Dekorata

Dekorata

Sot nuk eshte nje dite si gjithe te tjerat. Qe dje, zemra po me rreh me nje ritem tjeter - jo vetem prej faktit se me eshte dhene dekorata e ekselences, por sepse e di qe ajo do jete aty. Ajo, eshte ajo qe me ka ndjekur per vite pa me lene kurre te bie ne heshtje. Eshte ajo qe me ndihmoi te gjej veten kur ekzistenca ime akademike ishte lene ne harrese. Dhe salla eshte e mbushur plot. Dise mesues, disa prinder, disa studente, dhe kamera qe ndizen e fiken si yje te rastesishem. Por une e shoh tashme nje tjeter yll qe s'me verbon, por me gezon: ajo, quhet Arta! E ulur ne rreshtin e pare, me nje fustan elegant qe i thekson linjat pa rene aspak ne vulgaritet, me floket e hedhur pas supeve dhe nje buzekuq te erret qe me kujton netet e veres ne filmat e viteve '50, Arta me veshtron me nje shikim qe s'me jep liri, por me fal admirim te fshehur. Ajo ngjan me Catherine Zeta-Jones sot, por nuk eshte thjesht nje ngjashmeri e jashtme - eshte nje atmosfere qe e mbart ne menyren si rri, si shikon, si nuk ka nevoje te flase per te sunduar sallen.

Kur me therrasin ne skene dhe marr dekoraten, une e ndjej tere peshen e rrugetimit tim mbi shpatulla, por mbi te gjitha - ndjej deshiren time per t'u kthyer serish ne te njejtat banka, ku kam shume falenderime per te bere, e per te mos e lene shkollen thjesht nje kujtim te mire. Dua te rikthehem, jo per lavdi te reja, por per kujtime te reja, per te vazhduar te ndertoj dicka te forte, te perhershme. Dhe ndoshta, thelle brenda meje, dua te rikthehem edhe te ndertoj dicka tjeter qe zgjat: nje marredhenie! Dhe kur duartrokitet emri im, qe mendimet e mia trazohen nga zhurma, une koken e kam kthyer prej saj, si per t'i thene: "Nuk ka mbaruar, do kthehem prape." Jo se jam i dashuruar me te - jo! Por ajo ka ate lloj pranie qe te mbetet ne kujtese edhe kur nuk eshte ne dhome. Eshte grua qe di te te beje te mendosh per te, pa te thene asgje. E lakmueshme, pa qene e thjeshte. Dhe ndoshta, kjo eshte nje arsye plus, pse une do rikthehem ne tetor.

Pasi gjithcka mbaron, ndersa te tjeret largohen ne grupe, me biseda te zhurmshme e buzeqeshje te rastesishme, ajo eshte akoma aty; del me turmen por qendron ne nje cep te korridorit, mbeshtetur lehte mbi murin e ftohte me duart kruqezuar mbi bark, si dikush qe me ka pritur gjate, por pa u lodhur. "E ke meritu", me thote, "bane mire qe s'me permende", dhe zeri i saj eshte aq i bute saqe me duket sikur po ma ledhaton gjoksin nga brenda.
- Si me tpermend, apo me cmend tan tjeret nga xhelozia?, ja kthej me te qeshur njesoj si ajo.

Pas kesaj bisede te lehte, me fton per nje kafe. Thote se pas kaq vitesh qe me ka ndjekur, sot eshte dita qe e detyron te me ftoje - jo me si studentin qe mbeshteti dikur, por si burrin qe i ka bere balle gjithckaje.

E ndjek ne heshtje ndersa ecen pak para meje, me hapa te qete, plot siguri. Kemba e saj ngrihet lart me elegancen e nje aktoreje qe ka mesuar ta veshe cdo levizje me sensualitet. Fustani i saj i zi, qe i perqafon vithet me delikatese, zhvendoset lehte sa here qe ajo leviz. I shkon aq shume, sa me duket sikur eshte krijuar posacerisht per ate pasdite.

Shkojme aty te kafja e shkolles dhe ajo ulet perpara perballe meje ne tavolinen prane dritares, e ndersa nxjerr syzet e leximit nga canta, me dhuron nje buzeqeshje te qete, te rritur. "Tkam pa shpesh ketu ne kafe", - me thote me ze te ulet. "Ti gjithmone rrin atje perballe dhe me shikon me shume se duhet...". Se une ne kete kafe, gjithmone ne cep rri, vetem, ato here qe vij per ndonje note a provim.

