Kufijte e Deshires

Kufijte e Deshires

Ndodhem prane saj, e ndjej ngrohtesine e trupit te saj, aromen e flokeve te saj dhe rrahjet e zemres qe duket sikur perputhen me te miat. Ajo me shikon, syte e saj jane te mbushur me nje perzierje xhelozie dhe kurioziteti, nje zjarr i heshtur qe nuk mund te fshihet. Lekura e saj e ngrohte ndodhet vetem pak centimetra larg times, dhe cdo prekje e vogel eshte e ndjeshme e sado rastesore, duket si me qellim. Ajo kap doren time dhe e shtrengon, duke me pyetur:
- A deshe me than naj gja tjeter?

Une e shikoj, me nje buzeqeshje e lehte mbi fytyre, ne afersi, shikime, dhe ndonje prekje e lehte mbi sup ose kraharor. Nje perpjekje per nje puthje? Jo, dikush mund te vije nga jashte ose te bie telefoni i saj nga drejtoria. Cdo tentative per te kapur buzet e njeri-tjetrit mund te nderpritet nga nje zhurme nje trokitje a dikush qe hyn, por deshira rritet gjithnje e me shume.
- Kjo qe mtregove nuk ishte e vertet, - me thote Arta, duke tentuar ta fshehi pak zerin e saj te treonditur nga rrefimi.
- Po pse, a ishin tuat?, i kthehem une me buzeqeshje qe ta ngacmoj por edhe te mos prish aspak momentin.
- Po kjo a esht?, me thote ajo serish, dhe afrohet ngadale, aq sa buza e saj prek timen pa u perqafuar plotesish vecse ndeshen.

Nje heshtje e shkurter mbreteron mes nesh, por tensioni rritet me cdo sekonde. Duam ta nderpresim, duam ta perqafojme, jemi konfuz dhe cdo levizje duket e ndaluar nga dicka perjashta. Nje zhurme e vogel, nje hap misterioz ne korridor, nje zile telefoni diku na ben te terhiqemi, por syte tane nuk ndahen. Flirti eshte i hapur tani, eshte si nje loje e bukur, e ben cdo perpjekje e cdo buzeqeshje te jete vecse me intensive.
- Thuj dicka!, me thote ajo, duke e kther koken pak, dhe buzet e saj afrohen prape prane serish pa me ndesh.
- Ca te them?, e pyes, duke ndier nje levizje te vogel te duarve te saj mbi krahun tim.
- Dicka qe nenkupton se smundesh me prit ma..., - me thote tinez, dhe syte i shndrisin, i behet te pakapshem.

Cdo tentative per ta puthur serish, deshton per shkak te zhurmave te jashtme, nese mburojat e emocioneve tona i kane kaluar tashme. Ndonjehere degjohet dikush qe ecen e sikur hap deren, ndonjehere tjeter nje telefon tingellon ne korridor e mund te vije ketu brenda. Por deshira, ah, ajo mbetet e paprekur, e forte, nje energji qe na bashkon dhe na ben te ndiejme cdo centimeter pranine e njeri-tjetrit.

Ajo shtrengohet me shume prane meje, duart e saj prekin te miat sikur dua te flas e sdo te me lejoje, dhe shikimi i saj nuk me largohet asnje sekonde nga syte e buzet. Nje buzeqeshje e vpgel, nje terheqje e lehte e flokeve, dhe tensioni rritet me shume akoma deri ne paperballueshmeri. Flirtimi behet nje loje e sofistikuar, cdo levizje eshte si nje provokim dhe provim, dhe cdo buzeqeshje nje ftese e heshtur per te guxuar.
- Si ke guxim me e djeg gjith ket energji?, me thote ajo, duke me provokuar me prekje te vogla mbi supe e duke ma ngreh adrenalinen me lart akoma.
- Po si ke ti?, i pergjigjem, duke e pare si tund koken, pak turp, pak zjarr.

Arta afrohet edhe me teper prane meje, syte na perplasen ne nje tjeter heshtje te ngarkuar, cdo fjale e panevojshme do e prishte magjine. Ajo ma vendos doren serish mbi kraheror, sikur do te me kontrolloje ritmet e frymemarrjeve. Une e kap nga duart lehte, si per ti treguar qe nuk ka asgje per tu frikesuar, qe mund te perjetojme kete ndjesi se bashku edhe pse une, nuk po hell dot akoma hapa te pare.

