Rrefime / Renacimiento / Fundi i nje fillimi te ri (s5ep27)

Eshte gjithmone e veshtire ti japesh fund... Derisa i jep fund.

#zhgenjim #suprize #lamtumire
Me mire nje fund me dhimbje, se nje dhimbje pa fund. Por a jemi ne ne dhimbje pa fund? Nganjehere madje duket si agoni; por a jemi?

Eshte bere nje vit qe nga fillimi pandemise dhe lidhja jone ka marre nje drejtim zbrites; po zbret nga qielli i shtate ku ishim gjate viteve te para e kur cdo dite ishte e mbushur me aksion e aventure. Sigurisht, jemi larguar shume. Edhe pandemia na ka distancuar jo pak, e bashke me pandemine edhe shpresa e deshira per njeri-tjetrin, na eshte ftohe shume.

Te dy po e vuajme njesoj ngaterresen e pandemise por ajo, ndryshe nga une, nuk eshte me pozitive. Me duket sikur nuk deshiron te kalojme me kohe te bukura bashke. Muaj kane shkuar tashme qe nga nata jone e fundit ne te njejtin krevat; ditelindjet, krishtlindjet, festat, gezimet, nuk i kaluam bashke kete vit dhe jo per shkak te pandemise; Ania cuditerisht nuk deshiron me.

Jam duke e prite ne klub; ne te njejten kafe ku kemi ndenje per vite me ralle, aty afer zyres saj e afer shtepise sime, aty ku e kemi pase mbushe me puthje klubin. Dhe nuk e di; sot a do puthemi?

E shoh si hyn brenda, dhe per nje moment une shtangem. Dicka ka ndryshuar me te. Duket si dikush tjeter. Ka marre vetbesim, vetqendrim. Ka marre tjeter ngjyre, duket si nje artise para kamerave teksa ecen neper lokal e vjen prane meje. Une ngrihem ne kembe ta perqafoj, ndoshta edhe te puthemi se jane bere disa jave qe nuk takohemi, qekur ajo vendosi te anulloje planet tona e te realizoje te tjera plane me miqte ne Tirane. E pres ne kembe me krahet hapur por ajo vec afrohet me ndesh pak; nuk ka perqafim. Nuk ka puthje. Nuk ka as nje "si je" te sinqerte dhe asgje tjeter pervec nje "hej", dhe ajo ulet aty ne karrige perballe meje por larg, ne anen tjeter.

- Si je zemer? Si po kalon keto dite ne qetesi ne paqe ndaj meje?

- Mire!, me pergjigjet, pa shtuar asnje fjale tjeter.

Une vazhdoj te hap te shtroj biseda, duke fole per punen, per distancen, per muziken, pandemine, politiken, perpiqem te flas gjithcka por ajo ka heshje ne buze dhe shperqendrim ne sy, teksa ka pare e vizatuar gjithcka dhe cdo detaj neper lokal - pervec meje.

- A po vjen fundi jone, Ania?

Ajo per nje moment hesht, merr nje buzeqeshje te ftohte, sikur me pergezon qe po dal diku, pastaj kthehet prej meje, me sheh pak si konfuze ne mendime dhe me thote:

- Ervis, ti ke mbete pa pune gjate pandemise...

- Kam mbet pa zyre, i them me te qesur, - jo pa pune, se kam punuar nga shtepia me shume se ti. Ti e di kete...

- Ervis, ti as makine nuk ke...

Dua ti them, qe une kam dy motorre tashme sa per kater makina por e shoh mire ku po shkon kjo bisede tashme. Ajo pastaj me tregon se ka bere plan te shperngulet per ne Tirane dhe se edhe ajo nje dite do e gjeje djalin e saj. Sado e cuditshme tingellon kjo per mua, ne fakt eshte e vertete; ajo tashme e ka marre drejtimi e saj: per te, ne jemi ndare tashme.

Tentoj te rikthej ne bisede mekatet tona, lojerat e pabesite e saja, ti rikujtoj sa sfida kemi kaluar bashke per te nenkuptuar se ne jemi te forte kur bashkojme qellimet. Tentoj te rikujtoj udhetimet tona te cmendura ma puthje e dashuri gjithe naten pa gjume, apo mbremjet tona me te qeshura deri ne mengjes, apo sa duhemi e sa te bukur jemi mbi shoket tane qe bashke i kemi vene ne loje brenda bisedavo tona. Por tavolina jone duket e etur per heshtje. Ajo leshon nje pike loti, e leshoj dhe une nje, pastaj qajme edhe pak te dy por pa e pranuar, nuk e di pse nuk e pranojme, por di se kjo do jete e fundit kafe bashke ku ne pas tre vitesh papushim flasim per dashurine dhe te ardhmen tone perfekte.

Dhe nuk e ka fajin jeta ime me ulje-ngritjet e saja e me problemet e shkolles e puneve. As jeta e saj, me projektet dhe planet afatgjate qe nuk bashkohen me rrugetimet e mia.

A e genjyem njeri-tjetrin? Ndoshta po...

A e tradhetuam njeri-tjetrin? Ndoshta po...

A ishte gjithcka nje loje? Ndoshta po...

Por jeta vazhdon... Ne kete fund pandemie, ajo me mire te iki... Si pandemia...