Nuk mohoj. Buzeqeshja ime eshte e thelle, e shtrire ne nje te kaluar qe gjithmone ka pasur momente me ethe te heshtura. Nen tavoline, kemba ime ndesh lehte te sajen. Dhe ajo nuk terhiqet menjehere. E le, si pa dashje, per disa sekonda. Dhe une e ndiej ngrohtesine e trupit saj permes pelhures se pantallonave te mia. Une flas per jeten time, per peripecite e viteve te fundit, per beqarine time. Kurse ajo me degjon me vemendje te frikshme. E perqendruar. Por jo e ftohte. E pranishme si nje grua qe e di sa peshe ka nje degjim i sinqerte.

- Kto perjetime, – me thote, – nuk do ti kisha perballu dot si ti. Ke nji force qe nuk ta jep as shkolla, as librat. Esht dicka mrena teje, nji fuqi burrnore qe e ndjej qysh se te mbaj mend.

Ndoshta kam qene i ri, qekur ajo me mban mend, por ajo flet pertej fjaleve. Zeri i saj eshte si nje zgjatje delikate e dores, qe miraton dhe mbeshtet. Dhe ndoshta edhe me shume se kaq.

Kur vjen kamarieri, e na sjell kafet, ajo zhyt duart ne cante, por une e ndal. "Sot paguj une," i them me nje ton qe nuk le vend per diskutim, a thua se mora persiper nje mision. Ajo me sheh drejt e ne sy ne kete moment. "Burrnia eshte hala virtyt i rralle", – me peshperit me ate ze te ngadalte qe nuk ka nevoje per fjale te guximshme. Gishtat tane takohen mbi canten e saj ku kerkon kusuret; duart e saj jane te buta, me lekure qe duket se ruan cdo ere femerore. E ajo nuk i terheq menjehere por rri per pak ashtu, ne konfirmim.

Sapo largohet kamarieri, ajo spostohet pak me perpara, pak me afer, sikur po afrohet per nje sekret, dhe me thote: "Kur erdhe per here tpare ne klase, nuk ishe hic si sot. Ishe thjesht nji djal i gjate, por pak i tretun, me sy te bukur por edhe me shkollen nuk merreshe fort. Sot... je ndryshe. Je ba burre. I mencur, i thelle, i guximshem, i suksesshem. Dhe, i pashem..."

Ndihem i carmatosur ne kete moment. Femra te tilla nuk bejne shpesh komplimente te tilla. Buzet i ka fare afer gotes ujit, pi me ngadale, duke i lagur ato si qellimisht - mua qellimisht me duket gjithcka qe ben. Se ndoshta eshte vetem mendja ime qe e sheh keshtu. Por kur ajo i fshin pastaj buzet me nje leter te bardhe dhe me sheh drejt ne sy sikur a e kam vemendjen ne mesim, ndiej se nuk jam vetem une qe po e perjetoj kete tension.

Ajo shtrin kemben nen tavoline dhe e zgjat prej meje. Kete here eshte kemba e saj qe prek timen, me nje ferkim te qellimshem qe me ben te mbaj frymen. Pastaj leviz paksa, si per te me provokuar pa e thene me fjale. Dhe me ndjek me sy ndersa leviz ngadale. Ajo e di mire cfare po ben. E ul koken si te turperuar, por une e shoh qe buzeqesh. Eshte nje grua qe di te komandoje pa urdheruar.

- Ti e di, me thote nderkohe qe afron duart mbi tavoline dhe gati mbeshtet mjekren ne to, - qe un gjithmon kam besu te ti. Edhe atehere kur nuk e besoje vete qe do ngrihesh prap." Ajo po rikujton sfidat e mia; aksidentet dhe reniet. Dhe une ndihem i zhveshur. Por jo fizikisht. Me shume i zhveshur si te jem lene plotesisht ne doren e saj. "I ke gjithmone fjalet qe duhen", i them.
Ajo pergjigjet:
- Po te ishim taku jasht kontekstit te shkolles... ndoshta do kishim ken taman shoke...

Po ca jane shoket taman? Fjalite e saj jane si nje thike pa teh', prerje qe nuk dhembin, por te lene pa fryme. Une marr fryme thelle dhe ngre shikimin, e i pergjigjem: "Po as un s'jam ma ne ate kontekst."

Ajo me sheh drejt e ne sy, dhe per here te pare, nuk ka as te qeshur, as shaka. Vetem nje deshire qe mbartet ne heshtje. Por nuk rrijme shume ne kafe sepse bisedat po behen disi te pakuptimta. Kur dalim jashte, ajo me prek lehte, si nje prekje qe te drejton rrugen. Por drejtimi ndryshon kur me pyet: "Do te pime nje RedBull ne zyre? Sikur i pime shpejt keto kafe..." Zeri i saj eshte neutral, por shikimi... eshte gjithcka tjeter vecse neutral.

Mberrijme...

