Puthje lamtumire

Puthje lamtumire

- Se di Erik, bela a ma mir me ik en Angli... Tres menen e merrem me noj pun tieter...

Neser do largohet ajo. Neser me date 6. Do kete nje tjeter familje, nje tjeter rreth shoqeror e nje tjeter pune ku shpresoj te punoje me pak... Do largohet per diku tjeter ku ben me ftohte, diku tjeter ku edhe pse eshte metropol do njohi me pak njerez, e qe ka edhe me pak fjale e merzi.

Nuk me pelqen aspak, nuk ndihem aspak mire nga vendimi i saj qe pavaresisht rrethanave, nuk e prisja ashtu... Behet fjale per Giselden, shoqen time te vogel qe e kam pase ne krah per gjithka ka ndodhe kam apo skam pase nevoje. E quaj te vogel, se gjithmone ashtu ka qene per mua, si femija im, sic kam qene une femija i saj duke i perdore fjalet per keshilla e preherin per te derdhe lote. Shpesh-here, e kam trajtuar pa te drejte, shpesh e kam bere te qaje, te deshperohet, te mos e doje veten per shkakun tim... Shpesh e kam shtyre, larguar, menjanuar, shpesh e kam nxjerre nga jeta ime e e kam terheqe prape kur i vinte koha, e ashtu ka bere edhe ajo... Por edhe kemi qene bashke gjithmone, kemi qene njesoj. Kemi pase te njejtat deshira, kemi ece e kemi qeshe fole e vepruar me fjalet e njeri-tjetrit, qellime, synime, veshtrime te perbashketa...

- A sdo me takosh pak perpara?

Zeri ka filluar te me dridhet vetem nga mendimet se nje dite do jem pa te, se ajo do jete e dikuj tjeter e per mua sdo kete asnje minut ne dispozicion.

- Normall si do t'takoj Erik. A ke qief me ardh me m'perciell me Natalien?

E ka fjalen per Natalian, shoqen tone te perbashket prej me shume se tete vite. Natalia eshte ndryshe nga ne; ajo eshte e pavarur, moskokecarese, shpeshehere e vrazhde dhe e eger se jeta e ka rrite te tille - nuk pranon te humbe asgje cka eshte e saja a cka do qe ta kete.

- Oh, pse me Natalian? Ku po shkon ajo?

- Haha, askun, por me mua der n'aeroport. Ka makinen ajo e spo ti napim asni lek, haha.

Sot eshte vone ne mbremje e koha sme mjafton per asgje, por te nesermen nisem heret ne mengjes e ne 7 pa ca minuta jam poshte shtepine se saj. Zbret shkallet e vjen me pershendet, me perqafon, dhe me merr te pijme kafen lart bashke nderkohe qe do presim edhe Natalian.

- Kafe?!, me pyet si kamariere.

- Ti ke nje ekspres ne shtepi?, - i pergjigjem me habi...

- Neee! Bosnjakice skuvaju tursku kafu, - me sqaron me buzeqeshje, duke me thene se boshnjaket bejne vetem kafe turke, thua se e kam per here te pare nje boshnjake.

Jo vetem qe se kam per here te pare nje boshjake, por madje as kafen e duarve te saja se kam per here te pare. E kam provuar disa here, i ben te mira, si gjithcka tjeter qe bejne duart e saj. E veshtroj me kujdes qe nga momenti i pare kur fillon te helli sheqerin, qe as nuk me pyet ne e dua - se ajo e di mire se une kafet turke i pi vetem me nje gjysem luge sheqeri; kemi pire shume bashke, qe ne shkolle, sa ne shtepine time e sa ne te sajen e ajo mban mend ne menyre perfekte cdo detaj qe nga hellja e hapave te mi te pare..., drejt saj...

Giselda duket kaq e bukur sot, aty tek bufeja, me shpine prej meje, me floket e shtrire per se gjati deri ne kurriz e format perfekte ne trup... Ajo e bukur eshte gjithmone, por ndoshta nga efekti i largimit te saj - po me duket ndryshe, po fillon te me marri malli akoma pa u nise e e di me siguri sa shume do ju mungoje syve bukuria qe po shohin sot.

