Abandono de un parte de mí / Gjysem perqafimi / (s4ep7)

Ndjenjat dhe lamtumirat shkojne bashke.

#dhurate #perqafim #largim
"Me prit ne barin qe ke perballe, vij tani te te marr", i pergjigjem me SMS. Ajo ka ardhe ne Shkoder te me percjelli se javen tjeter do nisem per Itali; kam gjysem viti qe pres operacionin final e data eshte afruar, te shtunen e javes tjeter.

Natalia shkon brenda, tek Grand Hotel Europa, rehatohet ne nje tavoline ne cep te holl-it shume afer banakut e une nuk vonoj, ne kembe pergjate pedonales, e e gjej sic e prisja; te bukur, te pergatitur e te stolisur si para nje interviste per televizion. Ka ardhe vetem nga shteti fqinj, te me takoje e te me japi nje puthje te fatit a nje dhurate te sajen para se te nisem. Po qendron me shpine prej muri e sa hy brenda me shkojne syte tek ajo - per ta zene mat duke me vrojtuar ne nervat e saja. Ajo nuk nevrikoset kurre, ne fakt, nuk bertet as nuk irritohet - ajo thjesht ashtu ka natyren e saj per dike qe nuk e njeh, se egersia e saj e vertete eshte ne krevat - aty eshte territori i saj, aty e nxjerr flaken si nje kuceder e cmendurise dhe pasionit.

Ngrihet ne kembe e ma ben me dore duke menduar se se kam pare akoma. Si te mos e kem pare, pervecse eshte me e gjata ne te gjithe ata ca jane aty, eshte edhe me e bukura, me floket vale deti deri ne bel e vetullat e holla si dy hena ne qiellin e gjere te ballit te saj. Afrohem ngadale tek ajo, e pershendet ne gjuhen e saj sic I pelqen asaj e I vendos duart ne bel per ti puthe faqet. Ne fakt, me ka marre malli per te. Koha kalon shpejt e ne kemi muaj qe nuk shihemi, e takimet tona kane qene gjithmone disi, pergjysem, te paplotesuara ne mish a ne shpirt.

Ulem aty afer saj, edhe une me shpine prej murit, kapim duart, e qendrojme ashtu per pak minuta.
- So, when you leaving?, me pyet, kur po nisesh?
- Te shtunen, I them. Do ik me autobus. Por nuk kemi dicka me interesante per te filluar biseden?
- Une skam shume gjera, - me thote. Jeta ime eshte e njejta prej shume kohesh. Me thuaj ti, me ngacmon - ti qe te ndodh gjithcka sa edhe I shkruan.

Nis fillimisht ti tregoj per punen, per levizjet qe po bejme se fundmi e per pergatitjet para operacionit se keto jane me te rendesishmet per kete periudhe. Ajo me sheh me embelsi, me faqen e mbeshtetur mbi grushte e floket qe I kullojne permbi tavoline. E une e admiroj, duke I pare bukurine e stilin, duke kujtuar per nje moment si ajo nuk ka ndryshuar aspak per kaq vite qe njihemi por eshte prape aq sensuale dhe afshndjellese sa diten e pare, e edhe me shume.

- Ke dicka ne ate canten?, e pyes si per te dale pak nga pozicioni qe jem e spo me le te perqendrohem dot. Dua te jem I kujdesshem, nuk dua te kete dicka me shume se nje kafe me nje shoqe te vjeter e nje perqafim te ngrohte perzemersie.
- S`te pritet? Do jemi ne shtepine tende me vone, - me thote, dhe kafshon pak buzen per te me lene te kuptoj se ka nje suprize mesnate.
- Ka hotel edhe ketu ku jemi, I them, dhe I buzeqesh pak si ne shaka.
- Seriozisht?!, - me kthehet, dhe merr ate pamjen qe e ben me se miri gjithmone, ate te egren, flakeruesen - te sajen.

Une i afrohem edhe pak me afer, I kap te dyja duart dhe duke e pare ne sy, I them paqesisht;
- Jam ne dicka reale, Natalia.
- Si vjet ne Velipoje, Erik?, reagon me te qeshur duke me sjelle ne mendje aventurat e cmendurite tona te para disa koheve, qe si budalla I shuajta e I ndezem serish me fort.
- Eshte ndryshe kete here, te lutem, nuk e kam mendjen askund...
- Ti je gjithmone plot supriza, me thote, largon duart, dhe distancohet.

Kalojme edhe disa minuta ne ate tavoline; nuk flasim shume, ajo madje as me tregon se ca mbante qesja e zeze qe kishte ne duar, vec ngrihemi e dalim. Une e perqafoj dhe e falenderoj qe erdhi, ajo vetem me uron fat per operacionin qe me pret pas ca ditesh, dhe e le te presi dike qe me tha se do vinte t`a merrte ne ate ore.