Blog / Si ta heq xhelozine, nga burri i te dashures time? / (s0ep76)

Se pari...

Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me te mire se bashkshortet e tyre. Pervec rasteve te vecanta, bashkshorti i saj eshte me i mire se ty prandaj eshte aty dhe jo ti.

Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me te zgjuar se bashkshortet e tyre. Nese do mendonte se je vertete i zgjuar, nuk do te tregonte shfaqjen e "zemra ime eshte me ty". Zemra e saj eshte atje ku ka jeten.

Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe mendojne se jane me argetues se bashkshortet e tyre. Argetimin e ben vete ajo qe tradheton.

Tradhetaret nuk tradhetojne me njerez qe kane vetvleresim e moral te larte. Morali i ulet eshte nje kusht per te plotesuar rolin e dashnorit sekret.

Ti mendon se burri i saj eshte i merzitshem...

Mendoje pak; ca ka me te merzitshme se te qendrosh me celular ne dore gjithe diten, duke prite rallen qe nje grua e martuar te arratiset nga te jetuarit e jetes se saj, e te kaloje tek ty, qe je jashte jetes se saj?

Ca ka me te merzitshme se te kalosh 5 dite duke bere plane per fundjave dhe ne fundjave gjithcka te anullohet me nje sms, sepse ajo ka prioritete te tjera, me burrin e saj?

Ca ka me te merzitshme sesa te torturosh veten gjate gjithe kohes, duke u ndjere sikur nuk je i barabarte me dike tjeter?

Ca ka me te merzitshme sesa te vendosesh te plotesosh jeten e dikujt tjeter ne vend qe te plotesosh jeten tende?

Ska asgje me te merzitshme.

Xhelozia per burrin e te dashures tende, eshte aty, per aq kohe sa ka nje te dashur dhe nje burre.