Cfare eshte dhene falas, ti mos paguaj per te
Para një viti
Ne boten mashkullore qarkullon nje rregull i pashkruar, qe thuhet me ze te ulet por uleret ne cdo grup shoqeror: "Cfare ka dhene falas, ti mos paguaj per te." Ne pamje te pare duket si nje shaka, nje batute burrash ne tavoline. Por ne thelb ajo fsheh nje te vertete te hidhur per menyren se si shume meshkuj sot shohin marredheniet, trupin dhe dashurine.
Ka nje logjike mashkullore pas kesaj thenieje. Nje burre qe e thote kete nuk flet per tregti, por per vlere. Ai nuk e pranon te investoje ndjenja, kohe apo perkushtim, te nje femer qe sipas tij, nuk kerkon me respekt ndaj vetvetes. Jo sepse ai eshte i keq, por sepse ne nenvetedije mashkulli kerkon te ndjeje se po fiton dicka te rralle, te vlefshme, qe nuk e merr kushdo.
Ne kulturen mashkullore, eskluziviteti eshte shenje nderi. Ashtu sic nuk do te paguash shume per nje produkt qe shitet ne cdo cep tregu me cmime te ndryshme, po ashtu nje mashkull e humb deshiren per te blere dashurine e dikujt qe e ka shperndare pa kriter. E padrejte? Ndoshta e padrejte. Por eshte nje realitet qe shume femra e injorojne.
Ne thelb, meshkujt e ndershem kerkojne dicka qe nuk blihet: ata kerkojne vlere personale dhe permbajtje morale. Jo thjesht trup, por permbajtje qe shoqeron trupin. Nje femer qe e di vleren e vet, e ruan jo per arsye fetare apo frike, por sepse kupton se dashuria e pa filtruar eshte humbje.
Dhe cfare do te thote kjo per femrat? Per femrat, kjo thenie eshte nje paralajmerim, dhe jo nje percmim. Eshte nje kujtese qe trupi nuk eshte monedhe, por tempull. Dhe cdo here qe nje femer e ofron pa kujdes, ajo e ben me te lehte per boten mashkullore ta shohe me me pak respekt.
Nese nje burre eshte i mencur, ai nuk do nje femer qe "te gjithe e kane pasur"; ai kerkon nje qe e ka ruajtur veten per dashurine e vertete. Dhe kjo nuk ka lidhje me moralin fetar, por me logjiken njerezore: ajo qe eshte e rralle, vlen me shume.
Shume vajza sot, ne emer te "lirise", japin pa menduar. Por liria pa pergjegjesi behet veteshkaterrim. Nuk eshte turp te duash, por eshte dem te japesh pa dashuri. Sepse ne fund, ajo cka jep, nuk mbetet si kujtim, por si zbrazeti.
Ne thelb, dashuria e vertete karakterizohet nga dinjiteti - ai eshte cmimi i dashurise se vertete. Nuk ka burre qe nuk e ndjen dallimin midis nje gruaje qe eshte "e lehte" dhe asaj qe eshte "e vlefshme". Njera josh me trup, tjetra ngroh me shpirt. Dhe ne nje bote qe cdo gje shitet, femra qe di te mos shitet, behet thesari me i kerkuar.
Keshtu qe po, ndoshta tingellon ashper titulli i ketij postimi. Por kjo fraze eshte nje thirrje per kujdes, veterespekt dhe dinjitet. Sepse dashuria, kur jepet si dhurate, jo si oferte, behet vertete dashuri,
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka