artikull
Postuar dje, 14:54, në kategorinë Analiza
Ka disa djem qe pas disa vitesh eksperiencash nuk kane me frike nga vetmia. Kane frike nga lidhja. Jo sepse nuk duan nje partnere, por sepse kane pare nga afer ate qe shumica e njerezve mesojne vetem pasi demtohen.
Kam njohur djem qe kane hyre ne histori me vajza qe ne publik shfaqeshin si partnere perfekte, ndersa ne prapaskene jetonin nje jete krejt tjeter. Vajza qe flinte ne shtepine e te dashurit ne oren tete, ndersa ne oren dhjete i shkruante dikujt tjeter. Vajza qe betohej se nuk kishte bere kurre dicka, ndersa ai qe e degjonte e dinte shume mire se si kishte ndodhur.
Ne disa raste, ata nuk kane qene as te dashurit. Kane qene thjesht arratisja e nje nate. Mesazhi i fshehte, telefoni qe fshihej me kujdes, takimi qe nuk duhej ta merrte vesh askush. Per nje nate, ata kane qene arsyeja pse nje mashkull tjeter po jetonte nje histori krejt tjeter nga ajo qe besonte.
Dhe ketu fillon paradoksi. Nje djale mund te hyje ne nje aventure duke menduar se po fiton dicka, por pas disa vitesh mund te kuptoje se ka pare shume me teper sesa do te donte. Ka pare genjeshtra nga afer. Ka pare betime qe nuk vlejne asgje. Ka pare njerez qe flasin per besnikeri ne mengjes dhe e harrojne ate ne mbremje.
Prandaj, kur nje djale i tille njihet me nje vajze te re, problemi nuk eshte gjithmone mungesa e besimit tek ajo. Problemi eshte se ai ka mesuar sa e lehte eshte te dukesh ndryshe nga ajo qe je. Nje buzeqeshje e pafajshme nuk e bind me aq shpejt. As nje “une nuk jam si ato” nuk ka ndonje peshe te madhe kur e ke degjuar njeqind here.
Megjithate, kjo nuk do te thote se cdo vajze eshte e tille. Ky eshte gabimi qe bejne disa burra pasi kane pare shume. Fillojne te perdorin te kaluaren si filter per cdo njeri te ri. Dhe keshtu, ne perpjekje per te mos u mashtruar perseri, perfundojne duke mos i dhene mundesi askujt.
Keshilla eshte e thjeshte: eksperienca duhet te te beje me te vemendshem, jo paranojak. Nese ke qene dikur sekreti i nje cifti tjeter, mos supozo se cdo vajze qe hyn ne jeten tende do te kete te njejten histori. Por as mos u verber nga fjalet. Shiko sjelljen, konsistencen dhe menyren se si ajo sillet kur askush nuk po e sheh.
Sepse nje djale qe ka qene arratisja e nates per shume vajza te lidhura mund te mesoje nje mesim te hidhur: nuk eshte gjithmone e veshtire te fitosh nje vajze. E veshtire eshte te kuptosh nese, pasi te ka zgjedhur ty, do te dije te sillet me te njejten besnikeri qe pret nga ti.
Thuaj dicka për këtë artikull...