Confesiones Antiguas / Rruge e gjate per ne shtepi / (s1ep1)

Ne fillim ishte toka, dhe toka ishte e zbraset dhe e pajete. Pastaj ajo tha: le te filloje dashuria! Dhe pa se ishte gje e mire.

#vetmi #suprize #personazh
Eshte vera e 2009-es. Jeta nuk duket aq e lehte sa e mendoja kur isha ne shkolle fillore por as aq e veshtire sic ma bejne gjyshat sa here qe me shohin qe se nuk e am mendjen apo deshiren tek shkolla. Shkolla eshte nje grup rinor ku klojme mire ne kafe e ne paty, dhe une shpesh nuk e kam mendjen tek leksionet; studioj shkenca natyrore por me se shumti merrem me wapTrendy-n; rrjetin social shqip - i pari per celular qe eshte thuajse 4 vjec e kush e mendonte qe pas kaq kohe jo thjesht do jete gjalle, por do vazhdoje te terheqi audience goje-me-goje neper shoqeri e dore-me-dore duke u reklamuar tek gazeta Paloma qe ne keto vite, eshte Facebook-u me i mire i te rinjeve moderne. WapTrendy eshte ideja dhe produkti im, frymezuar nga rubrikat e Gazetes Paloma, eshte dhe pikenisja e asaj pune dhe atij profesioni cka do bej gjithe jeten; eshte nje rrjet social qe sherben me profile personale, me dhoma bisedash, me foto-galeri, e te tjera sherbime argetuese te aksesueshme nga celulari. Shkon shume mire si pune, sigurisht qe pa pagese por sme behet vone se pervecse bej edhe pune tjeter, pasdite, pasi le shkollen - kjo pune pasionante me ben te ndihem i gjalle dhe i rendesishem. WapTrendy eshte sfide, argetim, dhe fitore!

Sonte eshte e shtune, neser kam pushim e pasneser do kthehem prape ne shkolle keshtu qe do kthehem per shtepi, dikush do me marri rruges se edhe gje ne dore skam - sbej as kercenim. Une skam makine. As motorr skam. Por dal aty ne qender te lagjes, afer rruges qe nuk eshte bere autostrade akoma edhe pse shiritet i jane prere por kalojne plot makina e ka shume qarkullim se eshte edhe zone kufitare. Ze te bej pit-stop afer nje karburanti se dikush do ndalet nese jo per pune te mia - per pune te veta e une do i ngjitem pas per keto pak kilometra.

Ora eshte gati nente, erresire komplet, oferte ne celular nuk kam e kufje nuk ve dot naten por qendroj aty ne pritje me durese, me shprese qe dikush te mos kete me karburant e te ndalet. Pas shume pak minutash teksa qendron me celular ne dore duke shkruajte poezi offline, ve re nje makine te vogel, qe ecen me shpejtesi mesatare dhe ndalet afer meje, a diku 20 metra me tej. E shoqeroj me sy per te kuptuar nese e ka me mua apo me veten dhe duke mos pare askend te hypi as te zbresi, afrohem... Sa i shkoj afer, tek xhami pasagjerit ne njeren ane te rruges - xhami ulet dhe ne timon syte me gjejne nje vajze me kanatiere te zeze menge kimone, me floke te gjata te lidhura bisht dhe nje ore te madhe qe ma kapi vemendjen menjehere, ne njeren dore qe e mban ne timon. Marken e makines nuk e njoh se nuk jam as fans makinash, nuk e njoh as vajzen, kam edhe frike disi a emocione e sdi si tia bej pyetjen e pare por akullin e thyen ajo, "ku do shkosh?".

Ajo mban edhe nje cigare ne goje. Duket e frikshme si natyre, syte i ka te qeshur por buzen jo dhe shikimin e mban perpara nga rruga, pavaresisht se me pyet, me sy sme sheh. "Ne shkoder", i them, dhe tentoj te hap deren e te futem brenda direkt por dera eshte e mbyllur fillimisht, pastaj ma hap ajo dhe une sia fal sekondin - ze vendim e pare me vrap e nisemi!

