Kurthi i te pranuarit per ate qe je
Të Merkurën, 10:29
Ne fillim tingellon e bukur; "Te dua per ate qe je." Nje fjali qe duket si maja e dashurise, si shenja me e paster e pranimit njerezor. Por brenda saj fshihet nje kurth vdekjeprures - nje pranim qe shpesh vjen jo nga dashuria, por nga lodhja, nga frika, apo nga mungesa e forces per te enderruar me shume. Ky eshte "Kurthi i pranimit qe s'ndryshon me asgje, as per mire."
Te pranosh dike per ate qe eshte mund te jete nje akt i bukur, por kur ky pranim behet justifikim per mosrritje, per mosndryshim, per mungese perkushtimi - atehere ky pranim behet burg. Dhe shume femra e perdorin kete si mburoje te vetes: "Une jam keshtu, me prano ashtu si jam."
Por cfare do te thote kjo ne praktike, te pranosh dike per ate qe eshte? Do te thote qe dashuria ndalon zhvillimin. Do te thote qe partneri i tyre duhet te duroje muret qe ato vete nuk kane guxim t'i shembin. Dhe keshtu, pranimi behet kompromis, jo dashuri.
Ka femra qe, sapo hyjne ne nje lidhje, duan te fshijne cdo gjurme te djeshme - te mos perballen me me gabimet, me ish-te dashurit, me deshtimet, me fajin. Keto femra, duan te varrosin te kaluaren. Por kush e varros te kaluaren pa e sheruar, e mban ne trup si plage qe qelb cdo marredhenie te re. Ne vend qe te shikojne perpara me sinqeritet, ato fshihen pas nje fasade "pjekurie", duke mos kuptuar se pjekuria e vertete eshte perballja, jo fshirja. Keto jane femrat qe kerkojne te fillojne nga zero, por pa e pastruar memorien e zemres. Dhe ne kete menyre, cdo fillim i ri behet nje perseritje e fshehte e se njejtes histori te vjeter.
Ne marredhenie, perkushtimi, eshte prova e dashurise, por edhe pesha e saj. Sot, shume femra nuk duan ta mbajne kete peshe - duan lirine, duan pavaresine, duan te mos japin llogari. Keto jane ato qe e duan ngrohtesine e marredhenies, por jo pergjegjesine e saj. E duan ndjesine e "dikujt qe me do", por jo sakrificen qe dashuria kerkon. Keshtu lindin lidhje gjysmake - pa rrenje, pa thellesi, pa vizion. Dhe ne kete terren te paqendrueshem, cdo mashkull qe enderron dicka me shume se nje seks kalimtar ndjehet i tradhtuar, i perdorur, i boshatisur.
Nje tjeter kategori e heshtur jane ato femra qe pranojne gjithcka - edhe ate qe s'e meritojne - vetem per te mos qene vetem. Ato s'duan dashuri, por duan prani. Duan nje ze ne telefon, nje trup ne krevat, nje emer qe mund ta quajne "i imi". Keshtu krijohen marreveshje te ftohta, marredhenie qe nuk lindin nga zgjedhja, por nga frika. Dhe aty lind me e keqja: edhe mashkulli qe e nis me idealin e dashurise se vertete, perfundon ne nje pakt te heshtur ku asnjeri nuk guxon te kerkoje me shume, sepse te dy e dine qe nuk ka me asgje per te humbur - pervec pranise.
Kjo lloj heshtje, shkaterron deshirat. Mashkulli qe rritet me endrra - qe beson tek perkushtimi, tek partneriteti, tek ndertimi - perballet me nje realitet te ftohte. Ai ofron siguri, dashuri, durim, dhe perballe gjen shpesh nje grua qe nuk di cfare do. Nje grua qe s'eshte me gati te ndertoje, por vetem te perjetoje momente. Nje grua qe ka me shume kujtime se plane, me shume plage se endrra. Dhe ne kete mjedis, endrra e mashkullit per nje jete me kuptim shkaterrohet ngadale - jo nga tradhtia, por nga boshlleku. Shkaterrohet nga mungesa e thellesise, dhe nga pamundesia per te gjetur dike qe te besoje se dashuria eshte me shume se nje status apo nje histori qe duhet te zgjase vetem sa zgjat pasioni.
Kur nje mashkull degjon: "Te dua per ate qe je", ai ndoshta ndien ngrohtesi, por ne te njejten kohe ndien se nuk ka me pse te enderroje. Ajo ngrohtesi eshte momentale, nuk rri ndezur per ne dimer. Ai s'mund te jete me as me i mire, as me i madh, sepse cdo perpjekje per ndryshim interpretohet si refuzim i asaj "dashurie te pranuar". Por dashuria qe te do ashtu si je, pa te nxitur te behesh me i mire, nuk eshte dashuri - eshte dorezim.
Te pranuarit per ate qe je, eshte nje maske e bukur per te fshehur friken nga rritja. Njerezit qe fshihen pas saj nuk kerkojne dashuri, por strehim. Dhe ne kete strehe te ftohte, endrrat e nje mashkulli qe kerkon ndershmeri, perkushtim dhe rritje, vdesin pa zhurme - nen pretekstin e nje dashurie qe s'ka guxim te kerkoje me shume.
© 2015 - pasion.al | autoresia, te drejtat, dhe kontakti | version minimal
Komento dicka