Sic i pjek kafet, vjen ngadale si nuset e reja kur ua sherbejne miqve qe vijne per vizite, bashke me nje teke Amaro se e di qe e pelqej shume - na sherben ne tavoline, dhe ulet paqesisht aty buze meje. Nuk nxjerr asnje fjale se ka frike se do merzitem, do nervozohem a do i bertas per vendimin e saj, edhe pse e di mire se une do beja me shume per te, si ajo per mua. E mbase eshte me mire per te te filloje dicka te re, te lere pas gjithcka i ka shkaktuar trishtim e te shohi per veten e qetesine saj, per shendetin e saj, per punen e karrieren e gjithcka tjeter... Duke menduar per te e per te ardhmen qe e pret atje, prej ne vajze te embel te sukseshme qe beri gjithcka per ata qe i deshi, me rreshqet nje buzeqeshje e pafajshme ne fytyre teksa sigurohem ne vetvete se do ja dali me siguri. Ajo me lexon, me kupton, eshte e bindur se do jem krenar per te e e ndien se po e ndiej se filloi te me marri malli qe tani, fytyra i buzeqesh e afrohet te me thote dicka por une e nderpres "kur do nisesh?"...

Qetesi... Buza nis te me dridhet nga fjala qe nxorra e asaj edhe me fort; ajo perpelit qerpiket e gjate si shtiza e e kthen shikimin nga dritarja te mos ia ve re pikat a lotit qe nisen ti vijezojne faqet e fryra por te shohim bashke te dy shiun qe ka filluar te kercasi neper xhama... Afrohem pas shpines se saj, i hell krahet rreth trupit e e mbeshtjell e bej te vogel ne gjirin tim, duke i puthe e nuhate floket e qafen aq embel sa pa i shtuar asnje fjale - ajo e kupton mire se une s'do jem me i njejti pa te.

"Erik...", me lutet, duke me vene gishtin tregues permbi buze sic kthehet prej meje e nis te me fshije lotet qe paskan filluar te me rrjedhin, e me merr duart e mia me te sajat - kaq te buta e te vogla, e i mbeshtet tek gusha... Eshte e ngrohte, e embel e e brishte; nis te me puthi, te dridhet e te vazhdoje te me puthi ashtu me syte akoma te perlotur... "Te dua Erik, te dua shum" peshperit neper buze duke ferkuar faqet me gishtat e mi te ftohte; e fillon t'i ngrohi neper buzet e saja te qullta qe shkelqejne ne zjarr e dridhen...

- Nuk kam per t'ik kshtu..., - peshperin neper buze nderkohe qe shihemi ne sy plot mall e etje, e fryma gati po i merret.

- Keshtu? Keshtu si?!, e pyes paqesisht duke i preke gushen...

- Kshtu pa ty, me sqaron me zerin qe i ngrihet pakez e merr zemer, - pa ty e pa dashnin tane en mua, mrena mejet...

Dhe me hidhet ne qafe e me shtrengon si nje femije, me perqafon fort si per te me marre frymen, aq sa m'i degjon te rrahurat e cmendura te zemres time qe i shkojne deri ne kraharor te saj, mbushet prape ne lote, gjemon, dridhet, buzet i ftohen e i behen akull - taman per ti ngrohe ne te miat... Dhe sic e prisja; me puth! Me puth fort! Me puth duke me kape nga floket, qafa, duke me shtrenguar sa mundet me deshire per tu bere nje... Me puth e harron gjithcka, fjalet e zotimet e saja, harron se nuk eshte e imja dhe ska per te qene kurre me. Me puth si per heren e saj te pare, me puth si per heren e saj te fundit, me puth me thith te me shkrije te me beje leng te me pije te me kete brenda trupit te saj pergjithmone... Eshte nje ndjenje e terbuar, qe fillon thelle ne shpirterat tane e misherohet ne lekuren tone me nxehtesine e eger qe na perfshin trupat. Mbeshtetemi lehte tek kolltuku, duke shijuar ne kenaqesi buzet e njeri-tjetrit, dhe papritur... Tak-tak! Eshte Natalia, Natalia qe e dinim se do vinte... Natalia qe, desh na kapi...

- Gisellda! Da li ste spremni, josh?

Ajo ka disa minuta qe i bie deres nderkohe qe ne patem humbe ne puthjet e jetes tone, ne shtrengime te forta gati ne te marre te frymes. Eshte e nervozuar, tani, ska faj - po pyet Giselden nese eshte bere gati akoma, se duket se jene vone...

