poezi
Postuar para 1 viti
Sa te mira i ke… syte,
Si drite hene mbi det’ trazuar,
Mi qetesojne ne gjoks stuhite,
Ndalen – duk’i deshiruar.
Sa te mira i ke… duart,
Si ledha lekure mendafshi,
Sekrete per te treguar,
Prekin ku therret afshi.
Sa te mira i ke… buzet,
Si prush djeges bute e qete,
Puthja tyre zjarr qe s’shuhet,
Prek ne heshtjen qe therret.
Sa te mire e ke… trupin,
Si faltore n’perkushtim,
Fshin mekatet edhe turpin,
Therret, ne adhurim.
Sa te mire e ke… pillin,
Tempull lutjesh i bekuar,
Me ngre lart ta prek qiellin,
Ta prek lutjen e degjuar.
Thuaj dicka për këtë poezi...