Makina eshte e vogel nga brenda, e shkurter e pa bagazh te pasem nga perjashta, ka nje muzike te lehte ne sfond e kondiconier freskie te ndezur, sedile te zeza dhe vajza, qe i mban syte ne timon e gjyslyket siper flokeve e sheh perpara ku mban edhe dritat e gjata ne rruge. Tek pasqyra ka nje varese ku shkruan "Honda Fit", qe do jete marka e makines. Ose emer palestre, kushedi, ajo duket shume sportive dhe e palestruar nga forma. Ka edhe nje foto me nje djale atytek pasqyra, qe duken bashke por skuptohet relaconi se ede fotoja eshte shume e vogel madje sjam as sigurte nese eshte ajo. Pervec kesaj, une e kam pa nderprerje mendjen tek pamja e saj, fantazite qe kam krijuar neper filma me duket se mu realizuan ne kete skene reklamash dhe tentoj disa here te hap ndonje teme, qe ne mendje pastaj me duket e pavlere ose qesharake dhe nuk i flas fare nga turpi, pastaj tregojme ndonje barcalete se asaj i pelqen te qeshi me to por vete sdi shume te tregoje, e ashtu duke bere shaka e asnje fjale serioze derisa, pak pa mberrire ne shkoder nja kater ose pese kilometer, e pyes, "si e ke emrin?"

Ajo kthehet me sheh per nje moment, "Tea", me thote, dhe vazhdon rrugen edhe pak, merr fryme me shume sikur u liru nga nje pengese, me fjalet e pakta qe i ka pase gjithe rruges; - po ti?
- Eri, i them une...
- C'eshte ky emer keshtu, kaq i shkurter, kush ta ka vene?

Ah, sa dua ti bej nje enciklopedi te emrit tim, ti shpjegoj se kam emer edhe persegjati e se njerez te tjere me therrasin ndryshe por vazhdon ajo prape, pa ralle - duket se i erdhi zeri:
- Ca ben ti?
- Studioj informatike, i them, kam edhe nje rrjet social te thjeshte per celular, je kuroze?
- Po pse jo, me thote, mund jete interesante, ma shkruaj ketu..., dhe zgjat doren me nje celular Samsung.

Duket si celular i dalenga kutia, me nje lepurush si varese dhe kellef te bardhe, ia marr nga dora me kujdes te mos i ndesh thonjt e gjata me boje lejla te te zeze, dhe ia shkruaj adresen aty bej me sy se e ka gati. Dhe per pak mberrijme ne destinacion, aty ku une pritet te zbres.
- Ku e ke rrugen?, me pyet. - Ku do te zbresesh?
- Per ku e ke ti?, i pergjigjem me pyetje. Ka dicka speciale rreth kesaj vajze, dicka qe dua ti shkoj pas qofte edhe deri ne fund te hartes, dicka qe dua te kuptoj me shume aty. Dhe nuk e kam fjalen per sandalet me rripa qe se kuptoj si nuk e besdisin ne timon, por e ka fjalen per shikimet qe smi hell kurre vec me bisht te syrit gjate gjithe rruges, apo per buzeqeshjet qe mi jep vec me cep te buzes qe shpesh me duket sikur e ka me ironi.

- Po te thashe pra, po shkoj ne Durres, do pres dike tek aeroporti. Por kam per te marre dike ketu...
- Ke?!

Ajo sbe ze, vec me sheh si per tme thene "sa budalla qenke", pastaj qesh pak dhe ploteson fjaline, "il mio ragazzo".

Ne fakt me kishte thene gjate rruges por e harrova per momentin si detaj. E harrova nga deshira per ta kthyer vemendjen tek une e per ti shkuar pas. Vertete qe ka dicka pas kesaj vajze, pas kesaj vajze qe zerin e ka si Sarah Connor e fytyren si Beyonce, sikur ka njemije sekrete pas trupit saj elegant! Dhe nuk dua ta humb momentin, por nuk eshte momenti im, duhet te zbres diku.
- Tek Grand Hotel Europa, i them... Me co deri aty.
- Po mire se aty e kam edhe une.

Edhe per 100 meter flasim edhe pak rreth vetes, ajo ka disa vite me shume se une, per pak mbaron studimet per psikologji, nga pamja duket franceze por jeton ne Itali, ne Rome ku ka edhe pasaporten, qe e mban gjysem te hapur mbi kroskot duket se qe nga kufiri, e ndonjehere dua te zgjas doren tia marr ti shoh ditelindjen per me shume por me vjen zor. Duke fole sa shume i pelqen edhe asaj teknologjia, per gati pesembedhjete minuta ecatje naten permes qytetit, mberrijme aty ku ajo ka te beje punet e saja e une supozohet te bej te miat. "Te te zbres ketu? Se sdo jem me vetem."
- Ja ketu fiks, i them, se shkoj vete.

Ajo zgjatet e me hap deren, me krahun qe e shtrin afer gushes sime sa ti marr ere, me buzeqesh plotesisht per te paren here, "mire Eri, se do degjohemi te chati juaj", dhe e kuptoj se smund te rri me aty. E falenderoj, i them se ishte kenaqesi, dhe largohem e qendroj matane ne kembe, per te pare djalin trupmadh qe afrohet e hyp ne makine tek vendi ku ishte ajo e ajo, duket ne dritat e zbehta, qe kalon tek vendi ku isha une.