- Da, smiri se, u nekoliko..., - reagon shpejt ne vrull Giselda, duke i thene se eshte gati ne pak minuta.

E duke i kerkuar te qetesoje nervat, dhe largohet per ne dhomen tjeter, ndoshta te veshi dicka te re a te marri canten; se di as nese e ka bere gati - qekur erdha ne shtepine e saj, ishim kaq te ngarkuar e sbeme asgje tjeter vec ndame ndjenja e pasion.

Natalia vjen prane meje, duke me pare ne sy, me provokimet e saja - kaq epshndjellese, me ve doren ne fytyre e me prek pak buzet e komenton;

- Hmh! Your lips so red, Erik [te jane skuqe buzet]. A je mire?

- Eshte dimer zemer, nga te ftohtit ndoshta...

- A nuk te lashe te ngroheshe?, me pyet pa shaka, ftohte si moti perjashta,

dhe une nuk e kam ne gjuhe pergjigjen, kete here, nuk di me as ca ti them. Ose e di por nuk dua. Nuk dua se ajo eshte ajo, ajo qe ka qene gjithmone aty - te me ngreje moralin e egon time burrerore sa here qe jam ndier i dobet a i rene nga jeta a nga e bukura e saj - femrat. E eshte ajo qe pa vene kushte kurre, vec me ka zbukuruar.

- You are such a player, Erik [Ti luan shume. Mendon se se kam vene re?] me pyet. - You think i don't know?

- You think i ever lied to you? [Mendon se te kam genjyer ndonjehere? Ti ke qene gjithmone aty, gjithmone e ke dite gjithcka...] You've always been there, always knew it all...

- And always loved it all! [Dhe gjithmone e kam adhuruar gjithcka!] Asshole!, - me bertet.

... dhe me shtrengon pak buzet e mija, me gishtat e saj te holle, e per nje moment i coj syte ne buzet e saja sot ngjyre trendafil qe po i dridhen pak nga qejfi e qerpiket aspak nga frika, dhe, Giselda kthehet ne dhome. Oh, sa e bukur duket; nuk e di ne po shkon te fluturoje a po shkon per vrap, me kostumin sportiv e me atlete te bardha Rebook, nje cante te vogel ne dore ku me siguri ka tualetin e mjete tjera te castit e nje tjeter cante pak me te madhe ne shpine. Ashtu, na konfirmon se eshte gati e mbetet vec t'a ndihmojme me cantat e te zbresim bashke tek makina Natalias, poshte afer rruges.

Oh Zot, Natalia eshte nga femrat me me klas qe njoh; edhe nga si ka dale sot, qe nga palltoja e zeze prej lekures me cizmet me taka te larta e deri tek makina saj e kuqe si gjaku - Mazda CX-3 e vitit 2016, qe sot do e mbaje thjesht si nje taksi ne sherbim te shoqes saj te zemres. Sepse vertete qe jane shoqe zemre, e kete ja kane treguar njera-tjetres qe prej nje dekade kur isha deshmitar - dhe shkak i njohjes se tyre qe do kthehej ne nje shoqeri prej dy mikeve rivale.

Natalia vjen me pas, se une e Giselda perfituam tek e gjetem makinen te hapur, e zume dy vendet e pasme, kurse ajo vetem ze vendin e saj - ate te shoferit, ndez kasetofonin, e nisemi pakez te heshtur te tre. Gjate rruges, pijme nje kafe ne "Elit Restoran" e per 10 minuta jemi ne Delta City - ku do ndalemi bashke te tre dhe do kerkojme per gati nje ore te gjejme nje byrzyl te holle serm bashke me nje varese intime me tre zemra - taman, dhurate e jona. Vrapojme serish, zeme vendet tona serish, e nisemi per ne Podgorica Airport, nga ku do jete edhe takimi fundit me Giselden.

