La falsa Esperanza / Kur u pame te paren here / (s3ep1)

Ti kurre nuk e di vleren e asaj cka ke ne dore derisa e humb ose te thyhet. A eshte ajo aq e brishte sa te thyhet lehte?

#takim #dhurate #pershtypje
Ka qene nje periudhe kaq e veshtire dhe stresuese, me dhimbje fizike qe shkon deri ne shpirt, fale deshires se cmendur per adrenaline dhe aksion. Aksidenti me ka kushtuar shume, veshtiresi ne ecje, veshtire ne frymemarrje, veshtiresi ne komunikim per shkak te aksidentit te tmerrshem te 2 viteve me pare me motorr.

Eshte e hene 12 gusht, vetem pak dite pas rikthimit ne ate cka zhvilloj me kaq pasion e siguri, profesioni im. E vetem 5 dite para 2 vjetorit te asaj qeme ktheu kaq hapa larg ne gjithcka po ndiqja ne ate koha. Dy vite jane shume dite, shume biseda te pakonsumuara, shume plane te parealizuara, fjale te pathena, hapa te pahelle, nete te pajetuara...

Do shkoj te takoj Angjin, mikun tim qekur u bera klienti tij. Ai punon dyzet hapa larg zyres time; diku rreth 10 minuta ne kembe, por une ec avash, nuk vrapoj. Eshte e sikletshme; po sikur te kete njerez aty, te me njohi dikush e une te mos e kujtoj, a te fillojne pyetjet ne detaje te gjithckaje me kishte ndodhe; apo zeri qe e kam kaq te paplote e kaq ndryshe nga perpara, te flas e te mos me kuptojne ata qe do u flas e madje as Angji? Por gjithe frika e sikleti qe kisha jane vec nje parandjenje; shkoj e dyqanin e gjej plot, Angji pas tavolines se tij, disa burra e gra e disa te rinje qe hyjne e dalin per te perfituar ofertat e fundit te sherbimeve, dhe nje grup i vogel prej tre vetash, dy djem me trup mesatar me smoking qe sduken aspak per pune por si agjente, e aty me ta nje grua, a vajze, a kukull, nje zonje e bukur qe ngjan me nje ikone te gjalle.

Ajo ka ardhe nga kryeqyteti. Ka ardhe me shume pertese, me vonese. 12 gushti i sotem, nje dite plot diell dhe plot bukuri por qe ajo e urren prej 10 vitesh se i ka dhene dhimbjen me te madhe qe mund te egzistoje. Eshte nje dite ku ajo e ka te veshtire te buzeqeshi. Gjithsesi, cohet nga krevati, ben dush dhe behet gati; pavaresisht cdo dhimbjeje qe ndien e cdo mungese deshire qe ka per te takuar njerez, i duhet te dali ne pune se sot ka ardhe per nje fushate promoconale ne Shkoder, ne disa nga pikat kryesore ne qytet. Del nga shtepia e i telefonon kolegeve, shokeve qe e shoqerojne. Takohen tek bari prane kompanise per kafen e mengjesit e per tu liruar nga gjumi, e nisen heret per te kape shkodren. Ata flasin e bisedojne, por ajo nuk e ka mendjen e ndjesine aty - mendimet e cojne 10 vite larg duke i lejuar vec te ktheje pak koken nga ata si per konfirmuar se po i degjon.

Sa kane mberrite e parkuar makinen, kane hyre brenda ne dyqan. I kishte prite Angji, kolegu shkodran qe punon ne kete dyqan, shoku per te cilin une erdha te takoj. Ata kishin zene vend ne nje pjese te dyqanit per te mos penguar Angjin te beje punet e tija ndersa here pas here perpiqen te flasin me ndonje klient per ndonje dhurate simbolike si shperblim i zgjedhjes se produkteve te tyre.

Une, pasi e pashe, e kthej prape koken nga Angji por jo me mendjen. Mendja me mbet tek ajo qe se di kush eshte apo si quhet; eshte kliente, inspektore, apo eshte e tatmeve, apo ka humbe rrugen e ka mbete ne dyqan? Jo, ajo ska humbe! Por une po, une humba... Humba ne tjeter bote kur i pashe buzet e vizuara me lapes e syte e zinj te medhenj si kokrra udhiri te zeza qe i shkelqene nga lumturia.

Edhe ajo, pasi kishte kaluar disa ore te kendshme nen sherbimin dhe klientelen e Angjit, me sheh mua; i ri, shtatlarte, me floke te zeza e syte qe smi sheh dot nga gjyslyket qe si heq kurre por per nje moment kur e bej, e afrohem ti flas Angjit, oh c'gjen ajo ne mua! Humbet! Gjen ngjyrat e humbura te 12-gushtit dhe mbushet me fryme. Per te mos rene ne sy perpiqet te vazhdoje biseden qe ka nise me koleget por me bisht te syrit ndjek mua, nuk sheh askend tjeter, prania ime ka marre krej vemendjen e saj.

Dhe per mua shumecka ndryshoi... Sikur si kam as kembet me ne toke, zeri i Angjit me vjen kaq i vogel, kaq i larget, kaq lart u ngjita duke pare misherimin e buzeqeshjes saj prej engjelli qe po rri aty ne punen e saj e syte e saj ne punet e mia. Se kam me mendjen! Kurse ajo mendon te me afrohet, e ka rrembyer kaq shume prezenca ime, mendohet se si dhe oh, aq shume eshte hutuar sa harron edhe pakot prmocionale qe ka ne dore e vrapon te marri nje speciale per mua. Por une kam dale perjashta tashme. Qendroj pak ne kembe aty ne trotuar, me llogari e deshira, si do fillonte, si do propozonim, cfare do propozonim, po takimi i pare ne cift, po puthja e pare, nata e pare... Mendoj shume, dhe perfundoj serish ne zyre, aty nga ku para nje pata dale.

Ajo me kerkon me sy, nuk me sheh se tashme jam ne zyre por ne mendje i ndezet nje drite; Angji.
- Me duhet ndihma jote!
- Me thuaj, i pergjigjet ai pa kuptuar gje.
- Djali qe ishte pak me pare ne dyqan, u salutuar, priti ne ralle por qenka larguar. Kisha nje dhurate per te. Si quhet?

Angji e kupton, dhe, "lerja pakon mbi tavoline", i thote. "Ja jap kur te vije...".
- Jo, Angji, dua tia jap vete kete pako, nga prezenca dukej djale inteligjent e ndoshta do ishte mire ti bej edhe nje pyetsor mbi produktet tona apo permiresimin e sherbimit. Dua ermin e tij te lutem, e di qe ti e ke aty...

Ndersa une, nga zyra, tashme vetem, kam ankth, sme rrihet ne vend. Mendja me ka mbete tak ajo, por si? Kush eshte ajo? Kalojne disa ore duke menduar rreth saj por, "oh, Angji duhet ta dije". Nisem vrap e serish kthehem tek Angji, Angji qe keto ore me duket se ia paskerkam harruar edhe fytyren. E pyes per vajzen dhe, sigurisht, ai i kishte treguar emrin tim.

Kurse ajo kthehet prape ne kryeqytet, me emrin tim te sakte te shkruajtur ne leter, i duhet vec 5 minuta te gjeje numrin e okupimet e mia dhe me telefonon brenda nates, per te filluar bisedat e thjeshta qe do behen plane, deshira jete; nje dashuri e forte e veshtire te besohet se egziston.