Zyra e saj eshte nje labirint librash dhe kujtimesh. Hapesira nuk eshte e madhe, por ka ate ngrohtesine e nje vendi ku eshte derdhur shume perkushtim, shume nete pa gjume, shume endrra qe nuk jane thene kurre me ze. Ne mur, disa diploma. Ne tavoline, nje kornize me nje foto qe s'e arrij ta shquaj mire, por qe i jep ngjyre personale nje hapesire qe per te tjeret mund te jete thjesht nje zyre pune private.

Ajo heq xhaketen dhe e var ne njeren karrige. Levizjet e saj jane te lehta, por ngacmuese - si te nje balerine qe e di mire se cdo veprim i trupit te saj eshte pjese e nje koreografie te menduar. Nen xhakete ka nje bluze te holle ngjyre vishnje, qe i ngjit paksa ne gjoks kur ulet. Sikur e ka nje numer te vogel. Dhe merr kanacet; ma zgjat timen me nje buzeqeshje. "Me fal, s'kam as gote as pip." Dhe qeshim te dy...

Ulem ne karrigen perballe saj, nga ana tjeter e tavolines, dhe per nje cast ndjej sikur jam rikthyer vite pas, ne ditet e para kur ajo hynte ne klase; fustane ngjyra ngjyra, te shkurta sa per te ngacmuar cdo student. Por tani une nuk jam me ai djaloshi i cuditshem dhe pak i hutuar. Tani jam burre - i diplomuar dhe certefikuar. Kurse ajo eshte akoma ajo - por me nje pervoje qe tani s'me tremb, perkundrazi, me terheq me nje force primitive.

- Ti nuk ke ndryshu shume, - i them, ndersa hap kanacen.
Ajo me sheh me syte e saj te zinj.
- Ah, jo?
- Te ka ndryshu koha, i them, - por nuk te ka lodh. E ke hala ate cmendurin e bukur ne sy.

Ajo qesh, por eshte nje e qeshur e thelle, qe e ndjen edhe ne gjoks.
- Mos fol marrina... Sikur po m'kujton vitet e mia te egra.
Une kthej koken.
- Sdi sa te egra mund ken ken, po s'ka gja ma terheqese se nje grua qe ka kalu neper egersi dhe hala rrin drejt.

Ajo me sheh. Me ze ne befasi. Syte e saj zbuten. Buzet i leviz pak, si te donte te thoshte dicka. Por nuk e thote.
- Ti me kujton kohen kur jetoja pa frik, me thote me nje ze pak me te ngadalshem, sikur cdo fjale i peshon. - Koha kur nje prekje ishte mjaftushem. Kur nje flirt ishte art, jo thjesht nji paralajmerim.

Une mbeshtetem pak me perpara, bej sikur kontrolloj dosjet mbi tavolinen e saj, por ne te vertete thjesht dua ti afrohem.
- Mendoj shpesh, - i them, - se cdo burre qe te ka pas prane, ka pase ne dore nje thesar... por s'besoj se e kane kuptu sa duhet.

Ajo me sheh akoma. Dhe syte e saj tani jane mjegull.
- Une s'du te jem nje ne listen qe te kujton vone. Une du te te shikoj sot.

Ajo ulet pak me mbrapa, por nuk largohet. Vendos kemben siper tjetres dhe me veshtron drejt. Habitet nga cka i thashe, dhe ska faj.
- Kjo esht gjaja ma e rrezikshme qe kam nigju keto koh, - me thote me ze te ulet.

Ne nje moment te heshtur, shtrihet per te marre nje laps mbi tavoline, dhe bluza i ngrihet paksa me lart, duke zbuluar belin e saj. Lekuren e ka te bute, pa gabime, nje forme qe me fton ta prek. Dhe e ndjek me sy, pa fshehur asgje. Ajo e ndjen shikimin tim. Dhe nuk reagon. Sepse e di. E di c'ben, e di si duket, dhe e di cfare ndjell.

Ne konfuzitetin e mendimeve te momentit, i them "Jam tu te pa me kujdes." Ajo nuk pyet pse. Nuk e mbron veten. Nuk e mbyll as bluzen. Vetem ma kthen: "Ti se din po un punoj per keto forma".
- Po si se di, i kthehem, a kalon rruges nga shtepia im per palester?

Ajo sikur skuqet pak dhe behet me turp, e une ndjej nxehtesine qe me mbulon trupin dhe jam gati te djersis prej saj. Jo vetem ne lekure, por thelle ne pjese qe asnje freskuese nuk mund t'i ndale. Dhe ndjej edhe nje tjeter ndjesi: respektin qe kam per te. Sepse ajo nuk eshte nje grua qe do te kafshohet nga padurimi. Ajo eshte nje grua qe do te admirohet ne cdo frymemarrje.

Dhe une jam aty per ta bere pikerisht kete. Per ngrohtesine e saj qe digjet si nje mesazh i pashkruar. Per nje premtim qe nuk thahet. Per nje kapitull qe pret te hapet.

Por jo tani...

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.