rrefim
Rrëfimi 1 nga 146, nga sezoni: Analiza
Ne fillimet e nje lidhjeje, gjithcka duket si nje vallezim i bukur ku te dy partneret levizin nen te njejtin ritem. Por, me kalimin e kohes, pa e kuptuar, deshira per ta mbajtur tjetrin sa me afer, per ta permiresuar apo per te siguruar te ardhmen, mund te devijoje ne nje terren te rrezikshem: ate te imponimit.
Kur fillon ti imponohesh mashkullit qe ke ne krah, qofte me vendime te marra ne menyre te njeanshme, me sjellje kontrolluese, me urdhra te maskuara si keshilla, apo edhe me biseda te perseritura qe ai qartazi nuk eshte gati ose nuk deshiron ti beje, rezultati eshte pothuajse gjithmone i njejte. Ai nuk ndryshon; ai thjesht mbyllet ne vetvete dhe largohet.
Le te zbulojme pse ndodh kjo dinamike dhe si mund ta shpetojme komunikimin ne cift perpara se te jete teper vone.
Meshkujt, nga natyra e tyre psikologjike, kane nevoje te ndihen te vleresuar, te dobishem dhe, mbi te gjitha, te lire ne vendimet e tyre. Kur nje grua fillon te marre vendime per te dy pa e konsultuar, ose kur i flet me nje ton urdherues, ai nuk sheh me nje partnere, por nje epror. Ai ka nevoje te kete autonomi mbi lidhjen dhe nese kjo nuk ndodh, futet ne loje mekanizmi i mbrojtjes; perballe autoritetit apo kontrollit, reagimi i pare instinktiv i nje mashkulli nuk eshte bindja, por rezistenca e heshtur. Kur ndjen se liria e tij po cenohet, ai fillon te terhiqet mbrapsht per te mbrojtur autonomine e vet.
Bisedat, nuk duhet te kthehen ne gjyqe. Te gjithe e dime se komunikimi eshte kyci. Por ka nje dallim te madh mes komunikimit dhe imponimit te bisedave. Nese e detyron partnerin te flase per tema te renda (si martesa, financat, apo gabimet e se kaluares) ne momente kur ai eshte i lodhur apo i papergatitur, biseda kthehet ne presion.
Kur nje mashkull gjendet vazhdimisht nen dritat e nje pyetesori qe nuk e deshiron, ai zgjedh rrugen me te shkurter per ti shpetuar konfliktit: Mbylljen ne vetvete. Ai thote “Po, ke te drejte” thjesht per ti dhene fund bisedes, por emocionalisht largohet me milje larg.
Sepse vjen nje moment, qe distanca mbetet si e vetmja hapesire per te marre fryme. Kur sjelljet e tua i diktojne se si duhet te veproje, si duhet te vishet, me ke duhet te rrije apo si duhet te mendoje, lidhja pushon se qeni nje oaz i sigurt dhe kthehet ne nje kafaz.
Nese ai ndjen se nuk mund te jete vetvetja pa u gjykuar apo pa u urdheruar, ai do te kerkoje ajer diku tjeter:
Por e ka nje zgjidhje edhe kjo situate; kalimi nga imponim ne bashkepunim. Dhe nese e gjen veten ne kete pershkrim, mos u paniko. Shpesh imponimi vjen nga nje vend dashurie apo ankthi per te mos e humbur tjetrin. Por, per te ndryshuar kursin e lidhjes, duhen bere disa hapa pas:
Ne dashuri, ashtu si ne fizike, cdo aksion sjell nje reaksion. Sa me shume force dhe presion te ushtrosh per ta mbajtur nje mashkull pas vetes me rregulla e imponime, aq me te madhe do ta krijosh shtysen qe ai te largohet. Hapja e rruges, mirekuptimi dhe respektimi i hapesires se tij nuk te bejne me pak te rendesishme, perkundrazi, te bejne gruan ne krahet e se ciles ai do te doje te kthehet gjithmone.
Thuaj dicka për këtë rrefim...