pasionBlog
E kaluara nuk tregohet gjithmone

artikull

Postuar dje, 14:51, në kategorinë Analiza

E kaluara nuk tregohet gjithmone

Kur nje mashkull kalon te tridhjetat, zakonisht ka mesuar nje gje te thjeshte: njerezit nuk e tregojne te kaluaren ne te njejten menyre. Djemte kane prirjen ta kthejne eksperiencen ne CV. Sa me shume histori te kene, aq me shume duan t’i tregojne. Nje nate ketu, nje aventure atje, nje vajze qe e takuan rastesisht. Gjithcka tregohet me detaje, sikur po aplikojne per pozicionin e “mashkullit me eksperience”.

Me vajzat, loja mund te jete pak me e sofistikuar. Pyet nje vajze per te kaluaren dhe shpesh nuk merr nje histori, por nje version te redaktuar te historise. Emrat zhduken, kronologjia behet misterioze, disa vite behen “nje periudhe e komplikuar”, ndersa disa njerez qe kane qene shume te rendesishem papritur shfaqen si “thjesht shoke”. Eshte interesante se sa shpejt nje histori mund te humbase detajet sapo fillojne pyetjet konkrete.

Kjo nuk do te thote se cdo vajze genjen dhe as se cdo djale tregon te verteten. Por nje burre qe nuk kupton ndryshimin mes asaj qe i tregohet dhe asaj qe ka ndodhur, mund te jete duke blere nje makine duke lexuar vetem reklamen e saj. E kaluara nuk matet vetem me ate qe thuhet. Matet edhe me menyren se si shmangen pyetjet, kontradiktat qe dalin me kalimin e kohes dhe historite qe ndryshojne sa here rikthehen ne bisede.

Gabimi me i madh eshte te besosh se pyetja “Sa lidhje ke pasur?” do te te jape nje numer te sakte. Nje numer mund te jete teknikisht i vertete dhe perseri te mos te tregoje asgje. Dikush mund te kete pasur pak lidhje zyrtare dhe shume eksperienca jashte tyre. Dikush tjeter mund te kete pasur shume lidhje dhe te kete qene krejt i qendrueshem. Statistika pa kontekst eshte thjesht dekor.

Prandaj, nese nje mashkull po mendon seriozisht per nje partnere, nuk duhet te sillet si hetues dhe as si budalla. Nuk ka nevoje te kerkosh nje dosje me emra, data dhe fotografi. Por duhet te shohesh nese ajo qe te tregohet perputhet me sjelljen, vlerat dhe menyren se si personi e trajton te kaluaren e vet.

Dhe mbi te gjitha, mos u impresiono nga tregimet e bukura. Burrat shpesh i fryjne eksperiencat e tyre, ndersa grate ndonjehere i filtrojne. Te dyja palet mund te jene duke menaxhuar imazhin e tyre. Prandaj nje mashkull i pjekur nuk pyet vetem “Cfare ke bere?”. Pyet veten edhe “A po me tregohet historia e plote?”. Sepse ndonjehere ndryshimi mes nje historie te sinqerte dhe nje perralle te bukur eshte vetem nje pyetje qe personi perballe shpreson te mos e besh.

Publikime kronologjike

Nuk ka asnjë koment

• Diskutimi

Thuaj dicka për këtë artikull...