artikull
Postuar sot, 08:56, në kategorinë Analiza
Nje burre mund te kete nje makine te bukur, nje shtepi madheshtore, nje ore te shtrenjte apo nje karriere per t’u krenuar. Por asnjera prej tyre nuk e ploteson ate ndjenje krenarie qe te jep nje grua e bukur ne krah.
Sepse nje burre qe e do gruan e tij, do edhe te mburret me te.
Jo ne kuptimin qe ajo eshte nje objekt per t’u ekspozuar, por sepse ai ndihet me fat qe gruaja me e bukur, me elegante dhe me terheqese per te, ka zgjedhur pikerisht ate. Kur dalin bashke, ai do qe njerezit ta vene re. Do qe syte te ndalen tek ajo. Dhe ne heshtje mendon: “Po, ajo eshte gruaja ime.”
Ka dicka te vecante kur nje burre sheh gruan e tij te vishet bukur, te kujdeset per veten dhe te hyje ne nje dhome me vetebesim. Ai nuk ndihet i kercenuar nga vemendja qe ajo merr. Perkundrazi, nje burre i sigurt ndihet krenar. Ai e di se bukuria e saj nuk ia zvogelon vleren; perkundrazi, e ben te ndihet edhe me i privilegjuar.
Gruaja mund te jete stolia me e bukur e nje burri, por stolia me e bukur nuk mbahet e mbyllur ne kuti. Ajo ecen prane tij, qesh me te, e shikon ne sy dhe i kujton se pas gjithe mundit, pasurise dhe suksesit, ekziston dicka shume me e vlefshme.
Nje burre mund te tregoje shume gjera qe ka arritur ne jete. Por ndonjehere mjafton te vendose doren ne belin e gruas se tij, ta shikoje dhe te buzeqeshe.
Sepse krenaria me e bukur eshte te thuash pa fjale: “Shikojeni mire. Kjo eshte gruaja ime.”
Thuaj dicka për këtë artikull...