Qendrojme keshtu per me shume minuta, duke u shikuar, duke luajte me prekjet e vogla, me floket e njeri tjetrit, duke shkembyer buzeqeshjet qe po e japin cdo pergjigje. Cdo tentative per tu perqafuar plotesisht deshton, cdo tentative per puthje mbetet e tille, por tensioni rritet dhe te dy e ndiejme, syte na ndricojne ne deshire me shume se turp.

Me ne fund, nje moment qe gjithcka duket e heshtur perjashta ne korridor dhe brenda neper mendime, ajo e gjen kurajon te me perqafoje ngadale, plotesisht. Trupi i saj preket mbi timin pa frike; dhe une i ndiej ngrohtesine, i ndiej aromen, dhe cdo rrahje zemre i perputhet me te miat; shpejt si ne vrapim. Nuk kemi nevoje per fjale, gjithcka thuhet me sy qe mbyllen, me buze qe ndeshen ne faqe e ne qafe, me prekje te buta permbi bluze por qe djegin deri ne lekure.

- Ah, kjo ndjesi..., - thote Arta nje moment qetesie, zeri i saj i ulet, i ngrohte, por qe nuk e perfundon dot fjaline. Syte qe i ka pakez te hapur nenkuptojne cka nuk ka pse thuhet.
- Cfar ndjesie?
- Ndjesi deshire..., - me pergjigjet, dhe nje buzeqeshje dinake por ne nevoje, i shfaqet ne fytyre.

Tensioni mes nesh ka arrite kulmin, perqafimi behet me i ngrohte akoma, zgjat, ngadale, duke na dhene ndjesite e realizimit te prekjes se dickaje qe shkon pertej prekjes. Ne kete moment, te dy e dime se deshira dhe afersia jone nuk kane nevoje per me shume; eshte nje moment i persosur, i zjarrte, dhe i paharrueshem.

Ne afrohemi prape, me ngushte, aq sa mund te matim saktesisht temperaturat e trupave tane. Trupi i saj i ngrohte eshte nje thirrje qe nuk mund ta injoroj. Ajo me prek fytyren, une i preki qafen dhe shpatullat e saj duke e zbuluar pak, dhe ndjej cdo dridhje, cdo frymemarrje te saj te shpejte. Turpi dhe deshira perzihen brenda saj, dhe ajo e shpreh ne menyra te thjeshta por te qarta, ndonjehere duke qeshe lehte, ndonjehere duke mbajte heshtjen me force.

Gradualisht, afersia behet pothuajse e paperballueshme. Ne qendrojme keshtu, ne afersi te ngushte, duke ndjere deshiren e ndersjelle, duke luajtur me shikime, prekje dhe buzeqeshje, por pa shkuar me larg. Nje tension i embel, nje flirtrim i zjarrte qe e mbush te gjithe dhomen, duke e bere momentin te paharrueshem. Ajo tund koken lehte, buzeqesh me turp, dhe me prek perseri duart e me puth gushen. Shikimi i saj eshte i mbushur me zjarr dhe nje terheqje te pakontrollueshme. Cdo prekje e saj eshte si nje rrahje zemre e dyte, qe e ben dhomen te ndjehet me e ngrohte, me intime, me e papermbajtur. Tashme as zhurmat ne korridor nuk degjohen aspak. Ne luajme me kete tension, cdo prekje, cdo buzeqeshje, cdo levizje – nje loje e zjarrte, nje vallezim i ndaluar. Une i pergjigjem me nje prekje ne qafe e pastaj ne bel, nje ferkim i lehte mbi kraharor, nje buzeqeshje qe i thote me shume se cdo fjali, dhe pastaj ajo ngre syte, nje dridhje e trupit qe nuk mund ta fshehe, dhe me thote:
- Dil jashte!

Urdhri i saj i thjeshte eshte i mbushur me pasion, tension dhe deshire. Une jam ketu, prane saj, zemra me rreh fort, dhe trupi dridhet nga cdo ndjesi e perbashket. Por ajo, me nje force te fshehte, vendos kufirin qe e ben momentin edhe me te zjarrte dhe te paharrueshem, por te pakapercyeshem. Ndjej si cdo centimeter i trupit tim kerkon me shume, por ajo kontrollon ritmin dhe e ben cdo perpjekje nje loje te molles ndaluar. Distancohet me shume akoma...
- Te lutem dil jashte!

Nenkuptimi i ketij urdhri eshte i qarte sa c'eshte edhe i thjeshte: ne kemi shijuar cdo moment te afersise, ne e dijme tashme si shijon deshira, por Arta vendos te mbylle momentin aty kur sa po hapej, duke lene kete zjarr qe u ndez - distant, por te nxehte e te flakte deri ne cdo largesi.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.