Kaloi gjithcka...
Kaloi edhe sezoni qe permban periudhen me te bukur te jetes time; operacionin e pare me sukses pikerisht kur i pata humbe te gjitha shpresat. Kaloi edhe Krishtlindja - festa e falenderimeve, fetsa me domethenien me te malle per mua, per jeten time per krej qellimet dhe domethenien e saj. Kaloi edhe ditelindja e saj - e zemres time, e shoqes, e mikes, e asaj qe me ben kaq mire e kaq burre.
Ishte ndryshe nje vit me pare. Ishim bashke, tek vend-takimi jone; ne shtepine tone. Vetem une e ajo e asgje tjeter nuk egzistonte ne ato mbremje; problemet pengesat as frikerat nuk egzistonin. Cdo nate na realizohej deshira jone; po ishim bashke! Se ashtu ishim, sna mund'te asgje, askush! Nuk i druheshim asgjeje... Kishim vec dashuri, e lote - lote frike se nje dite mund ta humb'nim dashurine.
Por sot gjerat kane ndryshuar paksa... Se kemi me njeri-tjetrin, as kemi frike nga humbja e dashurise se ajo nuk eshte me - eshte, por vetem ne germat tona. Nuk eshte me ne mendje ndonese ne shpirt, nuk eshte ne dedikim, apo ne shprese. Nuk eshte me ne jete, as ne zotime, as ne hapa drejt njeri-tjetrit. Nuk eshte me ne asgje ca mendonim se na perket ne.
Sot gjerat kane ndryshur jo pak... Nuk i kemi me dedikimet, postimet a fjalet e zemres. Nuk i kemi me premtimet, as qellimet, dhe as deshirat ne vepra. Nuk e kemi me as krenarine qe jemi bashke dhe as mendimet per te qene akoma... Nuk i kemi me mesazhet e dashurise, kenget e dedikuara, apo dhuratat qe benim... Nuk i kemi me...
Sepse sot, gjerat kane ndryshuar komplet! Sot, nga dashuria, nga jeta, nga shpirti, nga shoku me i mire e energjia e forca e nga arsyeja e nga argetimi i koheve te bukura e mbeshtetja e te veshtirave e nga githckaja - sot jam vetem nje kujtim per te! E ajo eshte nje kujtim per mua, nuk hyn dot me ne shinat e jetes sime.
Gjithmone jam nervozuar ndaj vetes; shko pas saj e prite te vije edhe ajo pas teje. Degjoja fjalet, lutjet e ankesat. Ajo te ka vella, te ka shok e dashuri. Ajo eshte e jotja e tek ti e ka edhe shpresen. Por nga ana tjeter edhe kam menduar; po sikur ajo te mos jete ajo qe une deshiroj, ajo qe ajo prezanton ne syte e mi apo ajo qe ne te dy trajtojme? Po sikur gjithcka qe une po flijoj ne zjarrin e dashurise per te, te digjet e te mos kthehet me kurre kur nje dite te mos kete me oksigjen per zjarrin? Kur sot une jam i lumtur, a nuk eshte ajo pjese e asaj lumturie? Kur sot ajo eshte e trishtuar, a nuk jam une krah' e ngushellim? Kur sot leviz, shetit, qesh, kenaqet e shperndan foto qe bota te shohi femren me me fat ne bote - a nuk jam une pjese e saj? A nuk eshte ajo pergjegjesi e imja? A nuk jemi une dhe dashuria? A nuk eshte ajo?
... Nuk eshte ajo!
... Nuk jam une me te!
. askund!