Confesiones Antiguas / Jola, nje femer me klas / (s1ep8)

Mos e lejo friken te te pengoje te luash lojen.

#klas #keshille #enigme
Jola... Ky emer kaq i embel qe u jep forma eksituese buzeve kur e shqiptojne...

U njohem ne nje takim te nje grupi rinor ku po diskutonim mbi stilet e veshjet e femrave, mbi tipet e karakteret e tyre, e konretisht, po diskutonim cfare e ben nje femer me klas. E mora radhen vone dhe duke argumentuar mendimin tim mbi klasin e femrave - gjithcka u kthye ne nje fjalim timin ku reagimet ndaj tij qene te shumta, me Jolan ne fokus, ajo qe e para pati guximin te kundershtoje cdo germe timen deri ne pike e presje. As une nuk u kurseva aspak ndaj saj, ndaj nje femre e cila me ftohtesi e bindje te forte ne vetvete me kundershton publikisht mendimet e kulturen time; reagova menjehere ndaj saj duke e kthyer gjithcka gati personale, por ajo me kunderpergjigjet shpejt me fjale te egra e me tendence, si ne parlament, duke me detyruar te qendroj ulur e te pres te mbaroje takimi...

Rina, organizatoja e ketij takimi, thote fjalen e fundit, permbyllese, dhe sic na falenderon e na pershendet, fillojme te shperndahemi avash. Une vendos te qendroj mbeshtetur tek muri, me syzet qe si heq kurre e me gjurin e thyer e kemben ne mur, duke "numeruar" pjesetaret. Dhe ja ku vjen ajo, Jola; kalon avash, para meje, si ne nje sfilate, me floket e gjata deri ne bel, sandalet me take te larte, dhe gjoksin e madh e te bukur qe oh Zot - se kuptoj si arrijne te ia mbajne mberthyer sutjenat.

E shikoj me vemendje, jo pa arsye, por sepse syte e shndritshem e vetullat me hark me terhoqen deri ne zemer.

- Oh, ja dhe nje femer pa klas... - peshperis si me te qeshur - mjaftueshem te me degjoje ajo...

- Se kupton ti nga klasi... - me pergjigjet me te njejtin ton zeri por pa e kthyer fare koken nga une; duke me pare vetem me bisht te syrit, dhe tund me dore floket e gjata sikur me shkundi nga fokusi, nga rendesia, nga veshtrimet e saj...

I afrohem sikur dua ta kap nga beli a nga qafa a diku ne trup me siguri, por nuk e prek aspak; vetem i leshoj nje nga kartevizitat e mia ne borsetin qe e mban pak te hapur, e i them me urdherese "me telefono, e ma trego klasin"... Nuk dua te degjoj pergjigje, nuk e di cmund te me thote dhe jo se kam frike, por se dua vertete te shoh cmund te beje perbrenda nje femer kaq e bukur dhe e zonja perjashta.

Largohemi e ecim ne drejtime te kunderta per disa hapa... Nuk e kthej koken me prej saj e me siguri as ajo prej meje; nuk e di nese u pelqyem apo filluam ta urrejme njeri-tjetrin kur u pame nga afer. Ecim ashtu, pa u pare per disa minuta, por ajo me telefonon menjehere, pa numer...

- Po largohesh pa mesuar ca eshte klasi? - me pyet me djallezi...

- Epo, sbesoj tket' dicka qe se di.... Ka? - I pergjigjem me pyetje.

- Ka!, me thote ajo. - Prit aty ku je...

Vendos ta pres pikerisht ku me urdheroi ajo, e kthehem me shpine prej saj, si per ti treguar se vertete spo me intereson shume por po shoh keto muriet e vjetra tek kjo shtepia e braktisur, pak ne distance... E ndersa me afrohet me koken qe e mban lart, rrahjet e zemres me shpejtohen, behen me te shpeshta se kercitjet e takave te saj qe ia ndiej nga distanca neper imagjinatat e mia. Jola afrohet avash, me vendos doren ne shpine, dhe me pyet me ze te ulet:

- A prekin ne shpine femrat me klas?

- Po, i pergjigjem une akoma pa e kthyer koken - dhe ju pelqen edhe ti prekin me delikatese...

E nderkohe qe i flas, kthehem i kap lehte doren qe me kishte vene tek shpina, e doren fjeter ia sjell nga beli, per tek shpina e saj e mbuluar me kemishen e bardhe qe shtrengohet ne bel nga fundi i zi i shkurter...

- A nuk u afrove shume? - me pyet me seriozitet por ne te vertete aspak e shqetesuar, se buza nuk i buzeqesh aspak por i dridhet, e syte po i shkelqejne...

- Oh po, i pergjigjem pak ne tension. - Por vete e ke fajin se me zure pa mendje...

- Femrat pa klas keshtu veprojne, reagon ajo serish e kenaqur ne vetvete... Pse sme tregon ti klasin?

- Kam nje ore qe po e pres te ta tregoj... I them me buzeqeshje ne buze e ne mendje, dhe i afrohem lehte e mbyll syte per tia marre shijen e buzeve qe sikur i vlojne...

- Shhhh, budalla! - me thote me te qeshur nderkohe qe me largon koken e me vendos gishtin ne buze te me ndaloje vrullin qe pata marre, dhe me heq syzet te me shohi syte...

- Ti mban arome te mire... - me thote duke me pare ne sy me gishtin e saj ne buzet e saj, qe sa e hoqi nga buzet e mia. - A nuk mendon se duhet te prezantohemi me ne privatesi?

I pergjigjem duke e terheqe me duart ne bel, e kalojme matane, qe i bie ne kahun tjeter te nderteses, diku tre metra me larg... Aty sna sheh askush; jemi vetem ne te dy pas murit te vjeter.

- Tani mendoj te prezantohemi... - i them me bindje, duke e pare ne sy e duke e mbajte ngjitur pas trupit tim. Ashtu, sic e kam shtrenguar nga beli qe spo e leshoj akoma, me doren tjeter i rreshqas nga barku deri tek fundi i zi duke ia ngrehe lart avash, per ta pushuar doren mes kembeve te saj...

- Mhmmm... - psheretin ajo, se gojen ia kam zene me gojen time tashme, dhe spo mundet as te marri fryme... Po e puth si te jete imja...

Ajo terhiqet pak, me mbshtet doren tek gjoksi gati per te me mbuluar dhe me doren tjeter me pergjigjet ne te njejten menyre si ia bera une asaj, duke me shtrenguar fort me dashuri dhe inat, nderkohe qe vazhduam te prezantohemi me buze e me duar e nuk lame qelize pa preke, pa ndier, pa shijuar...

- Mire, mendoj se e more leksionin e pare mbi klasin... - me thote Jola pasi ka filluar te erresohet e ne kishim kaluar mbi nje ore aty, pa kuptuar asgje...

- Them se po, I pergjigjem. - Por kam edhe disa paqartesi qe dua te mi sqarosh me imtesisht... - vazhdoj pergjigjen teksa largohem, duke i bere me dore shenjen e telefonit..