Mberrijme pak me heret se kishim frike; kemi mjaftueshem kohe per te pire dicka te ngrohte me Giselden para se sporteli te mbydhet, nderkohe qe edhe Natalia do thithi nje cigare perjashta e do vije me vone... Eshte nje bar i madh, por ska shume njerez aty; hyjme brenda e Giselda ze nje vend afer deres ndersa une shkoj te marr dy caj te ngrohte kamomil per ne te dy; kam qejf ti sherbej sot, sot qe mbase eshte mundesia ime e fundit per ti sherbyer, sic e ka bere gjithmone ajo me mua. Marr filxhanet e medhenj tek banaku, e tek afrohem, ve re se eshte ngrire me syte e koken perjashta ne natyren e qete e njerezit e paket qe levizin. Ndoshta ajo ka humbe ne mendime, ne ato mendime qe i kam edhe une neper koke sot - per kohen tone bashke qe e shftytezuam kaq keq kur kaq shume e deshem kaq mire. Ajo ka mbeshtete koken mbi grushte, floket i derdhen mbi tavoline e buzet e varura poshte, me syte e qullesht, me ka kaq afer por sme sheh dot. i ve doren ne shenje e i tregoj se i solla cajin - por i ka interesi i gjithckaje. "Dalim jashte?!", me pyet.

- Nuk ndihesh mire Gis? Ca ke?

- Oh, sdi, - me thote, e nis te me shpjegoje teksa une ulem e ze vendin tim perballe saj, me tavolinen e ngushte ne mes. - Nuk nihem mir Erik, se kupton se per pak or e vet kam me i perkit ni jets tjieter?

- Ka me shku gjithcka mire zemer, i premtoj duke i buzeqeshe e duke i preke duart e ftohta. - Po fillon gjithcka nga fillimi dhe a se ke dashe gjithmon' kte?

- Jo, se kam dasht. Mkan mjaftua kto si kam pas, po ti kisha pas.

Ajo kthen koken edhe nje here perjashta, sheh shoqen tone se eshte akoma aty ne dere me cigaret e saja vecse me shpine prej nesh. Dhe ngrihet nga tavolina, niset per ne cep te barit, aty ku ngjan me nje skute, duke me marre me vete per dore, e kthehet me shpine nga muri, disi, sikur po do te fshihet. "Vet smund iki pa ty", me thote, dhe mbeshtet duart ne gjoksin tim. Duart i dridhen, e i dridhen edhe qerpiket, i dridhet krejt trupi e jo nga te ftohtit, por nga frika e ndarjes e e te qenit larg, frike qe e kemi pase gjithmone ne zemer sa here problemet jane perpjeke te na hyjne ne mes. Une vec e dua me fort ashtu, me syte e perlotur qe vec i ndjedhin dashuri. Ia largoj duart nga gjoksi, ia mbaj poshte shtrenguar duke e dorezuar e ajo mbyll lehte syte, qetesohet, merr fryme paqesisht ne pritje te puthjes time, ne pritje te puthjes qe pasioni nuk i eshte shuar akoma qe nga mengjesi ne shtepine e saj. Ajo me njeh mire, i di delikatesite e mia; gjithmone me ka perdore duke perdore pafajesine e saj e keshtu edhe sot, per te dyten here, me dorezon - me detyren te bie ne buzet e saja te fryra qe duan te ma marrin frymen sa i prek. Shtrengohemi fort ne krahe, duam te mos mbaroje kurre ai moment qe po puthemi e thithemi si heren tone te pare.

- Giselda!?, eshte Natalia. Serish Natalia, qe i therret asaj, e qe shkaterron gjithcka. - Blagajna, upravo otvorio [Sporteli sa eshte hape].

Giselda nuk thote asgje, largohet me vrap prej meje dhe shpejt gjendet jashte, ne dere, duke na lene mua e Natalian ne kembe, duke pare njeri-tjetrin me shume fjale ne mendje qe spo i themi dot, akoma.

Komento dicka
Dergo
Social Media
Mbi Materialin
Materiali i publikuar ne kete rrjet, eshte i natyres argetuese dhe nuk perfaqeson keshilla profesionale apo rrefime autentike mbi ngjarje reale. Materiali, gjithashtu, nuk ka per qellim te ofroje udhezime specifike per rrethana te vecanta dhe nuk duhet te merret si baze per ndonje vendim, per te ndermarre veprime, apo per te mos marre masa per ndonje ceshtje qe mbulon. Lexuesit duhet te marrin keshilla profesionale aty ku eshte e pershtatshme, para se te marrin ndonje vendim te tille sic pershkruhet ne materialet e faqes.