pasionBlog
Strategjia e rreme e opsionit rezerve

artikull

Postuar sot, 18:13, në kategorinë Analiza

Strategjia e rreme e opsionit rezerve

Ne epoken e digjitalizuar te takimeve ku nje marredhenie e re apo nje shkembim flirtues eshte vetem nje rreshqitje gishtash larg, shpesh e gjej veten duke diskutuar me te dashuren time per psikologjine e lidhjeve moderne dhe per kete fenomen qe po behet gjithnje e me i pritshem ne jeten tone dite per dite, i cili njihet si strategjia e opsionit rezerve apo e ashtuquajtura “backup option”. E kam pare shpesh kete ide te qarkulloje neper rrjete sociale te etiketuara me emertime te ndryshme si kodi i djemve te keqinj apo si keshilla psikologjike per te mbrojtur vetevleresimin, ku propozohet nje teze qe ne pamje te pare duket shume praktike por qe ne thelb ka nje ndikim tejet te thelle ne menyren se si ne ndertojme intimitete dhe pasion me partneret tane. Kjo ide te sugjeron qe te mos jesh kurre i vetem, por te mbash gjithmone disa opsione dytesore ne distance te sigurt thjesht per pershendetje e biseda te lehta pa asnje lloj lidhjeje emocionale, ne menyre qe te mos mbetesh kurre bosh apo i shkaterruar nese gjerat me partneren kryesore deshtojne papritur. Me ka bere te reflektoj gjate kjo mbrojtje e pretenduar, sepse ne pamje te pare kjo gje shitet si nje manover e mencur per te kontrolluar emocionet tona dhe per te mos u dukur kurre ne syte e partneres si nje mashkull nevojtar apo i varur nga ajo, por kur e zbuloj me kujdes nga fasada e racionalizimit, kuptoj se kjo gje vret pikerisht ate qe une apo cdo mashkull tjeter duhet te kerkojme me shume ne nje marredhenie, pasionin e vertete, intimitetin seksual dhe besimin e plote.

Kur mundohem te zberthej bazen se pse dikush zgjedh te ndjeke kete strategji, kuptoj se ne thelb te ketij veprimi nuk qendron asnje lloj fuqie apo vetebesimi real, por qendron pikerisht frika e madhe nga braktisja. Kur shoh meshkuj apo femra qe vendosin te mbajne kandidate ne hije, e kuptoj se ata nuk po shfaqin ndonje force emocionale te jashtzakonshme, madje as zgjuarsi per tu vleresuar, por thjesht po perdorin nje mekanizem mbrojtes te ushqyer nga pasiguria ose nga zhgenjimet e meparshme qe u kane lene plage ne shpirt. Teza qe pretendon se duke pasur kontakte dytesore ti nuk behesh i varur nga disponimi apo nga kohezgjatja e pergjigjeve te partneres dhe se me kete ftohtesi ruan nje lloj misteri qe shton respektin, ne te vertete me duket nje paradoks i madh. Psikologjia e terheqjes me ka treguar gjithmone se ftohtesia e rreme mund te krijoje nje interes te kohes se shkurter, por ajo vret ne menyre te pashmangshme pasionin afatgjate. Sepse pasioni i vertete kerkon pranine time te plote ne moment, e kur mendja ime ruan gjithmone nje dalje emergjence ne prapaskene, une nuk jam kurre i pranishm me te gjithe qenien time as ne dhomen e gjumit e as ne bisedat me te thella qe bej me partneren time.

Sipas mendimit tim intimiteti seksual dhe emocional kerkon ate qe shume njerez i frikesohen me se shumti, vulnerabilitetin apo gatishmerine per tu hapur plotesisht me te gjithe rrezikun qe bart mundesia e lendimit. Kur une zgjedh te luaj me jasteke ajri rreth e rrotull, ne fakt po ndertoj nje mur te padukshem mes meje dhe femres qe kam ne krahe. Kjo gje e gerryen pasionin seksual sepse seksi me eksploziv dhe lidhja me e thelle fizike ndodhin pikerisht atehere kur te dy partneret jane plotesisht te dorezuar te njeri tjetri pa asnje rezervim. Nese nje pjese e energjise sime mendore apo emocionale shperndahet te mesazhet siperfaqesore me opsionet e mia rezerve, ngarkesa erotike e marredhenies sime kryesore fillon te zbehet pa e kuptuar fare. Per me teper, e gjithe kjo strukture bazohet mbi fshehtesine sepse po ti zbulohej partneres ekzistenca e ketyre opsioneve, ajo do te humbiste menjehere besimin dhe respektin, gje qe deshmon se nje marredhenie e tille eshte e ndertuar qe ne krye te heres mbi hipoteken e deshtimit te saj. Ne te njejten kohe kjo sjellje me duket edhe nje objektifikim i te tjereve, sepse personat qe mbahen ne rezerve nuk po shihen si qenie me ndjenja por si mjete mbrojtese per te ushqyer apo mbrojtur egon time ne kohe krize.

Une besoj se ka nje dallim rrenjesor mes nje personi qe ka nje autonomi te shendetshme personale dhe nje personi qe mban opsione te fshehta ne hije. Autonomia e vertete per mua do te thote qe une jam nje individ i kompletuar qe kam punen time, pasionet e mia, hoby-t dhe rrethin tim shoqeror ku gjej mbeshtetje, e nese lidhja ime perfundon une e perjetoj dhimbjen por e di se jam i afte te qendroj ne kembe pa pasur nevoje te vrapoj menjehere te nje zevendesuese – e nese e dua, ajo sdo jete larg. Por strategjia e opsionit rezerve me duket thjesht nje varesi e maskuar si force, ku personi nuk di te rrije me vetveten dhe me mundesine e humbjes, e prandaj krijon jasteke artificiale per te mos ndjer kurre zbrazetine. Ne fund te dites besoj se lojerat e kontrollit dhe te egos mund te sherbejne per te mbrojtur siperfaqesisht vetevleresimin, por ato jane armiku me i madh i pasionit autentik. Te dashurosh dhe te perjetosh intimitete te thella do te thote te pranosh rrezikun e plote, sepse kur nuk rrezikon asgje, perfundon duke mos fituar asgje me vlere reale ne jeten tende sentimentale.

Publikime kronologjike

Nuk ka asnjë koment

• Diskutimi

Thuaj dicka për këtë artikull...