pasionBlog
Iluzioni i te Shkuares, dhe femra qe e fsheh ate

artikull

Postuar sot, 17:39, në kategorinë Analiza

Iluzioni i te Shkuares, dhe femra qe e fsheh ate

Nje nga dinamikat me komplekse dhe shpesh te paperfolura ne marredheniet moderne eshte disbalanca e pervojave seksuale dhe emocionale ne hapat e pare te jetes, ku shumica e djemve nuk perjetojne kurre perpara moshes njezet e ca vjecare ate qe shume vajza e kane perjetuar tashme si norme. Kjo mosperputhje ne sahatin e pervojes krijon nje hendek te madh psikologjik qe me vone perkthehet ne menyren se si te dyja gjinite e menaxhojne te kaluaren e tyre. Perderisa shoqeria vazhdon te aplikoje nje standard te dyfishte ku te njejtat sjellje rrisin vleren perceptuese te nje mashkulli dhe zvogelojne ate te nje femre, rezultati eshte i pashmangshem, sepse djemte mburren per arritjet e tyre, ndersa vajzat zgjedhin ta fshehin historine.

Pasi perballen me kete presion social dhe me pritshmerite e partnereve te ardhshem, historia e shume femrave i nenshtrohet nje procesi te kujdesshem filtrimi, ku ajo pastrohet, modifikohet dhe maskohet per t’iu pershtatur kornizave te pranueshme. Nuk behet fjale thjesht per mungese sinqeriteti, por per nje mekanizem mbrojtes social qe shmang gjykimet e ngurta. Kur i kalojne te tridhjetat, narrativa ndryshon dhe fillojne justifikimet racionale se kane qene te reja, se kane bere gabime ose se kane qene thjesht te vetmuara. Por per mashkullin qe hyn ne nje marredhenie serioze ne kete faze, problemi real nuk eshte thjesht numri apo e kaluara si shifer, por fantazma e asaj qe ai nuk e njeh dhe nuk mund ta provoje me.

Nese ne te tridhjetat nje mashkull kerkon te ndertoje dicka te qendrueshme, ai shpesh pa e ditur futet ne kompeticion me nje faze te se shkuares se saj qe nuk mund ta arrije kurre. Aty hyjne pervojat e cmendura dhe impulsive, eksperimentet pa frikera, pa rregulla dhe pa kalkulime te se ardhmes, marredheniet qe nuk kane pasur asnje lidhje me dashurine apo perkushtimin, por jane udhehequr nga epshi i paster ne nje moshe kur truri dhe emocionet kerkonin vetem adrenaline. Pas kesaj moshe, faza e eksperimentimit konsiderohet e mbyllur dhe femra hyn ne nje faze te re ku prioritet nuk eshte me stuhia, por qetesia dhe siguria, duke i ofruar partnerit aktual pjekuri dhe stabilitet, por duke lene natyrshem jashte intensitetin e eger te epshit rinor.

Arsyeja pse femra zgjedh ta fshehe ose ta zbute kete te kaluar lidhet drejtperdrejt me mbrojtjen e perceptimit te partnerit dhe ruajtjen e stabilitetit te marredhenies. Ajo e di se mashkulli do ta kishte te pamundur ta perballonte psikologjikisht krahasimin me pervojat e saj me impulsive dhe te papermbajtura. Duke e maskuar te kaluaren, ajo i lejon atij te jetoje ne iluzionin e nevojshem se ai eshte me i miri, me i rendesishmi ose pika kulminante e jetes se saj intime. Ne fund, ky nuk eshte thjesht nje debat moral mbi te miren apo te keqen, por nje kompromis i heshtur psikologjik ku femra fsheh pervojat e saj me te cmendura per te ruajtur paqen e sotme, ndersa mashkullit i mbetet te pranoje versionin e pjekur te saj, duke zgjedhur te mos germoje ne hijet e nje te shkuare qe nuk e ndryshon dot.

Publikime kronologjike

Nuk ka asnjë koment

• Diskutimi

Thuaj dicka për këtë artikull...