Abandono de un parte de mí / Tom Ford / (s4ep4)

Lamtumire, jo gjithmone do te thote te shkosh.

#lamtumire #buzekuq
- E di Erik, por nuk do jesh taman vetem. Ti je i ftuari im, crendesi ka se nuk te njohin?

Ishte te djeshmen kjo bisede, te djeshmen e ditelindjes saj - klientes time te pare Danjelles dhe qe me fton te jem ne ate cfare ka pergatite per miqte e te ftuarit... Sepse ditelindja e saj eshte sot, sot qe zgjohem [per te dyten here ne jete] ne Hotel "Eminent" - ne zemer te Montenegros, pak konfuz nga mungesa e planeve por dhe i egzaltuar nga nje mundesi per te takuar Danjellen "jashte" pune. Sot eshte ditelindja e saj, e te djeshmen e vendosem te takohemi heret bashke, te pijme bashke kafen e mengjesit e te flasim per gjerat tona jashte website e ti japim nje mundesi te njihemi. Dhe ashtu, pasi rregulloj pak mjekren e parfumosem me deodorantin tim personal, i bej telefon per tu siguruar se po me pret ashtu si e vendosem nje nate me pare. Marr canten, celularin, dhuraten te paketuar sic e solla nga Shkodra dhe per pak minuta jam tek Cafe Prague, nje kafetari e vogel me muzike te lehte klasike kete mengjes dhe shume e ngrohte.

Mberrij i pari; jo vetem ngaqe e kam me afer por ngaqe edhe se eshte ajo femra - pjesa e bukur e embel dhe delikate e takimit. Edhe Daniella nuk vonon shume, me syzet e medha te zeza qe mban gjithmone neper foto e me buzeqeshjen e ndezur ne buzet e kuqe gjak, me pershendet "dobro jutro" nderkohe qe une ngrihem ne kembe ta perqafoj.

- Me fal... Ka shume qe ke ardhe?
- Kam pak, i them, smund te mungoja ne kete skene magjike tek te shoh tek vjen.

Buzeqeshim e puthemi ne faqe... Sa arome te mire qe mban neper trup e ne floke, i ka te shtrira e aq te gjata sa kur i leshon i mbulojne krejt shpinen e i prekin belin. Gjithmone me pelqen stili i saj, ka cdo dite dicka te re ne veshje e nje ngjyre re ne buze e ne kapake te syve por te njejten arome e butesi ne lekure - si heren e fundit qe ishim bashke ne mes te shtepise se saj, jashte kontrollit e jashte rregullave, jashte takimit tone profesional. Ulemi bashke ne tavolinen time, perballe njeri-tjetrit, tek shikohemi drejt ne sy. Kam mendime neper koke, kam ato mendimet e piseta bashke me shijen e saj te mjaltit neper buze.

- Si eshte vajza e ditelindjes?
- Ajo eshte kaq e lumtur dhe e gezuar sot Erik, me thote, pothuajse skam fjete aspak gjithe naten nga zilet e telefonatave dhe mesazheve..
E nderkohe qe nis me tregon si e filloi diten, une e nderpres; "Por spaske marre asnje dhurate akoma, apo jo?", dhe i nxjerr nga qesja nje buzekuq Tom Ford. "E di se nuk eshte buzekuqi qe ti perdor", i them, "por e kam porosite per ty dhe e kam marre me poste, hehe. Simbolizon deshiren dhe perkujdesjen time per buzet e tua..." Ajo reagon me nje buzeqeshje prej femije, disi e mellengjyer, merr kutine e e vendos ne tavoline per te me liruar duart qe do mi shtrengoje me kujdes e me thote duke me pare ne sy, me dhembshuri, "kjo nuk duhet te zgjasi shume, Erik...".

Dua ti them dicka, dua te reagoj disi, dua tia bej te qarte se nuk ka asgje te keqe mes nesh dhe se ne jemi thjeshte shoket me te mire, qe na lidh puna dhe perzemersia, por ne syte e saj nuk ka me zjarr si ne takimin tone te fundit - ka ftohtesi. Ka, vendosmeri... Mi leshon duart, me ledhaton faqen, "Ti je nje djale fantastik dhe punetor" - me thote. "Buzekuqin do e mbaj...", dhe shkon...