje,
U sollem gjithe naten qytetit – si dy hajdute nder pyje.
Nje moment pati puthje,
Nje tjeter – perqafim,
Pastaj nje zenke te vogel – me te malle se nje gabim.
Nje here u quajtem me fat,
Pastaj u quajtem te krisur,
Por ndoshta ishte dashuria – qe iu friguam ne te arratisur.
Thuaj dicka për këtë poezi...