Blog / Narcizem / Ca kerkojne narcistet te partneret e tyre?

Nje jete e gezueshme, eshte jeta me eksperienca qe ndahen me te tjeret.

Si nje viktime ne nje lidhje te gjate me nje partnere narciste, une mund te rendis disa nga tiparet qe i bejne ata te zgjedhin mua apo ty si viktimen e tyre te radhes.

Ketu eshte ajo qe une mendoj se narcistet kerkojne nga nje partner; nje liste e permbledhur:

* Varesia. Kur ne varemi prej tyre, ata ndihen te vecante dhe te rendesishem. Ata ndjejne se mund te kontrollojne vendimet tona. Ata ndjejne se ne kemi nevoje per ta. Ata besojne se jane Zoti per ne.

* Empatia. Ata e pelqejne menyren se si ne ndjehemi me ta. Kjo eshte arsyeja pse ne jemi furnizimi i tyre. Atyre u pelqen te duken si viktime para nesh, keshtu qe ata marrin ndjeshmerine dhe vemendjen tone, bashke me dhembshuri dhe meshire.

* Vetebesimi i ulet. Atyre u pelqen kur besimi jone ne vetvete nuk eshte i larte. Sepse ketu mund te na godasin dhe te na lendojne keq, kur te duan. Me nje fjale, ata mund te na e gezojne diten ose te na e vrasin ate.

* Terheqja. Ne fillimin e marredhenies, narcistet flirtoje shume dhe na tregojne se sa te mrekullueshem jemi dhe se si ne jemi perfekt ose shpirta binjake. Dhe pas nje kohe, shfaqet fytyra e vertete e narcistit. Ne ate moment, ne jemi te dashuruar thellesisht dhe ndoshta mendojme se edhe ata jane, por ky eshte nje gabim. Ata nuk na duan! Ata vec' u takuan me ne per te marre dicka nga ne. Na perdoren per dicka. Ky eshte realiteti.

* Nenshtrimi. Ne nuk duhet te themi "jo". Ata kane gjithmone te drejte per gjithcka dhe per cdo gje dhe ne te mos guxojme te mos jemi dakord. Eshte e pashmangshme qe te mos pajtohemi per dicka apo edhe te debatojme. Pastaj mekanizmat e tyre mbrojtes marrin kontrollin prej andej. Na hellin pluhur syve. Na shtremberojne realitetin. Na bejne te dyshojme seriozisht ne mendimet tona. Dhe mbase ne fund do te kerkojme falje per grindjen kur thelle brenda nesh, e dijme se eshte faji i tyre, por e marrim fajin persiper sepse u beme te varur dhe kemi rene ne dashuri. Pas kesaj, fillon trajtimi i heshtur qe do te perdoret si ndeshkim, keshtu qe ne as do mendojme te grindeni apo mos-pajtohemi perseri.