artikull
Postuar me 6 korrik 2026, në kategorinë Analiza
Ne teorite e marredhenieve moderne, ekziston nje fenomen sa toksik, aq edhe gjenial ne menyren e tij qe shpesh po emertohet si "ndarja konstruktive".
Ndryshe nga ndarjet klasike ku dy njerez ulen dhe thone "Kjo lidhje nuk funksionon me", sot ka lindur nje trend i ri, vecanerisht nga vajzat: Strategjia e terheqjes pasive. Ne vend qe te marrin pergjegjesine e ndarjes dhe te perballen me dramen, lotet apo ndjenjen e fajit, shume vajza zgjedhin nje rruge me te gjate, por me te sigurt. Ato fillojne dhe sillen keq, derisa djali lodhet dhe detyrohet ti jape fund vete.
Si funksionon kjo taktike dhe cilat jane fazat e saj?
E para eshte faza e ftohjes graduale
Gjithcka nis me detaje te vogla. Pergjigjet ne WhatsApp qe dikur ishin te menjehershme dhe plot emoji, kthehen ne "Ok", "Po", ose thjesht lihen ne Seen per ore te tera me justifikimin e zakonshem: "Isha e zene". Planet per tu takuar anullohen ne minuten e fundit ose zevendesohen gjithmone me dalje ne grup. Mesazhi i nenkuptuar eshte: "Nuk je me prioritet", por pa e thene me ze te larte.
Pastaj vjen krijimi i konflikteve nga asgjeja
Nese djali perpiqet te afrohet ose te kerkoje llogari per ndryshimin e sjelljes, nis faza e dyte: irritimi. Cdo gje qe ai ben apo thote fillon te ngacmoje nje debat. Menyra si flet, si vishet, apo edhe nje shaka e thjeshte kthehet ne arsye per tu merzitur. Vajza fillon te shfaqe nje pakenaqesi te vazhdueshme, duke e bere djalin te kete kujdes mos shkeli derrasen e kalbur.
Ne fund vjen transferimi i fajit
Kjo eshte pikerisht pjesa ku ndarja behet konstruktive per vajzen. Nese djali shpreh lodhje apo merzitje nga kjo situate, roli i viktimes ndryshon krah. Pergjigjet e saj kthehen ne:
"Ti po e zmadhon"
"Ti je bere shume xheloz/toksik"
"Nese nuk te pelqen si jam, ti e di cfare duhet te besh..."
Qellimi eshte i qarte: presioni psikologjik rritet aq shume, sa qe barra e vendimit te madh ti kaloje djalit. Dhe kjo ndodh se nuk behet fjale gjithmone per ligesi, por shpesh per mungese kuraje emocionale. Vajzat qe zgjedhin kete rruge zakonisht duan te shmangin:
* Ndjenjen e fajit: Duke mos qene ato qe thone fjalen e fundit, e bindin veten se nuk e prishen ato lidhjen.
* Konfrontimin direkt: Perballja me dike qe te do dhe qe mund te lendohet kerkon nje pjekuri te larte emocionale.
* Historine pas ndarjes: Per boten e jashtme apo rrethin shoqeror, tregimi do te jete: "Ai u lodh dhe me la", duke ruajtur keshtu imazhin e tyre te paster.
Ne fund, strategjia rezulton e suksesshme. Djali, i gjendur ne nje ambient vazhdimisht armiqesor, ku ndjen se cfaredo qe te beje nuk mjafton, arrin ne piken e ezaurimit total. Ai merr vendimin qe ajo kishte muaj qe e priste: jep doreheqjen nga marredhenia.
Ndarja konstruktive mund te jete komode per ate qe e fillon, por per ate qe e peson - eshte nje proces i ngadalte dhe rraskapites. Ne nje bote ku komunikimi i hapur po zevendesohet nga lojerat psikologjike, ndonjehere gjeja me trimerore dhe me me respekt qe mund te bejme per dike qe e kemi dashur, eshte thjesht ti themi te verteten – sado e dhimbshme qofte ajo.